22 Maj 2018

Dy intervista nga dy pehlivan, njëri me shajkaqë, tjetri me xhamadan

Shkruar nga Behxhet Shala Bajgora

Të gjithë sillemi si të verbër dhe të shurdhër sepse ashtu duam të jetë: Kosova ka shumë probleme, të natyrës materiale dhe sidomos të asaj morale.

Se ku jemi tash, më së miri tregon fakti se për 300 vende pune në Policinë e Kosovës kanë konkuruar afërsisht 18,000 kandidatë shumica e të cilëve, po të kishin mundësi tjetër punësimi, Policia e Kosovës do të ishte adresa e fundit ku do të bënin përpjekje ta ndërtonin ardhmërinë.

Nepotizmi grykës, klientelizmi partiak, provincializmi primitiv dhe injoranca funksionale e sidomos korrupsioni material dhe jomaterial e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje ku të gjitha pasojat janë kalimtare dhe të shërueshme përveç humbja e ardhmërisë për gjeneratat e reja.

Degradimi profesional është binjak siamez i degradimit moral që e zvetënojnë edhe ëndrrën më optimiste dhe, në kushte përafërsisht normale, lehtësisht të realizueshme.

Nëse e bëni një skenim sipërfaqësorë të përbërjes së institucioneve  vitale për interesin e shtetit dhe të popullit atëherë nuk mund të pritni shërbime më të mira se që i kemi sot, në arsim, shëndetësi, ekonomi, kulturë dhe segmente të tjera.

Nëse analizoni ndërmarrjet e mëdha, dikur fitimprurëse, përbërjen e bordeve e sidomos mënyra si emërohen drejtuesit (konkursi është formal), atëherë nuk është e rastit që buxheti i tyre si dhe afarizmi është më i vogël se i rrjetit të organizuar dhe kriminal  të lypësve nga Shqipëria.

 Më të shkathët dhe më kreativë po tregohen drejtuesit e këtij krimi të organizuar të lypësarëve se sa drejtuesit e ndërmarrjeve në Kosovë, të cilat, të jemi të sinqertë funksionojnë sipas të së njëjtës skemë, sipas skenës së krimit të organizuar.

 Nuk ka vend në rajon që në mënyrë aq të pamëshirshme e ka shkërdhyer pasurinë e shtetit (shtetit !!!!), sikur Kosova përmes një procesi 100% kriminal të privatizimit .

Nuk ka vend në rajon që e ka shkatërruar aq shumë mjedisin përmes ndërveprimit kriminal me kompanitë e huaja sikur që është bërë me kompanin Bechtel  Enka e që ka shkaktuar gjenocid në luginën e Grykës së Kaçanikut sikur edhe me ndërtimin e hidrocentraleve në një vend ku ka mungesë të madhe të ujërave.

Nuk ka vend tjetër në botë ku një metër e ndërtimit të autoudhëve është më i kushtueshëm se po të shtrohej me metale të çmuara e jo me një petë asfalti të trashësisë së një lakërori e që shembet ende pa u përuruar!

Problem e keni ta gjeni një vend, përveç se ku morali është i shtrirë përtokë, ku të dënuarit për krime të rënda largohen nga Kosova, pa u penguar fare apo edhe me ndihmën e atyre që janë përgjegjës për arrestim e pas një kohe kthehen në Kosovë, si heronjë të turpit dhe ligësisë sikur që u kthye “ Hajnesha në Fron “ (simbol i Prishtinës), e cila u pritë me tupanë dhe muzikë sikur të ishte në Klinikën e Gjinekologjisë ku, pas 15 vajzave ka lindë një djalë të hasretit.

Apo, rasti tjetër kur një “ ish – komandant “ i qytetit të palmeve, i dënuar për një vepër të rëndë penale dhe i cili, duke i shfytëzuar lidhjet politike dhe partiake, në vend se të shkojë atje ku e ka vendin, në burg, u arratisë në një shtet ku demokracia është alfa dhe omega dhe tash, për dikend kjo llogaritet si fitore e që është ligësi dhe dhunim i pashpjegueshëm dhe i palejueshëm i ligjit e që, me siguri, nga të njëjtit do të pritet si hero në vend që, nëse nuk mund të dërgohet në burg atëherë duhet të injorohet dhe në këtë mënyrë të bëhet një distancim i qartë nga krimi i pandëshkuar.

