18 Shtator 2019

Hasi dikur një, sot i ndarë në dy-tri pjesë

Shkruar nga Gani Qarri

Ndarja e padrejtë e Krahinës së Hasit, ndodhi pas Konferencës së Londrës në vitin 1913, si pasojë e luftërave ballkanike, me ç`rast erdhi deri te caktimi i një vije të tillë kaq të dëmshme kufitare që ndau Hasin dhe Kombin përgjysmë, qysh në fillim të shekullit njëzet.

Hasi sipas dokumenteve dhe artifakteve të gjetura arkeologjike, që nga antika, ishte i banuar tërsësisht me shqiptar, ndërsa historikisht i takonte Dardanisë dhe etnosit të lashtë ilir.

Në kohët më të vjetra, Hasi ishte një rajon shumë më i gjerë se ky që njohim ne sot, kurse në anën e Kosovës, Hasi kishte në përbërjen e vet edhe Rudinën, apo Gjakovën e sotme, e cila deri nga fundi i vitit 1912 administronte tërë Hasin dhe Malësinë e Gjakovës.

Sipas dr. Eçrem Zenelajt, i cili konsiderohet si njëri prej historianëve dhe hulumtuesve më të mirë aktual shqiptar, Kastrati i Hasit, në pjesën verilindore të Shqipërisë së sotme, ishte edhe vendi i origjinës së Kastriotëve, prej nga mendohet se e kishte prejardhjen edhe kryheroi ynë mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.


Pastaj Pal Hasi edhe për mbiemër mbante toponimin e këtij rajoni të bekuar, ndërsa Pjetër Bogdani, apo autori i "Çetës së profetëve", i lindur në Gur të Hasit, njihet edhe si krijuesi i parë i prozës së mirëfillt në gjuhën shqipe, Pjetër Mazrreku e deri te krijuesi i mirënjohur letërar Anton Pashku, Katarina Josipi etj, të gjithë këta, vërtetë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kulturën tonë kombëtare shqiptare.

Në fakt,megjithëse thuhet se, në dokumentat e shkruara të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, nga vitit 1913,Hasi figuronte i ndarë, sipas shënimeve ekzistuese mbi krijimin e bashkive në shtetin shqiptar, dëshmohet se Hasi ishte një dhe i tërë edhe më 1921, kur me mbështetjen e heroit dhe tribunit popullor Bajram Currit, i cili kishte kaluar shumë vite në Has,u formua Prefektura e Hasit me seli në Krumë,e cila njihej edhe si prefektura e Kosovës, ndërsa kryetar i parë i saj u zgjodh përfaqësuesi i shquar i çështjes kombëtare dhe sekretari i përhershëm i Bajram Currit, Tahir Zajmi nga Gjakova.

Prefekturës së Hasit, deri në atë vit, i takonin të gjitha fshatrat hasjane, në të dy anët e kufirit të sotëm që nga Vlahna, Nikoliqi, Golaj, Tregtani, Qarri, Demjani, Planeja, Gurazhupi, Gjonaj, Kushini, Romaja, Rugova, Gërqina,Perollaj,Letaj,Kishaj ,Kosturri, Helshani, Zgjeçi etj,kështu që, prefektura e Krumës, asokohe ende shtrihej në gjithë territorin e Hasit.

Hasi njihet edhe si vend i luftërave, ndër të cilat duhet veçuar atë të vitit 1837 kundër "Reformave të Tanzimatit" me ç`rast, kjo trevë arriti edhe të ndahej përkohësisht nga adminstrimi i pushtetit turk në Gjakovë.
 
Megjithatë vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës për caktimin e kufijve të Shqipërisë, sado që në terren nuk u aprovuan menjëherë, bënë që kombi dhe trojet tona etnike të ndahen dhunshëm dhe në mënyrën më të rëndë të mundshme, duke lënë pjesën më të madhe të tokave shqiptare nën pushtimin e vendeve hegjemoniste fqinje, përfshi edhe pjesën më të vitale të Hasit.

Ndaj ashtu si Shteti amë, që sot e atëherë, përgjatë gjithë vijës kufitare, kufizohet me shqiptar autokton, edhe pjesët e ndara të krahinës së Hasit, përgjatë tërë brendësisë së tyre, fillim e mbarim kufizohen ndërmjet veti.

Ndarja e Hasit e futi tërë këtë trevë në një izolim të thellë afro njëqind vjeçar, duke e gjymtuar rëndë, veçmas pjesën e mbetur nën pushtimin sllav.

