04 Mars 2021

Ftesa e mejdanit te Haradinajt me Dr. Vjosa Osmanin shumë qesharake!

Shkruar nga Rrezart Kalaja

Zhurma qe u ngrit sot me tym  e flakë  me rastin   e lidhjes se marrëveshjes ne mes vetes  Vetëvendosje –me iniciativën “Guxo''.

Sot një muaj para zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Kosovë, në konferencën e përbashkët për shtyp mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit u arrit dakordësimi që me fitoren e zgjedhjeve të 14 Shkurtit Kryeministër të jetë z. Kurti dhe Presidente znj. Osmani.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë ftesë publike Vjosa Osmanit për debat publik, pas zyrtarizmit të kandidaturës për presidente të zonjës Vjosa Osmanit.

Së pari është turp nga një  njeri si Ramush Haradinaj ta krahasoj veten me një intelektuale dhe vizionare   me plot një botë kulture  e vlerave qe posedon Vjosa Osmani , tash me „ INICIATIVA „GUXO“, KOALICIONI I SHPRESËS !

Nga ky rast shfrytëzoj rastin qe ta përshëndesim ketë duel nëse i premton koha  te madhërishmes  Vjosa Osmanit qe ta plandos për tokë një  njeri  te muskujve  me një diapazon shume te ceket  te ngritjes ne kulturë dhe vetëdije!

Përmes këtij shkrimi ftojmë te gjithë shtetasit e Kosovës, të shfrytëzojnë të drejtën demokratike dhe t'i votojnë individët e pa korruptuar, atdhetarë, intelektualë dhe punëtorë, në mënyrë që ti kthehet dinjiteti qytetarit të Republikës së Kosovës, si dhe të krijohen kushtet pë zhvillim ekonomik dhe prosperitet sipas këtyre dy vizionarëve  Vjosa –Kurti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)