Nuk e di nëse ka një vend në botë ku vlerat e mirëfillta njerëzore, kombëtare, politike, morale dhe shtetërore shpërfillen deri në atë masë sikur që ndodhë në Kosovë në favor të antivlerave e që, për ma keq kanë kontribuar në arrestimin dhe ndjekjen e këtyre vlerave sikur që është rasti me Bacën Adem Demaçi dhe kryesakrifikuesin Adem Jashari. I pari është lënë krejtësisht në harresë dhe kujtohet apo më mirë ta them keqpërdoret në data të caktuara.

Në Prishtinë ka vend për të gjithë, kryesisht për antivlera kurse nuk ka vend për Adem Jasharin sepse ata që e vendosin për këtë, duke ikur nga realiteti, madhështinë e Adem Jasharit mundohen ta marrin për vete e që i bie sikur kur qeni mbështillet me lëkurën e luanit. 

Bashkëluftëtarët e Adem Jasharit u vranë ose sot janë në margjina kurse ata horrat që nuk e deshën Komandantin Legjendar sot e përbëjnë “ armatën e shpërdoruesve prej 50,000 “ ushtarëve “ e që realisht nuk ishin më shumë se 15,000 “.

Nuk ka vend në botë ku ata që e sabotuan luftën (përjashtuar rasteve të veçanta) dhe që u distancuan nga kjo luftë duke e denoncuar ate, sot bëjnë përpjekje  idioteske ta përvetësojnë këtë luftë!

Gjithashtu, nuk ka vend në botë ku fondet në emër të luftës janë keqpërdorur aq shumë sa në Kosovë dhe se askush nuk i është nënshtruar përgjegjësisë.

 Nuk e besoj se ka vend në botë ku udbashët dhe bijtë e tyre trajtohen më mirë se në Kosovë dhe se ku ata që janë sakrifikuar për këtë vend trajtohen më keq.

Po e keqpërdori rastin tim ;  dëshmitari kryesorë kur jemi dënuar 8 shqiptarë në Gjykatën Ushtarake në Zagreb, në një proces të montuar politik (jam dënuar me 12 vite burg) ka qenë shqiptar, deri vonë, nuk e di nëse ende është  anëtar i devotshëm i PDK –së dhe shef i shtabit zgjedhor në një rajon të caktuar të Kosovës.

Hetuesi kryesorë në Burgun Ushtarak në Zagreb ka qenë shqiptar, një kohë sekretar i një ministrie në Kosovë sikur që hetuesi dhe denoncuesi i shumë ushtarëve të arrestuar dhe dënuar shqiptarë, më vonë është shpallur Hero i Kosovës.

Për këtë që e them kam aktgjykimin dhe procesverbalet nga hetimet në burgun Ushtarak si dhe të shokëve të tjerë.

Nëse këta që i përmenda, pa emër, mendojnë se nuk kam të drejtë, ndonëse nuk kam qenë më parë i vullnetshëm, jo për ta por për fëmijët e tyre sepse këta nuk kanë përgjegjësi për veprimet e prindërve , mund t’i bëjë publike dokumentet ku më mbështesin 100% për ate që e shkruaj.

Vëllau i një këshilltari të kryeminstrave dhe kullotës i thuaja të gjitha grazhdeve të udhëheqësve dhe fondeve të pasluftës, gjatë një viti, në Burgun e Mitrovicës e ka torturuar, si të burgosur politike, Fexhrie Bilallin, tash Shala, gruan time dhe kurrë nuk e kam bërë publike!

Denoncuesit dhe diferencuesit tanë kryesorë pasi kemi dalë nga burgu kanë qenë disa bastardë të LDK-së të cilët kanë pasur poste të mirëpaguara dhe kanë mbijetuar për mrekulli në këtë ligatinën  morale e quajtur Kosovë.

Fëmjët e tyre bëhen ambasadorë, këshilltarë, ministra apo bartës të posteve që nuk paguhen nga buxheti i Kosovës kurse fëmijët tanë i skuqin sytë kur kërkojnë para nga prindërit.

