24 Prill 2024

Hapu tokë…!

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Eshtë më mirë dikush t\'ju kete lakmi,se t\'i dhimbëseni dikujt. (J.Prevert)

Deklaratës së të parit të Mitrovicës, Avni Kastratit, drejtuar shqiptarëve të veriut  të këtij qyteti të ndarë, tani e 12 vite, i mungonte vetëm edhe thirrja dhe apeli për t\'i armatosuar  me armë, ai vet, apo ndonjë organizatë famoze, dhe pastaj, ata,  të mbrohen vet, nga kriminelët  dhe bandat,  që po terrorizojnë, këtë pjesë, të ketij qyteti të ndarë.

Zatën, një deklartë të tillë, si e Avni Kastratit,  në vitet e 91, e shumë herë edhe më vonë, e kishte  bërë  edhe ultranacionalisti sërbë dhe kryetari I Partisë radikale sebe, apo “grobari”, Vojisllav Sheshel, që i kishte  drejtuar serbëve anë e kend ish Jugosllavisë, që aso kohe  “dridhej” ,por ky nacionalist sërb që veten e quente edhe shpëtimtari i gjithë sërbëve, që tani po “mrizon” në Hagë, i kishte  treguar edhe adresën e saktë, gjithë sërbëve, për tu armatosur dhe paisur edhe  me armatim  e logjistikë tjetër luftarake,, që atë kohë i kishin përfshirë “emocionet nacionaliste” nga logjika dhe politika sërbomadhe, jo vetëm të kreut të shtetit sërbë, por edhe Akademisë së shkencave  sërbe, si strumbullarë  e shumë të këqijave që ndodhën  në vazhdimësi,deri me shkatrrimin e asaj krijese artificilae,por siq dihet edhe me viktima qindëmijëshe.

S\'ka dilemë, se Kastrati, këtë deklaratë nuk e ka bërë me qëllim që të friksoj të tjerët,apo ti kërcënojë popullatën sërbe, e cila jeton në atë pjesë të qytetit, të dërgojë mesazhe kërcënusese dhe ultimatume ndaj dikujt, që nuk është shqiptarë,pastaj nuk e ka drejtuar në ndonjë shtet fqinjë ku jetojnë shqiptarët, sic kanë bërë liderët sërbë,në veqanti pas vitit 1991, por edhe tani e për cdo ditë po e bejne heshtazi strukturat e Sërbisë në këtë pjesë të Kosovës.

Por, kur Kosova, tashmë ka krijuar një identitet shtetrorë të pranuar, në raport me shtetet më të fuqishme të botës, kjo deklaratë, tingëllon shumë keq, dhe vetëvetiu krijon hapirë për dyshime,e që nuk është për të mos besuar,  se “është mbushur kupa” dhe (ndoshta) duhet të veprojë kanuni e zakonet,sepse  nuk po  vepron shteti, i cili, dorën në zemër, në këtë pjesë të teritorit të Kosovës, fatkeqësisht, është më pak prezent, se para vitit 1999.

Sikur një deklaratë e tillë,për vetëmbrojtje apo vetëorganizim, të ipej nga  ndonjëri nga banorët apo kryetarët e ndonjë shoqate me seli në atë pjesë të qytetit, atëherë, edhe  pesha edhe domethenja, do të kishte konotacione deri diku  më të arsyeshëm,dhe ate, për shkak të refleksioneve dhe ngjarjeve që po ndodhin, pothuaj, cdo ditë në atë pjesë, dhe dosido, do të mund edhe të arsyetohej, por të deklarojë  përsoni që ka kompetenca ligjore  dhe oblibgime që të jetë faktor unifikimi dhe zhvillimi  institucional,  të gjithë asaj komune, përkundër problemeve, është një veprim i pamatur, pa takt, dhe në momente shumë delikate për gjithë vendin.

Avni Kastrati,sikur të bënte një deklaratë të fuqishme,bile  edhe në formë ultimatumi, drejtuar në radhë të parë Policisë së Kosovës,  për veprime konkrete,pas këtij akti kriminal, ku ka humbur jetën një qytetar dhe po rrezikohen shumë të tjerë, pasi që është në pytje jeta e qyetarëve të asaj komune, dhe teritori ku ai është i pari dhe përgjegjës për  jetën e tyre, apo të kërkonte edhe nga KFOR-i edhe Eulex-i por edhe institucionet qëndrore që të ndërmarin hapa urgjent për menagjimin e situatës,e në veqanti, duke e ndërlidhë me mllefin dhe iritimin e madhe që ka krijuar në pjesën jugore të Mitrovicës, por edhe gjithë Kosovës, kjo gjendje e papranueshme, atëherë, vërtet Kryetari Avni Kastrati do të tregohej edhe liderë i mirë, edhe solidar e human, edhe i menqur e kooperativë, por mbi të  shumë institucional.

