19 Shkurt 2020

Hashim Thaçi nuk tha asgjë

Shkruar nga Faik Krasniqi

Mos u ngazëlleni me fjalimin e Hashim Thaçit. Ai nuk tha asgjë. Ato fjalë është dashur t'i thotë çdo ditë dhe në çdo takim me çdo shtet dhe përfaqësues ndërkombëtar. Hashim Thaçi ngelet prapë i njëjti dhe me avazin e vjetër.

Ka dallim mes qëndrimit të Thaçit dhe Haradinaj. Ideja për ndarjen e Kosovës ishte e Hashim Thaçit, dhe jo e Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj me taksën 100% e bëri atë që është dashur të bëhet shumë vite më parë. Mos shfuqizimi i kësaj takse ndaj Serbisë dhe Bosnjes, është mbrojtje e sovranitetit, ekonomisë dhe dinjitetit shtetëror.

Ne Bruksel ai mbrojti shtetin e Kosovës, për dallim nga Hashim Thaçi që na ka futur në një qorrsokak. Fillimisht duke i filluar bisedimet me Serbinë pa asnjë kusht të vetëm, dhe tash së fundi edhe me idenë e tij djallëzore për ndarjen e Veriut të Kosovës.

Fillimi i bisedimeve me Serbinë pa asnjë kusht, Serbisë ia hapi rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

U ulën në tavolinë për të biseduar ujku me delen. A mund t'i besohet ujkut? Ne me vetëdëshirë e amnistuam Serbinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe kjo falë Presidentit Hashim Thaçi.

Mos të flasim për qindra miliona euro ndihma që ka përfituar. Mbi 97 milion euro përfitoi vetëm gjatë ditës së djeshme. Çfarë përfitoi Kosova? Asgjë. Madje u dëmtua në çdo aspekt. Izolim dhe bllokim në të gjitha anët. Kjo si pasojë e këtyre bisedimeve të pakuptimta për ne.

Nëse dikush mendon që duhet t'i vazhdojmë bisedimet në këtë format pa një garantues të fortë e kanë shumë gabim.

Një garantues i fortë i këtyre bisedimeve do të ishte vetëm aleati ynë Amerika, ashtu siç kërkoi edhe kryeministri Haradinaj gjatë takimit me Mogherinin dhe përfaqësuesit e tjerë të BE-së, gjë që nuk i pëlqeu aspak këtyre të fundit.

 U pa edhe nervozizmi tejmase i kësaj avokate të devtoshme të Serbisë, Federica Mogherinit. BE-ja është e shqetësuar vetëm për dy gjëra. 1) BE shqetësim kryesor taksën ndaj prodhimeve të Serbisë e Bosnjës. 2)Të gjitha marrëveshjet e Dialogut të dakorduara tashmë duhet të zbatohen plotësisht pa ndonjë vonesë të mëtejshme, në veçanti marrëveshjen 2015 për Shoqatën / Komunitetin e komunave me shumicë serbe” thuhet tutje në këtë komunikatë të BE-së.

Kurse për mos liberalizim të vizave, agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe mos zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë nuk është fare e shqetësuar. Kjo është fytyra e vërtetë e BE-së. S'ka bisedime me Serbinë pa kushte që ajo duhet t'i zbatojë menjëherë në praktikë.

Kushtet duhet të vlejnë edhe për Bashkimin Evropian, dhe një nga ato kushte duhet të jenë heqja e menjëhershme e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe BE-ja Kosovën ta njoh dhe ta trajtoj si shtet, dhe jo si një krahinë e Serbisë siç na ka trajtuar deri më tash!

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2020

- Shoqata e Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës, ka organizuar për herë të parë Simpoziumin dhe Workshop-in mbi trajtimin e plagëve. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë po organizon Konventën e Prodhuesve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohet raporti “Rruga e Dukagjinit, Autostradë apo Zgjerim i Rrugës Ekzistuese”, të përgatitur nga KDI. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Objekti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ora 10:00)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon hapjen e ekspozitës “Kujtesa e Kosovës: Jeta nën qiell e najlon”, pamjet e jetës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. (Holli i Bibliotekës, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, takohet me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, me bashkëpunëtorë. (Kabineti i kryetares së Kuvendit, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypësari në shesh të Prishtinës. (Para Zyrës së Avokaturës, afër Kino ABC, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbajë ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr.54. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë shfaq filmin "Gjumë dhe Dashuri". (Kinema në Pejë, ora 19:00)