Nuk ka vend në botë ku ndërmarrja që është para falimentimit, me urdhër politikë, punëson, pa konkurs brenda ditës 70 punëtorë të pakualifikuar, për vende të kualifikuara apo ku, gjithashtu një përfitues - shpërdorues 100% i buxhetit të Kosovës, brenda ditës punëson 17-20 punëtorë, pa konkurs dhe pa pasur nevojë duke e mbipopulluar edhe më shumë një shtëpi publike që nuk ofron cilësi as përsëafërmi sa ofron një shtëpi publike mesatare në shtetet perëndimore. Edhe kjo e jona e ka statusin e shtëpisë publike .

Sot në Kosovë e keni të pamundur, sado i aftë që të jeni, ta siguroni një vend pune apo biznes në përputhje me kualifikimin dhe zotësinë që e keni nëse nuk jeni ofrues i shërbimeve orale (gojëtar) i një udhëheqësi politikë, nuk jeni nga rrethi i tij familjar, nuk i shërbeni qençe partisë së liderit, nuk jeni në marëdhënie ortakërie apo që nuk e përkrahni politikisht në momentet vendimtare. Për para nuk ka problem se kanë bërë edhe për pasardhësit që do të jetojnë në planetin Mars.

Nuk ka vend në botë që fitoren me aq shumë sakrifica për më shumë se 100 vjet, e kanë vënë peng të një bastoreje politike ku, Serbia, pa asnjë investim po bëhet vendimarrës për çështjet që janë ekskluzivisht çështje e brendshme e një shteti dhe se asnjë vend normal nuk do ta lejonte dhe pranonte këtë përjashtuar disa negociatorëve të tredhur nga çdo përgjegjësi dhe të shquar për grykësi materiale dhe grykësi për famë e që e kanë futur Kosovën në rrugë pa krye apo në rrugë njëkahore drejt Serbisë (varshmërisë nga Serbia).

Tërë këtë hyrje të gjatë e bëra për këtë konstatim të fundit sikur edhe për ta arsyetuar titullin. Në fakt, mbrëmë në dy televizionet (KTV dhe Klan Kosova), thuaja në të njëjtën kohë ishin dy intervista e që flisnin për gjëra thuaja të njëjta .

Këto intervista kishin personazhe dy personalitete të ndryshme, Aleksandar Vuçiqin, ish paramilitarin e Sheshelit dhe paramilitarin aktual të Serbisë, ndryshe president i Serbisë, mashtrues ordinerë i cili, nën petkun e demokratit përpiqej të dëshmonte se është për zgjidhje të çështjes së Kosovës duke ofruar “ fakte “ se Serbia dhe vet ai po bëjnë sakrifica të dhimbshme për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.

Realisht, tërë kohën ky mashtrues dhe ish – kriminel potencial lufte fliste se si serbët e Kosovës kanë marrë pjesë në zgjedhje lokale dhe parlamentare në Kosovë, se si serbët janë angazhuar në Policinë e Kosovës, si gjykatësit dhe prokurorët serbë të Kosovës po punojnë në institucionet e Kosovës dhe për pallavra të tjera që janë çështje 100% të brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran.

Linte përshtypje sikur shqiptarët kanë bërë krime ndaj serbëve më shumë se 100 vjet dhe se lufta e fundit është zhvilluar në Serbi, se viktimat e luftës janë vetëm serbë, se janë dhunuar vetëm  femrat serbe dhe se Serbia nuk ka nevojë për kërkim falje duke menduar se shqiptarët duhet të kërkojnë falje për krimet që i kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve!!!

Gazetari që e ka trashiguar një emër të madh dhe të lavdishëm por që emrin e ka ndërruar, Idriz (Idro) Seferi, u palua para këtij mashtruesi, shokut të Hashimit, sikur vejushat e Gostivarit.

Në këtë intervistë, Vuçiqi organizoi orgji orale kundër shqiptarëve dhe Kosovës duke e hequr çdo përgjegjësi nga Serbia dhe duke e fajësuar rëndë Kosovën.

