25 Prill 2024

I kujt është Radio Televizioni i Kosovës

Shkruar nga Luan Asllan Dibrani

Mediat për një shoqëri janë  baza themelore  e informimit mbi ecurinë  e zhvillimit te ngjarjeve  në atë shoqëri shtet apo komb.

Çdo popull ka mediumet e veta   informative TV.të dhe gazetat,  por ato ndahen edhe ne atë shtetërore qe është mediumi ma i besueshëm, qe në formë  profesionale mbulon informimin në mënyrën e paanshme  si në fushën politike, kulturore dhe shkencore. Parakuptohet se çfarë shtylle e fuqishme mund të jetë kjo për një sistem politik nëse mediumi shtetëror nuk informon   drejt dhe është  i një  anshëm!

Ky medium ka për detyrë dhe obligim profesional, moralo-etik dhe kombëtar të prodhojë një numër të paracaktuar emisionesh e programesh të prodhimit të vendit. Për shkak të natyrës së vet, ai është i obliguar të prodhojë e transmetojë programe e emisione serioze, hulumtuese, kulturoro-historike, edukuese, debate publike e sqaruese në momente te caktuara...

Edhe Kosova  ka  mediumet e veta atë shtetëror, si TV qe është  e përcaktuar dhe  ka obligim ta plotësoj buletinin informativ mbi  Kosovë!

Radio Televizioni i Kosovës është institucion publik i cili për mision ka informimin e drejt dhe të pa anshëm të publikut.

Për fat të keq Radio Televizioni i Kosovës është medium i së keqes, qe as nuk përmbush  interesat shoqërore te informimit në kurrë far fushe. Po ashtu edhe programin qe ka , e ka me shumë mangësi , qe i duhet një shoqërie të shendosh  mbi  zhvillimin  e saj!!! 

Mediat mund të jenë ndërtuese të shoqërive e kombeve demokratike, por, jo rrallë, ato janë edhe faktori kryesor mbi dezinformimin e shoqërisë,ku si pasojë vjen deri  të shkatërrimi dhe krijimi i  përçarjes në  popull.

Këto ditë shumë delikate dhe kritike  me situatën politike në vend, pas mocionit  të rrëzimit të” Qeverisë Kurti dhe Pandemisë  Corona Virus” të lenë  përshtypjen se është  një Televizion  partiak dhe i njëanshëm, apo edhe  privat  i shitur për para në parametra të caktuara!?:

Për fat të keq, ka një kohë të gjatë që ky institucion nuk është duke përmbushur misionin e vet, përkundrazi është shndërruar në një propagandues dhe në mënyrë tejet jo profesionale dezinformon dhe keq orienton publikun. Publiku është i dezinformuar me  situatën aktuale edhe politikisht sidomos në organizimin e debateve , dhe për gjendjen aktuale në Mitrovicë!...

Një fakt tjetër që dëshmon mungesën totale të profesionalizmit apo dezinformimin e qëllimshëm të publikut është kronika për njoftimin në lajmet qendrore të RTK-së  me datën 03.04.2020, qe gazetarja u përpiqte ta nxis intervistuesin të flasë nën ndikim e saj të paraqitjes se situatës në formë të shtrembëruar?. --Mundohej të nxiste keqësimin e situatës mbi aktualitetin  e gjendjes se Korona Virusit ne këtë kohë .

Televizionet private na informojnë  më paanshëm politikisht e profesionalisht se sa RTK-ja!!!

-Jemi dëshmitar se për këto ngjarje ma të informuar dhe ma  korrekt po  tregohen programet private, se sa këto shtetërore qe edhe jeton nga taksapaguesit.

Por, ma më pak buxhet e punëtorë, secili medium privat sot na informon më paanshëm politikisht e profesionalisht se sa RTK-ja. Nga kjo situatë  lind pyetja  se i kujt është Radio Televizioni i Kosovës?

 Me poshtë po iu sjellim edhe  reagimin  dhe pakënaqësinë  e  para disa ditëve edhe nga “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), qe ka kërkuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), që t’i ndërpres masat selektive ndaj gazetarëve. Citojmë si më poshtë:

“Sipas AGK-së, ka prova të mjaftueshme se ndaj punëtorëve të RTK-së po përdoren standarde të dyfishta. Drejtuesit e këtij mediumi po aplikojnë komisione dhe masa ndëshkuese vetëm ndaj një grupi të caktuar të gazetarëve, përderisa po i mbyllin sytë për rastet serioze të shkeljes së standardeve dhe etikës profesionale dhe cenimit të interesit publik”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

Përkundër faktit që RTK-ja është transmetues publik, në shërbim te të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike apo partiake në disa raste ka shfaqur hapur njëanshmëri politike, madje duke ofenduar subjekte të tjera. I njëjti ka përdorur gjuhë ofenduese edhe ndaj kolegëve të tij siç shënova me lart dhe e ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Si dëshmi dhe raste tjera janë edhe reagimet  paraprake të  sindikatave të RTK-së . Ata  akuzojnë  menaxhmentin për keqmenaxhim e mungesë transparence dhe shprehin dyshime se në RTK, ka edhe shpërdorime e korrupsion. Prandaj, Kryesia e kësaj organizate sindikale u bën thirrje organeve të ndjekjes që të hetojnë edhe verimet afariste e financiare në RTK-së .

Dyshohet se aty u krijuar një hendek i madh duke kaluar ne një TV ma shume familjar e privat se sa shtetëror duke i përfshirë emrat e të afërmve të bordit të RTK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës ne mungese te nivelit profesional ,shkollor !!!...

Këto dukuri të Korrupsioni , keqmenaxhimit , dhe mungesa e transparencës në procesin e rekrutimit dhe punësimit në RTK, janë potencuar edhe në Raportin e Progresit për Kosovën, të këtij viti të Komisionit Evropian.

Prandaj gjithë këto  reagime  janë shume argumente të fuqishme se edhe ky bord  i RTK-së  tashmë është  ne rangun ma të lartë të dyshimit se duhet të ngritën shqetësimet edhe tek organet  gjegjëse të drejtësisë  te ndërhyjnë  sa më parë nga se gjendja është shume alarmuese dhe skandaloze!!!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)