22 Janar 2020

Fenomenet që mundësojnë korrupsionin dhe mashtrimin në Kosovë

Shkruar nga Ali Hertica

Disa ndjenja ndoshta janë të dhunshme,të tjerat janë më të buta, në të dhunshmet hyjnë, dashuria e pasiononuar dhe urrejtja. Në të buta futet kënaqësia estetike.

Ndjenjat zgjojnë dëshira,që sipas radhës,i bejnë njerëzit të nderrmarrin diçka,të marrin vendime dhe të veprojnë.

Asnjë nuk bën ndonjë gjë, pa qenë i nxitur nga ana emocionale.Mirëpo,nuk janë të gjitha ndjenjat që zgjojnë dëshira dhe ato që e bëjnë këtë, nuk zgjojnë gjitha dëshira të forta pa u vënë para drejtësisë.

Interesi vetijak është një klasë më vete dhe nuk i intereson as keqardhja,për gjerat që i bën.

Këta janë shumë të përhapur në sferën politike të Kosovës, mirëpo,intersi vetijak është vetëm një nga motivet që paraqiten tek njerëzit me moral të dobët.

Unë mendoj se paraqitja e kësaj prirje (egoizmit ), në përgjithësi trejtohen shumë gjëra dhe përshkrimin që filozofë të caktuar japin për njerëzt në këtë pikë, është kaq larg realiteti , sa përrallat me kuçedrat për tu larguar këta njerëz nga pasionet e tyre për knaqësit që i përfitojnë në kurriz të popullit.

Sa i përket mendimit të këtyre njerëzve, që nuk janë fare të kujdesëshëm për të tjerët,veçëse për mirëqenjen e tyre personale dhe familjare.

Unë them se rrallë mund ta takosh ndonjë lider Kosovar që kujdeset për mirëqenjen e të tjerve,sepse më së shumti e don veten,po kaq rrallë mund ta takoshë të tjetër me ndjenja që balancojnë egoizmin.sa i fortë është kujdesi për njerëzit e tjerë.

Nga njëra anë,thojnë se jemi nga populli i zgjedhur, por këta kujdesen ,në radhë të parë pët të afërmit dhe miqtë.Këtë mund ta quajmë altruizëm të përgjithëshm të liderve.Këtu flitet për kundër veprimet emocionale të dobësis së motiveve dhe veprimeve të vrejtura nga populli.

Ne deshirojmë t’i shikojmë gjërat objektivisht ,për të gjetur se si janë në të vërtet dhe i vështrojmë për një pasqyrim më real.

Ne e dimë se po të kishim pasur të njëjtat mardhënie të afërta me patriotin e dëgjuar,do të na kishte zgjuar dashurinë dhe admirimin shumë më të madh për lideret tanë mjaerana.

Kosova  nuk e merr korrupsionin mjaft seriozisht,dhe kjo është shumë e dëmshme,mos besimi i qytetarëve në qeveri dhe sundimi i ligjit po bie dhe  sistemi demokratik i dobësuar është  pak i aftë të luftojë korrupsionin.

Jo vetëm qytetarët por edhe  të gjitha institucionet e shetit kanë nevojë për një klimë të qëndrueshme sociale për të operuar dhe për të bërë investime që sjellin punësim dhe prosperitetnëshoqërin demokratike të Kosovës.

Pra, ka  shumë arsye shumë të mira  që shteti të jetë i shtrir në rrafshin sociale dhe ekonomike për vendosjen e integritetit dhe luftës kundër korrupsionit të lartë në institucionet dhe shoqërin Kosovare ,duke mos patur asnjë lloj ndeshkimi nga gjyqësori dhe  shteti ligjor.

Fenomenet që mundësojnë korrupsionin dhe mashtrimin, siç janë  në Kosovë ku konfliktet e interesit dhe shpërndarje e padrejtë e pushtetit, minojnë demokracinë dhe besimin e qytetarëve në sunduesit dhe rendin ligjor.

Për më tepër, korrupsioni dhe mashtrimi janë shkelës të solidaritetit dhe intitucionet e shetit  së basku  me qytetarët ku janë më pak të prirur të angazhohen para shoqërisë dhe t'i kthejnë shpinën politikës,ose ata votojnë për partitë populiste që flasin në mënyrë kritike për demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Korrupsioni kërcënon procesin demokratik në Kosovë dhe gjith vendet e një shoqërie demokratike me një shkallë të lartë të shkollimit.

Një kompani e bëri gjithçka në fuqinë e saj për të marrë të drejtat e koncesionit për shfrytëzimin e rezervave të pasurinë  e shtetit duke u thirr në  demokraci  dhe zhvillimin dhe të  zvogloi  pa punësisë  që është ekstreme në Kosovë nga , zyrtarët qeveritarë dhe anëtarët e parlamentit të Shtetit ,ku thellohet i gjith sistemi poltik në Korrupsion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)