20 Prill 2024

Dyvjetori i shtetësisë pa veriun

Ramiz BOJAJ

Kosova vetëm duke qenë unike dhe tërësisht e çliruar i jep kuptimin e plotë lirisë së saj. Dyvjetori i pavarësisë së Kosovës shënon hapin më të rëndësishëm në adresë të kombit shqiptar, por edhe të shoqërisë moderne në përgjithësi.


Në dyvjetorin e shtetësisë dhe në prag të 11-vjetorit të dëbimit të forcave pushtuese (kriminale dhe terroriste serbe) si dhe aterrimit të NATO-s në vendin tonë, shteti i Kosovës ende nuk ka arritur të shtrijë autoritetin e vet legjitim në pjesën veriore, duke u përqendruar në zbatimin e segmenteve juridiko-kushtetuese vetëm në territoret me shumcë shqiptare.  Akti parë i suksesit institucional mund të nënvizohet vetëm atëherë kur të ndodh forcimi i autoritetit të shtetit në tërë vendin, duke shënuar edhe fundin e ekzistimit të strukturave paralele dhe elemneteve tjera mafioze e kriminale.

Shtetësia,  akti më sublim

Dyvjetori i pavarësisë së Kosovës shënon hapin më të rëndësishëm në adresë të kombit tonë, por edhe të shoqërisë moderne në përgjithësi. Shoqëria e Globit Demokratik, vazhdon ta cilësojë Kosovën si tregues të suksesit universal (faktor paqeje dhe stabiliteti), përderisa ‘Aleanca e ngërqeve diplomatike’, (Rusi-Serbi), vazhdojnë të vajtojnë me nostalgji diktatorin e fundit ballkanik, kasapin Millosheviq, i cili vuri kapakun e çmendurisë në faqet e historinë më të re të njerëzimit. Krijimi i imazhit diversiv brenda shtetit të ri (Republikës së Kosovës), është krijuar në saje të trubulencave psikologjike (shpifjeve dhe trillimeve serbe), laryshi kjo e cila është dashur të jetë e tejshkuar dhe e harruar që në ditët e para të pavarësisë së Kosovës. 

Pa dyshim 17 shkurti i vitit 2008, ndërroi historinë e Kosovës, duke njesuar kohën si shtet i pavarur dhe sovran, mirëpo edhe dy vjet pas këtij evenimenti krucial(tërësia territorial) mbetet e cenuar, ku në pjesën veriore akoma nuk ka arritur të valojë flamuri i shtetit tonë. Fatkeqësisht edhe këtë vit aroma e çlirimit do të valojë këndej Ibrit, ndërkaq matanë, kriminelët serbë (shumica me duart e përlyera me gjak) vazhdojnë të kontrollojnë këtë pjesë vitale të shtetit të Kosovës, (duke zëvendësuar kolonët millosheviqianë të Serbisë ish agresore), elemente ilegale këto të përkujdesura nga sllavizmi serbo-rus.

Ndërkombëtarët na njohën, çfarë bëmë ne?

Për dy vjet të shtetësisë, Kosovën e kanë njohur 65 shtete. Duke i shtuar edhe anëtarësimin në Bankën Botërore  dhe FMN, të gjitha këto nënvizojnë qartë mbështetjen shumëdimensionale nga prizmi ndërkombëtar për të ardhmën e shtetit të Kosovës. SHBA-të duke qenë ‘avokate’ diplomatike e Kosovës, mbetet besnike e përhershme e ruajtjes së integritetit territorial dhe profilit shtetëror të Kosovës së re. Këtë qendrim e forcon edhe zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Xhons, i cili citoi frazën shumëherë të përsëritur se: Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe janë të angazhuara në integritetin e saj territorial.  \"Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin e veriut në institucionet e Kosovës”.

Një qëndrim i tillë i një miku me peshë është sinjal për veprime konkrete rreth futjes nën mbikqyrje të çdo cepi të territorit të vendit tonë,por jo të presim qe edhe kësaj radhe NATO-ja të shpartallojë kriminalitetin në veri. Kohën e fundit janë dhënë sinjale se Kosova do të reagojë në very, tashmë në emër të shtetit duke paralajmëruar disa strategji, por per aq kohë sa nuk shohim veprim konkret e gjithë kjo mbetet teori hipotetike. Nëse nuk kemi arritur qe për dhjetë vjet të krijojmë imazhin e unifikimit të shtetit, atëherë për çfarë suksesesh tjera mund të flitet atëherë. Për ato që të tjerët bënë për ne! Apo, të kenaqëmi me Deklaratën e Pavarësisë edhe ashtu të koordinuar!.

 A duhet të krenohemi me disa rrugë të reja (asfalte jocilësore), të cilat më shumë mund të tingëllojnë si shpërlarje parash sesa ndonjë investim qe mund të cilësohet si prioritet. Në kontekstin kombëtar dhe shtetëror, së pari duhet të investojmë qe të bëjmë shtetin tonë unik, t’i debojmë bandat nga veriu dhe t’i neutralizojmë ato në zonat tjera (egocentrike ), pastaj vijnë rend e mbarë projekte tjera. Pa shtrirjen e autoritetit stetëror(administrativo-juridik si dhe policor) në tërë vendin, Kosova-shtet i pavarur mund të ekzistojë vetëm nën kornizat e formalitetit, me një gjysmë kontrolle në zonat me pakicat serbe dhe pa kontroll fare në veri.

Ndërkaq, kocepti i njohjeve të shtetësisë është element shumë i rëndësishëm për Kosovën, por kjo asesi nuk mund të garantojë inkuadrimin e veriut nën kornizat e shtetit ligjor dhe administrativ, nëse kësaj nuk i shtohen mekanizmat të cilat janë të thirrura që ta bëjnë një gjë të tillë. Pavarësia e Kosovës e shpallur në bazë të planit gjithëpërfshirës të të dërguarit të OKB-së Martti Ahtisaari, dhe në bazë të vullnetit të popullit shumicë, nuk është e tëra që do t’i rrënojë gjymtyrët e zgjatura të Serbisë në atdheun tonë. Këto duhet të priten njëherë e mirë, që nënkupton fundin e ekzistimit të destruktivitetit sllav.

Gjithsesi, vullneti qytetar mbetet bazë demokratike si dhe element ekzistencial i një populli për të jetuar si sovran (autoktonia iliro-shqiptare) në tokën dhe atdheun e vet. Mirëpo, kjo e drejtë duhet të mbrohet duke i thënë njëherë e përgjithmonë stop aventurave ekspansioniste dhe militare serbe, jo vetëm në veri, por edhe në çdo pjesë të vendit.  Në dyvjetorin e shtetësisë , zyrtarë të Qeverisë së Kosovës vazhdojnë të vlerësojnë se “dy vjet pas shpalljes së pavarësisë janë shënuar ndryshime të konsiderueshme në të gjitha fushat”, e në fakt as vet nuk guxojnë të realizojnë asnjë vizitë në zonën e thellë të Mitrovicës veriore, të cilën e kontrollojnë hiq më shumë se 250 banditë serbo-rus.

(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)