Një fjalë popullore thotë”pasi është thyer qerrja gjinden shumë rrugë”,andaj edhe Z Kastrati,sikur të kishte këshilltarë të mirë,apo të konsultohej me ndokend që ka afër stafit të tij, ka pasur mundësi, që para  liderit të Vetëvendosjes të kërkojë, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme ,dhe këtë ta bëjë edhe vet, sepse këtë e lejon edhe ligji për adminsitrim lokal, edhe pse shikuar realisht, dhe duke u bazuar nga gjendja ne teren, gjendja e jashtëzakonshme, sikur të shpallet  edhe  nga Presidentja Jahjaga, apo bashkë, gjithë institucionet tjera kosovare, në veri të Mitrovicës,vështië se do të kishte efekte, pasi që  tani e 12 vite, atje  ka vetëm një pushtet  që udhëhiqet nga Beogradi dhe strukturat  e krijuara nga Sërbia, por mbi të gjitha, refleksioni pozitiv do të ishte më i pranueshëm dhe më i kapshëm edhe për faktorin vendor, por  ashtu edhe ate, ndërkombëtarë.

Sikur një deklaratë të tillë, të kishte bërë  edhe ndonjëri nga oponentët politik të Avni Kastratit, përkatësisht, opizitar i PDK-së ,përsëri pasojat në kontekst të përgjithëshëm institucional, do të ishin shumë të dëmshme, por kur jemi dëshmitar’ se  për të ardhur në pushtet, shqiptarët janë të gatshëm ta kallin edhe  shtetin, deklarata e Kastrati sikur të ipej nga ndonjë subjekt opozitarë,atëherë mesazhi do të merrte ngjyrime fushatash elektorale, apo  anti qeveri ose  anti ministri, por të ftohen qytetarët të vetëmbrohen, vetëorganizohen, e që mund të eskaloj lehtë, ne situata që u konvenon, vetëm atyre që nuk e duan një Kosovë stabile  e funksionale,nga një deklaratë e një kryetari legjitim, të një Qeverie që udhëhiqet nga  një liderë që e ka emruar ate  kryetar, pra  të të njejtës parti, është një veprim, që domosdo, duhet të  penalizohet e sanksionohet.

Një miku im nga Mitrovica,  më tha, se Avni Kastrati është një burrë i mirë, familjarë i ndershëm dhe profesionist për respekt.

Me siguri, edhe unë  pa kurfarë rezerve them  po,dhe lumë familja,miqët e shokët që e kanë,por sa i përket politikës, përktësisht menagjimit të komunës , e në veqanti  rastit të ndërlikuar të Mitrovicës, Kastrati, si shumë shqiptarë,  që nuk hezitojnë, të thonë gjithnjë, se dijnë e munden  ta bëjnë  cdo gjë, e në realitet  nuk dinë asgjë,apo dijnë shumë pakë,por meraku për pushtet…,  edhe  ai, me Mitrovicën,në radhë të parë, për shkak të moshës,specifikave e ngjarjeve dinamike, në të cilat, ka kaluar, dhe po kalon ky qytet, posti i të parit nuk është një privilegjë, por ështe një obligim i rëndë, që shikuar realisht, vështirë do ta përballonte, edhe ndokush tjetër, e më së paku, profi Avni Kastrati.
 
Avni Kastrati, me deklaratën e dhënë, nuk bëri ndonjë marri, apo ndonjë skandal të veqant, krahasuar me shumë skandale tjera me pasoja të mëdha nga liderë të nivelit qëndrorë, por deklarata e tij  bëri bujë mediatike, e hapi debate të shumta,por marria dhe llogaridhënja, për gjendjen në veri të Mitrovicës, në radhë të parë, bie, mbi Qeverinë e institucionet qëndrore, që nuk kanë ba asgjë për tejkalimin e kësaj situate, pos deklaratave bombastike para mediave, e që u prinë  ministri Rexhepi,por gara për hajni, pasurim, shfryerje epshesh, servilizëm… janë pasione dhe obligime primare, për shumicën e tyre, veprime që na kanë kushtur, po na kushtojnë, dhe do të na kushtojnë  me siguri edhe ne te ardhmen.

Nuk është për tu habitur, kur disa nga ndërkombëtarët, sillen dhe veprojnë me neve, sikur ne  të ishim  nga ndonjë planet tjetër.

Edhe veprimi, kur  para disa ditësh, njërin nga liderët partiak, njëri nga ndërkombëtarët nuk e la të shkoj në toalet për urinim,deri sa të pajtohet për një votim në Kuvend, vlen të respektohet dhe përshëndetet, edhe pse  nga zemra e plastë, ia vlen  ti thuhet :Aferim…
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)