Krahina e Plotë e Hasit dhe shtrirja gjeografike:

Me ndarjen e krahinës së Hasit, u ndanë edhe familjet, të afërmit e farefisi, ndarje të rënda këto, jo vetëm fizike por edhe shpirtërore, të cilat shpesh herë u shoqëruan edhe me vrasje, në kufirin e huaj që i ndau mes për mes,duke e larë për rreth një shekull me gjak e lot shqiptarësh.

Kur flasim për Hasin, nuk duhet harruar edhe ndarjet kulturore dhe etnografike, të cilat goditën rëndë jo vetëm atëherë këtë trevë ndër më të pastrat kombëtare.

Madje, për fat të keq, kufiri i vendosur dikur nga pushtuesit sllav, vijon edhe sot të qëndrojë, jo te Molla e Kuqe as në Merdare- atje ku e ka vendin dhe ku do duhej, por njëjtë si në kohën kur u vendos dhunshëm, edhe tani qëndron po aty, mes për mes Hasit dhe ndërmjet shqiptarëve autokton.

Hasi si tërësi ka një sipërfaqe prej afro 745 km2 dhe rreth 60,000 banorë.

Ndërsa ndarja fatkeqe e ka përgjysmuar atë si territor dhe ka shkapërderdhur edhe banorët hasjan, duke e penguar fort dhe qëllimshëm ngritjen dhe zhvillimin, jo vetëm ekonomik të tij, si krahinë e ndarë me kufij shtetëror, por  edhe ndërbashkiak të pjesës së Hasit në Kosovë, ndërmjet Prizrenit dhe Gjakovës.

Kufijtë e krahinës së Hasit në pjesën më të madhe të shtrirjes së përgjithshme gjeografike, përcaktohen nga rrjedhat e degëve të lumit Drini Bardhë.
 
Ne veri Ereniku, një nga degët e lumit Drin, e përkufizon Hasin me Krahinën e Rekës, kurse në anën lindore, që nga fillimi vet Drini i Bardhe e përkufizon Hasin me Anadrininë (Podrimën) për të vazhduar në jug dhe ne perëndim, me rrjedhën e po këtij lumi i cili e përkufizon këtë trevë edhe me krahinën e Lumës dhe të Malëziut, deri në liqenin e Fierzës, ku përfundon rrjedha e Drinit si lum.

Ndërsa ne veri-perëndim, Hasin nga krahina e Bytyçit e cila i takon rrethit të Tropojës, e ndan përroi i Skatinës.

Hasi duke qenë si rajon ndërkufitar, interesimi për zhvillimin e kësaj treve, ishte jo vetëm i mangët por edhe i penguar në vazhdimësi, dhe atë përafërsisht në përmasa të njëjta nga të dy shtetet dhe në të dy anët e territorit të tij.


Hasi i Shqipërisë:

Treva e Hasit në Republikën e Shqipërisë, renditet në njërën nga 36-rrethet e shtetit shqiptar, ka një sipërfaqe prej 374 km2 dhe afro 22,000 banorë.

Në trevën e tij, shtrihen mese 30 fshatra të vogla dhe të mesme si dhe qyteti i Krumës që është edhe qendra kryesore e Hasit.

Fshatrat e Hasit në Shqipëri, janë: Brruti, Bardhaj Brenoga,Cahani, Dobruna, Dautaj, Domaj, Fajza,Golaj, Gajrepi Gjinaj,Helshani,Kishaj Kosturi, Letaj, Liqeni i Kuq, Muqaj, Mujaj, Metalijaj, Nikoliqi, Perollaj, Peraj, Pogaj, Pusi i Thatë,Qarri,Tragtani, Vranishtë,Vlahën, Zahrisht, Zgjeq dhe kryeqendra Kruma.

Por megjithëse shumica e fshatrave dhe mbi gjysma e territorit të krahinës shtrihet në Shqipëri, ai është i banuar më rrallë dhe ka vetëm një të tretën e banorëve të tërësishëm të njësisë etnografike të Hasit.

Hasi i Kosovës:

Territori i kësaj treve, apo gjysma e krahinës së Hasit me rreth 371 kilometra katrore dhe popullsi me mbi 40.000 banor.

Hasi si tërësi edhe sot pas 100 vjetësh ende është i ndarë me kufij ndërshtetror, ndërsa pjesa e territorit të Hasit në Republikën e Kosovës, pas ripushtimit dhe vendosjes së pushtetit komunist jugosllavë, ka pësuar edhe një ndarje të “brendshme” përafërsisht 50=50 në mes të dy bashkive ,apo administratave Komunale të Prizrenit dhe asaj të Gjakovës.