Vuçiqi doli fitues në përballje me një që i mungon guximi dhe që ka mungesë të krenarisë ndryshe, me një gazetar të zoti që i ka të gjitha faktet e mundshme, Aleksandar Vuçiqi do të ndahej i lagur.

Aleksandar Vuçiqi e akuzoi Kosovën për mos-përmbushje të marrëveshjeve të nënshkruara në kohën kur e pengon Kosovën të anëtarësohet edhe në organizatat krejtësisht të parëndësishme.

Ai tha se ka luajtur shah me Gërxhaliun e tash po luan koqe me Hashimin sepse nuk po ia hapë telefonin pas trajtimit si qen të Marko Gjuriqit duke mos treguar se pikërisht Vuçiqi ia ndau rolin e qenit Marko Gjuriqit duke e dërguar pa leje në Kosovë kurse Markoja, për shkak të popullaritetit kishte dëshirë të trajtohej siç u trajtua.

Realisht këtu politikisht përfituan dyshja Vuçiq dhe Thaçi kurse Markoja ishte kone teatrale e këtyre dy mashtruesve.

Në intervistën tjetër në KTV, njëri ndër politikanët e rrallë kosovarë që merr vesh shkrim – lexim nga politika dhe që lexon madje edhe libra, Hajredin Kuçi, midis rreshtave bëri me dije se Kosova do të ketë shumë probleme por se nuk ka çka të brengoset shkaku se nuk mund të dëmtohet deri sa e ka president dhe udhëheqës të bisedimeve Hashim Thaçin kurse,  unë nuk e di se ç’duhet të bëhet veç asaj që e ka bërë Hashimi me Zezditën dhe kondomët shetitës të Hashimit e të konsiderohet si dëmtim të intereseve të Kosovës.

Gjykata Kushtetusese e Kosovës e shpalli patriot Hashimin sepse një Gjykatë që e nxjerr formulimin më idiotesk të mundshëm sikur kjo gjykatë që e nxori për Asociacionin, nuk pritej të nxjerr vendime më të mira kurse, sa i përket nivelit profesional, më profesional ka qenë Gjykata Komunale në çdo vend të Kosovës para lufte, me porotë që i ka mbledhë në rrugë se kjo Gjykatë që është thuaja analfabete në marrje të vendimeve dhe e cila merr vendime nën ndikim të politikës sepse edhe janë të emëruar politikisht.

Nuk është aty më Enver Hasani, spiritus movens i vendimeve të mëdha dhe të guximshme i cili, përkundër fjalorit mospërputhës me të një intelektuali, në planin e dijes është Ajnshtajn për këta bishta të politikës që edhe as një minutë të vetëm nuk e kanë shpenzuar për drejtësi.

Enver Hasani, në aspektin e dijes intelektuale është mbi të gjithë këta dhe më vjen mirë që është liruar nga akuza për të cilën kurrë nuk kam besuar se ka përgjegjësi. Enver Hasani është intelektual i shkëlqyer por si udhëheqës dhe organizator është katastrofal.

Hajredini ka vendosur të kthehet në politikë mirëpo nëse e përdorë Hashimin si referencë, më mirë të largohet përfundimisht nga politika, të lexojë libra, ta rrisë djalin dhe të shkruaj diçka të mençur. Apo, të bëhet avokat ku do të ishte i shkëlqyer.

Në vendet e vërteta ku ka intelektualë të vërtetë, asnjë intelektual i vërtetë nuk i nënshtrohet injorancës së të “ madhërishmëve “ të politikës.

Tri këshillat e peshkut të artë : Për të shpëtuar luspat dhe kokën pa tru, peshku i artë i dha tri këshilla Danit, peshkatar i rryer, me përvojë dhe mungesë të mëshirës:

1.    Duhet të jesh qen i Shpend Ahmetit sepse do të trajtohesh si loptë e Indisë, si diçka me vlerë dhe e shenjt.

Shpend Ahmeti e ka shndërruar qendrën dhe sheshet e Prishtinës në strehimore dhe vendqëndrim të qenve dhe të cilët nuk i pengon askush.

Shpendi ua ka vendosur qenve nga një shenj identifikimi në vesh dhe ata qëndrojnë tërë ditën e lume në vendet më frekuentuese të qytetit.

