23 Prill 2024

Euro përgatitet për një vit me të gjitha rreziqet

Shkruar nga Yacine Le Forestier

Pas një “viti të tmerrshëm” 2011, viti i ardhshëm 2012 njoftohet si prova e të vërtetës për euron që, për të mos shpërthyer duhet domosdo të kapërcejë valën e mosbesimit të pazakontë, që u bë objekt një dekadë pas ardhjes në portofolin e evropianëve.

Përmirësimi relativ konstatuar në muajin dhjetor në frontin e krizës së borxhit, në sajë të ndprhyrjes së madhe të Bankës Qendrore Evropiane që injektoi masivisht likuiditete për të sshmangur që sektori bankar të mos preket, nuk duhet të krijojë iluzione.

”Kriza e borxhit vazhdon dhe mund të marrë çdo gjë”, është shprehur presidenti francez, Nicolas Sarkozy më 1 dhjetor.

“Çfarë do t’i mbetet Evropës nëse euro zhduket, nëse zemra ekonomike e Evropës pushon?

Pjesë e Greqisë që prej dy vjetësh me zbulimin brutal të përmasave të mëdha të deficiteve publike, deri në atë kohë mbajtur e fshehur, kriza e borxhit përfshiu menjëherë Portugalinë dhe Irlandën, vende që ende konsideroheshin si periferike.

Por viti 2011 shënoi një rritje dramatike të përhapjes së krizës. Planet e njëpasnjëshme të shpëtimit dhe nga ana tjetër samitet everopiane, që u panë si mundësia e fundit, dështuan në rikthimin e qetësisë, duke ngritur hapur për herë të parë pikëpyetje për mbijetesën e monedhës së përbashkët.

Tashmë të gjitha vendet e zonës euro duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë janë të kërcënuara.

Që prej vitit 2007 kriza ka mbetur e njëjtë, por ajo është e paqendrueshme. Së pari kemi të bëjmë me krizën financiare, pjesë e SHBA-së, më pas ajo ekonomike me recesion dhe frikën rreth borxhit, politkës dhe sociale gjithashtu sot.

Kriza solli dhe rrëzimin e gjashtë kryeministrave në Kontinentin e vjetër: Jorgos Papandreut në Greqi, Silvio Berlusconit në Itali, Hose Luis Rodriguez Zapatero në Spanjë, Brian Cowen në Irlandë, Hose Socrates në Portugali, Iveta Radicova në Sllovaki.

Partitë populiste shkuan drejt suksesit. Kudo, qeveritë në vend u tronditën sepse në rrugë pakënaqësitë sociale u rriten përballë planeve shtrënguese të përgjithësuara.

Pas një armëpushimi, fillimi i vitit të ardhshëm do të jetë vendimtar, sepse shtetet, ndërmarrjet dhe bankat në Evropë do të rikthehen masivisht në tregje, në një kontekst që rrezikon rikthimin e recesionit në disa vende.

Gjatë tremujorit të parë, janë më shumë se 300 miliardë euro që qeveritë do të duhet të rifinancojnë, bankat do të kenë nevojë për 250 miliardë euro në bono dhe ndërmarrjet sektorit jofinanciar 200 miliardë euro, sipas ekspertëve të sektorit.

Paralelisht, Greqia duhet të gjejë në muajin janar një marrëveshje me bankat për një reduktim të gjysmës së borxheve të tyre, kusht për mbijetesën financiare të vendit dhe negociatat duken të vështira.

Që prej dy vjetësh, është e vërtetë se përgjigja evropiane nuk ka qenë bindesë.

“Shumë pak dhe shumë vonë është shprehur ish-presidenti francez i Komisionit Evropian, Jacques Delors.

Ky dështim i përket gjithashtu dhe Nicolas Sarkozy dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilët morën përsipër lidershipin për zgjidhjen e krizës së euros.

Mungesa e progresit të barrierës së sigurisë kundër krizës, Parisi dhe Berlini u përqendruan në disiplinën buxhetore. Një marrëveshje do të nënshkruhet në princip në fillim të muajit mars nga pjesa më e madhe e vendeve evropiane për të përfshirë në Kushtetutë ”rregullat e arta” për rikthimin e ekuilibrit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)