16 Prill 2024

Gërvisht, gërvisht sa të duash, realiteti është ndryshe

Shkruar nga Gegë Toska

Jam i detyruar të jetoi dhe të dëgjoi shpjegime të ndryshme lidhur me zgjedhjet e 12 dhjetorit të cilat munden të përkufizohen me koncepte “futuristike”,me arsyetime idiotësie të cilat një kokë normale nuk mundet ti pranoi.

Një idiotësi primitive të një individi të inkriminuar në gjithë ato ndodhitë e njëmbëdhjetë viteve të fundit vetë i përjetova, më duhet të konstatoi se tërësisht  jam i deprimuar në pafytyrësinë e këtyre individëve që aq shumë e dëmtuan çështjen kombëtare duke e mbrojtur vetëm interesin e tyre personal,për të cilat mendojnë se do të jetojnë në lumturi, por nëna histori ka treguar se aspak nuk është kështu.

Ai mëshihet pas “vullnetit të popullit” dhe votës së fituar në zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2010,e të gjithë ma në fund po e shohim se si janë manipuluar (vjedhur) votat e banorëve të Kosovës në këto vite. Koha e komunizmit stalinian që moti ka kaluar,ajo periodë nuk duhet përsëritur edhe një herë,edhe se ka tendenca nga disa grupe politike të dyshimta.

Ky individ është aq i pa skrupull sa që nga një provincial fukara,për një dekadë u bë një “patriot” i devotshëm i cili “ndërtoi” rrugët e Kosovës së cunguar,duke mos respektuar as çështjen primare Pronën të cilën në shumë raste e ka uzurpuar nga pronarët legjitim,të cilëve iu ka marrë prona pa i pyetur ata fare,as me ju dokumentuar me shkrim një çështje të tillë,duke përdorur shantazhin dhe frikën.

Tragjik- komike është mos përfundimi i njërës trasë të rrugës së Shkupit të cilën e ka lejuar mu ky “patrioti”në rrolin e ministrit pasi pronarit serb nuk iu është  paguar prona e cila duhej të ishte shpronësuar. 

Është tragjike se si nuk është së paku vetë kritik për të gjitha ato që e katandisën popullin e Kosovës që aq shumë iu besoi në aspiratat gjithë-popullore për t’u çliruar nga regjimi gati njëqindvjeçar serb. Realiteti i sodit pas njëmbëdhjetë viteve është tërësisht ndryshe,atë po e përjeton ky milet në emër te të cilit shumë ke bërë keqpërdorime ti dhe të gjithë shokët e tu ideologjik.

Kur një kokë inteligjente,trimëreshë dhe një profesioniste e vërtetë juve ju kundërvihet me argumentet e realitetit Kosovar,që vet ti ia ke mundësuar me veprimet e inkriminuara të “çlirimtarëve” të Kosovës,atëherë e humb ekuilibrin,kontrollin,dhe tenton që me floskula patriotike që i ke përdorur të “argumenton”atë që nuk bëhet pasi ma në fund ky popull si shumë herë gjatë i historisë mija vjeçare i kuptoi.

Storie interesante është katapultimi i zonjës e cila ”gërvishtë e fiton”. Së pari duhet të turpërohesh për atë çka ke deklaruar në opinion se kjo zonjë e cila kishte deklaruar publikisht se nuk dëshiron të jetë Ministre në një qeveri ku ka njerëz nën hetime serioze,e njeri prej tyre je ti me akuza serioze për kriminalitet të kalibrit mafioz.

Dashtë zoti të mos jetë kështu por shanset janë minimale pasi të gjitha këto fuqi materiale nuk pikin nga qielli,jemi duke jetuar në botën reale,mos harro ! Arroganca e shprehur këto ditë duhet të jetë rezultat i çekuilibrimit personal i ndikuar nga paniku që të ka kapluar.

Për ndryshe si të arsyetohet shpjegimi i juaj me moton ”gërvishtë e fito” që është karakteristik e bixhozgjinjve si dhe e klaneve mafioze pjesë e të cilëve me siguri jeni,pasi ashtu ju kanë rekrutuar duke u nisur nga kapacitetet e juaja intelektuale të një provinciali tipik i cili mbërrini majat e politikës lokale duke manipuluar me faktet historike të popullit Shqiptar.

Gjatë historisë të popullit Shqiptar “Mojsi Golema” të tillë me pasoja të rënda kemi pasur pa fund,njeri prej tyre me siguri do të jesh edhe ti pasi u vërtetua se interesi personal (hajnit) ishin ma të rëndësishme se ato kombëtare për të cilat aq shumë keni trumbetuar.

Çështja e “shtëpisë të verdh” dhe raporti i z.Marty aspak nuk ka lidhje me tregtinë me organe të njerëzve. Është ky vetëm pretekst (arsye) se si të iu ndalët vazhdimësia e abuzimeve të pa para në këto territore që nga koha e Skënderbeut,pasi e keni tepruar ju dhe kasta e juaj mafioze.

 Me siguri do të përsëritet historia e raportit të para disa viteve për Bosnjën nga i njëjti autor,kishte reagime të ashpra atë kohë,të cilat me kohë u vërtetuan si të sakta. Kështu me siguri do të ngjajë edhe në Kosovë,e një prej protagonistëve kryesor të krimit të organizuar do të jeni edhe ju,për fatin e keq të tërë popullit të Kosovës.
Gegë Toska

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)