Polici, këmbë, me bicikletë apo skuter, për gabimin më të vogël ta shqipton gjobën që ndikon edhe në palcën kurrizore kurse qent e Shpendit nuk guxon askush t’i bëjë nervoz.

Ata (qent) mund edhe ta kafshojnë ndonjë kalimtar, sa për të mbajtur dhëmbët në formë, por askush nuk merret me ta. Nëse vazhdon rritja e numrit të qenve me këtrë përparim, Shpendi përfundimisht do të bëhet kryetar i qenve!

Të jesh kondom, i afërt se Hashimi nuk ka shokë, i presidentit post-historik. Përveç se ke mbrojtje dhe mirëqenie materiale do ta krijosh një gjendje që askush nuk do të dojë përveç Daçiqit dhe Vuçiqit.

2.    Pa problem do të bëhesh deputetë, ministër, ambasador apo do ta fitosh ndonjë terminal. Thjesht, Hashimi është Hashim. Është mbi Kushtetutën.

3.    Të jesh serb i Kosovës dhe shtetas i Serbisë. Jeton në Kosovë, vendin e punës e ke në Kosovë, merr pagë nga Kosova, nuk e pranon Kosovën dhe punon për Serbinë! Vjedh dhe bënë ç’të duash dhe askush nuk ta prishë tymin e duhanit apo të temjanit.
4.   
Të gjithë besimtarëve të besimit islam iu uroj muajin e bekuar të Ramazanit, agjërim të lehtë dhe që pranohet nga Krijuesi Ynë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Maj 2018 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë komunën e Kaçanikut, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi. (Zyra e kryetarit Ilazi, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec. (Objekti i shkollës në Biqec, ora 9:45)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën ”Sistemi Pensional në Kosovë: sfidat dhe mundësitë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi” Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me përfaqësues nga KIESA dhe Oda Ekonomike Amerikane, do të takojnë bizneset nga rajoni i Mitrovicës. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e Autoritetit të Aviacionit Civil, shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e Organit Shqyrtues të Prokurimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi, Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nesër, më 22 maj 2018, viziton Burgun e Dubravës, me rastin e shënimit të përvjetorit të masakrës së vitit 1999. (Dubravë​, ora 10:15)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën e mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”. (Objekti i shkollës, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës publikon studimin “Bottleneck” me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes në vendin tonë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe OJQ George Williams Youth Association in Kosovo me qëllim financimi në projektin “Qendra e edukimit jo-formal për rini” me lokacion në fshatin Pjetërshan në komunën e Gjakovës. (Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilen do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, shqyrtimi i Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të masakrës së Dubravës bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës nga forcat paramilitare serbe. (Dubravë, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim futbollistët e FC Drita, të cilët të dielën u shpallën kampion. (Zyra e Kryetarit, objekti i ish-gjykatës, ora 12:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi viziton komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i komunës, z. Shaban Shabani (Komuna e Dragashit, ora 12:30)

-  Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Skender Reçica dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jetviq raportojn para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me implementimin e projektit për ndërtimin e shtëpive për komunitetin joshumicë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj do të vizitojë komunën e Vitisë, ku bashkë me kryetarin e komunës do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. (Objekti i komunës së Vitisë, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj bashkë me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, marrin pjesë më inaugurimin e rrugës Krushevë-Shishtavec, e financuar nga BE.. (Krushevë, Komuna Dragashit, ora 15:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova së bashku me autoritetet e Kosovës do të përurojnë rrugën e ndërtuar rishtas midis Krushevës dhe Shishtavecit, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, të financuar nga Bashkimi Evropian. (Vendkalimi kufitar mes fshtarave Krushevë dhe Shishtavec Komuna e Dragashit, ora 15:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë me rastin e ceremonisë zyrtare që do të shënojë partneritetin me Cacttus Education. (Cacttus Education, rr. Bashkim Fehmiu. Arberia 3, BC2/11, nr. 4,  ora 16:45)

- Dega e OVL te UÇK-së në Kaçanik në bashkëpunim me SHIL, SHFD, institucionet komunale organizon orë përkujtimore me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve: Danush Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Avdylgafurr Luma dhe Suad Brava, të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 17:00)

- Bëhen homazhe me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, ora 18:30)