Fshatrat e Hasit në Kosovë,janë:Demjani i cili gjendet në mes të trevës së Hasit në Kosovë,është njëri ndër fshatrat më të mëdha dhe pothuajse bashkon dy pjesët e ndara administrative të Hasit, ndërmjet Prizrenit dhe Gjakovës.

Fshatrat hasjane nën administrimin e Prizrenit janë: Kushnini, Lugishta e Hasit, Dedaj, Romaja, Lukinaj, Gjonaj, Zymi, Planeja etj.
Ndërsa fshatrat hasjane nën adminstrimin e Gjakovës janë: Demjani, Gërqina, Blinaja, Godeni, Deva, Moglica, Raqa, Doli, Bishtazhini, Smaqi, Ujzi, Fshaj, Rugova e Hasit etj.

Megjithëse treva e Hasit në Kosovë, herë pas here dhe në intervale të caktuara kohore,kishte Bashkinë apo Komunën e vet, në njërin nga fshatrat kryesore të kësaj treve, ndër të cilat më së shpeshti përmendet Demjani, Zymi, Rogova e Hasit etj, si kultivues besnik dhe ruajtës i denjë i kulturës,dokeve dhe traditave hasjane, është dëshmuar fshati Gjonaj, i cili me devotshmëri organizon për çdo vit, manifestimin tashmë tradicional “Hasi Jehon”.

Fatkeqësisht, ndarja e Hasit, ka bërë që në krahasim me pjesët tjera të vendit, kjo trevë të mbetet ndër krahinat më të pa zhvilluara dhe atë, në të dy anët dhe shtetet shqiptare.

Bashkimin e Hasit e bën të domosdoshëm sot më shumë se kurrë edhe gjendja tejet e rënd ekonomike, pa asnjë investim serioz për punësimin e të rinjëve, pa infrastrukturë të nevojshme dhe pa ndonjë shpresë për perspektiv dhe rregullimin e problemeve të shumta, në një të ardhme të afërt për Hasin.

Hasjanët kështu siç janë të ndarë,nga pikëpamja regjionalo- komunale, përfshi ndarjen e territorit të Hasit edhe në dy shtete, do të mbeten edhe më tej ndër regjionet më të pa zhvilluara dhe të zhveshur pothuajse nga çdo e arritur edhe e jetës në liri,

Ndaj respektimi i kërkesës së drejtë të hasjanëve për bashkimin e territoreve të ndara trup e tërthor,duke qepur një herë e mirë edhe prerjen e thellë të plagës së vjetër në hartën e atdheut, nga vënja e dhunshme e kufirit, prej pushtuesve sllavë, ndërmjet shtetesh e bashkish tona, do të ishte jo vetëm përmbushje e shpresës dhe dëshirës së tyre,për bashkimin e krahinës së Hasit, por edhe realizimi përfundimtar i ëndërrës së kahmotshme të të gjithë shqiptarëve, për bashkim kombëtar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shtator 2019

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ora 9:10)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Kaçanikut ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazin, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike lidhur me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Kalaja e Artanës, ora 10:30)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, mbanë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. (ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të,  përballë New Born-it, ora 10:30)

- Oda e Afarzimit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizojnë ngjarjen “Regional B2B Event”. (Holiday Inn në Shkup, 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mirëpret fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i Ministrit në MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e tretë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër ku i ftuari i radhës do të jetë Nenad Rašić, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit "Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindje". (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te qendrës studentore do të protestojnë para drejtorisë së qendrës studentore. (Para drejtorisë së qendrës studentore, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ulpianë, ora 11:40)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga Zagrebi në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Janjevën. (Janjevë, ora 12:20)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir 156, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Iniciativa për Histori Gojore organizon lansimin e aplikacionit mobil Prishtina Ecë. (Kafe—librarinë dit’ e nat’, ora 17:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e organizuar nga Gruaja Demokratike. (Hotel Venus, Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shpalos prioritetet qeverisëse. (Atelja e Sallës së Kuqe, ora 17:00)

- Federata e Piingpongut e Kosoves, organizon ndeshjet e ligës së parë, e ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Shkollës dhe Hasan Prishtinës. (Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banorë të fshatit Rufc. (Rufc, ora 19:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banor në fshatin Gadime. (Gadime, ora 21:00)