09 Korrik 2020

Gjykata Kushtetuese bëri gabim, u dha të drejtë kriminelëve dhe grabitësve

Shkruar nga Luan - Asllan Dibrani
 
Në shoqërinë tonë demokratike,  çdo gjë që i përket funksionimit të institucioneve publike dhe për rrjedhojë ndikimi i aktivitetit dhe veprimtarisë së tyre në jetën e individit dhe të shoqërisë përcaktohet nga organi me i lart “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”.

Kjo gjykatë është kritikuar në të kaluarën për ndikime politike nga qarqe partiake po edhe nga institucionet brenda dhe  jashtë të Kosovës.

E themeluar në vitin 2009,  Kushtetuesja përbëhet prej nëntë gjyqtarëve të cilët sipas Kushtetutës duhet të jenë profesionalë dhe juristë të shquar me personalitet dhe moral të lartë, por në Kosovë ky kod siç duket ka dështuar pikërisht ne këtë akt juridik  qe duhet te jetë  neutral,  i pa anësohem dhe pro demokratik e pro kombëtar?.

Sipas raportimeve nga mediat, dhe informatat qe përcillen për këshillin apo ekzekutoret gjyqtar te kësaj Gjykate këtë e vërtetojnë e kaluara dhe tashmja  e këtyre gjyqtarëve të përfshirë në  organizimin e keqpërdorimeve në organet vepruese si gjyqtar me korrupsion,  hajni dhe ryshfete  nga të cilët ka edhe qe i kërkonte Interpoli si çështjen e gjyqtarit Radomir Leban, i cili nga 28 nëntori i vitit 2006,  deri me 3 prill 2009 ka qëndruar në paraburgim si pjesë e procesi gjyqësor në rastin e njohur si “Mafia e Doganës“për  këto vepra,  Laban ishte dënuar me gjashtë vjet burgim dhe të njëjtit i është ndaluar ushtrimi i profesionit për 10 vjet.

Pastaj  njëra nga anëtaret e Gjykatës është edhe Gresa Cakaj Nimani e motra e ministrit të jashtëm në detyrë në Shqipëri,  Gent Cakaj.

Ajo u zgjodh në këtë pozitë në kohën e qeverisjes së koalicionit PDK-LDK.që u kritikua në Kosovë e Shqipëri për shkak të  përkrahjes që i dha vijës politike së Hashim Thaçit që favorizon korrigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Po ashtu  edhe Bekim Sejdiu është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Para emërimit gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese (prill 2015),  gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
 
Në këtë cilësi,  ai ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë (2008-2012) dhe Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju-Jork (2012-2014) Para se të caktohej Ambasador,  gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si këshilltar politik në Kabinetin e ministrit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës,  pra nga kjo shihet se  ky është edhe i biri i Hajdin Sejdiut qe keqpërdori me mijëra  shqiptar me mashtrime qe arriti te behet milioner  kështu qe këta gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese mbrëmë u bene argat të së keqes  dhe turpit me vendimin  e marr .
 
Kjo grup i këtyre gjyqtarëve janë  te prehrit komunist,  te shërbimeve te qeverive paraprake,  por edhe shërbëtor  të interesave të huaja  po aq ma keq ne këtë rast edhe të Gernellit, qe nuk po jap sinjale pozitive  ne interesin  e Kosovës.
 
Nga kjo kornize  e këtyre gjyqtarëve është ditur së kjo do te ndodhë,  sepse gjykata kushtetuese nuk  punon sipas kushtetues,  por sipas urdhrave te bosëve të saj politik, sepse ka rrjedhje nga ata dhe punon për ta, dhe kështu bëhen pjesë e krimit të organizuar,  gjë qe  shumë kush  e kemi gjykuar fjalën “gjakderdhje,   vëllavrasje dhe  lufte civile”,  por ky vendim i gjykatës kushtetuese e shpërfilli vullnetin e popullit duke e përjashtuar partinë e parë fituese e zgjedhjeve Vetëvendosjen dhe prandaj është shume rrezik qe gjakderdhjen,  vëllavrasjen dhe  luftën  civile e nxiten pikërisht me këtë vendim të shtrembëruar.
 
Sot gjykata kushtetuese dëshmoj  se është gjykatë e kapur, e zaptuese nga kupola e krimit te organizuar dhe se është në shërbim të tyre.
 
Nëse prapa këtij akti qëndrojnë amerikanet qoftë evropianet në shërbim për te mbajtur ne pushtet kriminelet dhe grabitësit qe ta zgjasin robërinë e këtij populli,   patjetër  ne duhet te radhitemi kundër atyre zërave qoftë amerikan,  qofte evropian... Iu them se Gjykata Kushtetuese bëre gabime me vendimin tuaj –nuk zgjidhet ngërçi politik i vendit duke i dhënë të drejtë për  pushtet kriminelëve dhe grabitësve  20 vjeçar !?
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)