19 Mars 2024

Edhe një herë për Teatrin Kombëtar në Tiranë

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Kur në shkurtin e vitit 2018 pata botuar një shkrim autorial, gjegjësisht një reagim publik me titull “ Teatri  Kombëtar në Tiranë dhe identitet urban dhe historik ” I nxitur nga polemikat që ishin duke u zhvilluar në mes të komunitetit artistik të Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës, gjegjësish Qeverisë Shqiptare lidhur me funksionimin e Teatri  Kombëtar në Tiranë, ku ndër të tjera parashihej edhe dislokimi i kësaj trupe profesionale në një lokacion tjetër (Turbina), deri sa të  rrënohet dhe të ndërtohet godina e re bashkëkohore e Teatrit,.

  Nuk kamë imagjinuar se do të ketë reagime publike dhe protesta kundër këtyre veprimeve të pushtetarëve aktual në krye me Edi Ramën si kryeministër aktual i shtetit Shqiptar.

Kjo tregon një të vërtetë që shoqëria civile,komuniteti artistik dhe intelektualët e pavarur ma në fund kanë flakur “frikën ndaj pushtetit” dhe fjala e tyre domosdo  duhet dëgjuar dhe respektuar në procesin e vendimmarrjes në rastin e Teatrit kombëtar..

Mos bindja qytetare që ende është duke vazhduar me protesta publike, ku me argumente profesionale po kundërshtohen politikat korruptive urbane të Bashkisë së Tiranës,që në formën ma ekstreme po  manifestohen me tendencën për rrënimin e objektit ekzistues të Teatrit Kombëtar.

Për fat të keq e të gjithë neve,kjo pa rezervë po përkrahet nga niveli qendror i Qeverisë Shqiptare në krye me Edi Ramën i cili me profesion deklarohet se është ’’ piktor ’’, dhe duhet të dijë shumë mirë çka është identiteti urban, memoria historike gjegjësisht  pejsazhi urbanistik dhe historik i qendrës së Tiranës.

Opinionet e fundit publike të kryeministrit lidhur me rrënimin e objektit të Teatrit janë dëshpëruese dhe shqetësuese,ato tregojnë një të vërtetë të hidhur përse populli Shqiptar nuk e ka të dokumentuar të kaluarën e tij historike me shekuj, edhe se është populli ma i vjetër në këtë pjesë të Evropës.

Një mënyrë e tillë e të menduarit për fat të keq edhe të vepruarit dikur si kryebashkiak i Tiranës e në pesë vitet e fundit si kryeministër i Shqipërisë gjithsesi duhet ndryshuar dhe ndaluar.

Nuk duhet toleruar një arrogancë të tillë të një individi i cili mendon se me fuqinë e pozitës shtetërore që e ka fituar mundet të bëjë çka të dojë duke mos respektuar rregullat,normat dhe standardet elementare të trashëgimisë kulturore dhe historike për mbrojtjen e qendrës historike të Tiranës si memorie kolektive e popullit tonë të cilën gjithsesi me të gjitha mjetet duhet ruajtur.

Për këtë ka protesta të vazhdueshme të shoqërisë civile dhe komunitetit artistik vendor dhe ndërkombëtarë që e obligon atë që të veproi, e jo me sjellje arrogante të kundërshtoi këto zëra progresive.

Si të arsyetohet injoranca totale e të gjithë atyre që mendojnë ndryshe,diktatura komuniste pesëdhjetë vjeçare i ka bërë dame të mëdha Shqiptarëve,si duket ende po ka tendenca që të veprohet ngjashëm edhe në shekullin e ri.

Kjo formë e veprimit dhe sjelljes arrogante ndaj kërkesave legjitime të protestusve do të polarizoi situatën, do të rritë mundësinë e ndasive të rrezikshme dhe mos dëgjueshmërisë qytetare që është rreziku ma i madh për të  gjithë ne.

Jam i bindur thellësisht se këtë formë pune shkatërrimtare,i verbëruar nga interesat e pa kuptueshme individuale, ai  do ta vazhdoi  edhe me  objekte tjera duke zhdukur identitetin urban të qendrës historike të Tiranës, e cila duhej të ishte memoria kolektive e kryeqytetit.

A thua mos po pritni që  institucionet  dhe komuniteti ndërkombëtarë të na zgjidhin mospajtimet tona kronike në fushë e trashëgimisë kulturore dhe historike,apo të fshiheni pas disa ligjeve që vet po i sajoni dhe aprovoni,për të vazhduar me shkatërrimin e atyre vlerave, përmbajtjeve të pakta arkitektonike që do të na tregonin neve,gjeneratave të reja dhe të huajve të kaluarën historike, me të cilën do të duheshit të mburreni  ju, e jo gradualisht ti zhdukni si stadiumin ” Qemal Stafa ’’ dhe shumë përmbajtje tjera si në Tiranë dhe gjithandej në të gjitha anët e Shqipërisë,madje edhe në qytetet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s si Durrësi,Berati dhe Gjirokastra.

     Tiranës si kryeqytet i shtetit Shqiptarë pa dyshim i duhet një teatër i ri kombëtar i cili do ti plotësoi kërkesat e një kryeqyteti mbi  gjashtëqind mijë banorësh,kurse ekonomia e tregu dhe lëvizjet e reja kulturore imponojnë krijimin e teatrove tjera alternative si ato private,eksperimentale etj.

 Nëse do të ishte respektuar zhvillimi Policentrik  urban i Tiranës, atëherë lokacionet e të gjitha këtyre objekteve teatrore do të ishin shpërndarë në kryeqytet, për tu mbuluar në mënyrë të barabartë kjo veprimtari,ushqim shpirtëror i kulturës tonë.

Duhet rikujtuar z.Rama e të tjerët se ndërtimi i një teatri të ri kombëtar nuk kërkon domosdosmerisht lokacion në qendrën e ngushtë të kryeqytetit,kemi shembuj të shumta në botë,po përmendi vetëm disa raste si teatri kombëtar i Shkupit,Sofjes apo i Stokhollmit. 
 
E sot në dekadën e dytë të shekullit 21 të kemi këso tendencash të hapura nga individ dhe grupe interesi, me e zhdukur të kaluarën tonë nuk guxon ti lejohet askujt që për interesa të ndryshme të veprojnë kështu,së fundit kjo çështje sanksionohet edhe me Kushtetutën e shtetit Shqiptar, të cilën jeni të obliguar ta respektoni.

Në cilat ujëra të turbullta janë ka na qojnë këta individ ? a pak  ishin ato shekujt sundimi, kur të huajt me të gjitha mjetet e luftuan identitetin tonë, ekzistencën dhe frymimin tonë në këto territore, duke ushtruar terror shtetëror me shembjen dhe përvetësimin e objekteve të ndryshme domethënëse, e shumë metoda tjera perfide me të vetmin qellim, me e zhdukur identitetin historik dhe urban të popullit Shqiptarë në këto hapësira.

    Edhe një herë apeloi te të gjithë kokat e ndritura Shqiptare që ka ky vend, që  me të  gjitha mjetet demokratike të ndalin veprimet antidemokratike të  një grumbulli njerëzish të cilët të strukur pas petkut shtetërorë po veprojnë kështu duke përbuzur institucionet demokratike e çka është ma e keqja zërin e popullit,kjo këtë shoqëri  e kthen në  diktaturën e shekullit të kalua,e atë askush nuk e dëshiron.
 
Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)...
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)