19 Prill 2024

Dridhe, kryeministër, dridhe

O sa mashtruese, është shpresa njerëzore.(proverb latin) 


Shkruar nga Zejdush Kastrati

Na kujtohen shumë mirë, deklaratat e disa liderëve kryesorë politike të institucioneve të Kosovës, dhe ate, gati, deri në fund të vitit 2010, kur, herë pas here, në pytjet e parashtruara  nga disa media e gazetarë, se a do të ketë bisedime shtesë me Serbinë, përgjigjjet e tyre, ishin shumë decidive, dhe këmbëgulnin, se, sa i përket bisedimeve rreth statusin e Kosovës, çdo gjë është kryer më 1999, përkatësisht vulosur më 2007, por ka pasur raste, kur edhe gazetarët, apo  parashtruesit e këtyre pyetjeve janë quajtur jo të denjë, apo persona që nuk dinë as të bëjnë pytje, janë tendencioz, apo dhe “të paguar” për të bërë këso pyetje “banale”, sipas tyre.

Pastaj, pas përgatitjes “së terenit,” në radhë të parë nga ndërkombëtarët, na kujtohet fillimi i gjithë viti 2010, kur me të madhe u trumbetua, nëpër debate  televizive të sponzoruara nga Qeveria dhe disa nga  pushtetarët, e që dihet perfaqësoheshin nga “analistët e …”, dhe në mars të vitit të kaluar, edhe filluan bisedimet e para, me delegacionin e Sërbisë, që kuptohet, sipas zyrtarëve kosovarë, përkatësisht Kryeministrit Hashim Thaçi, janë dhe do të jenë vetëm bisedime  teknike, dhe ate, me të vetmin qëllim, (sipas  tij), që të krijohen kushte më të mira për popullatën e asaj ane,por edhe të pjesëve tjera, ku jetojnë popullatë e përzier, e që nuk bëhët ekskluzivisht vetëm për komunitetin sërbë, por mbi të gjitha, për relaksim raportesh, dhe kursesi e me kurrfarë kushtesh e presionesh, nuk do të zhvillohen bisedime politike, apo që kanë lidhje me statusin e kësaj treve, apo të Kosovës në përgjithësi.

“Kosova është e pandashme, ka subjektivitet të plot ndërkombëtarë, është njohur nga…shtete, ka Kushtetutën dhe ligjet e saja të aplikushem në çdo cep të Kosovës, dhe gjëja apo kompromisi i vetëm, ka qenë, është, dhe do të jetë, vetëm Pakoja e Presidentit Ahtisari”-, pat deklaruar, jo një herë, por shumë herë, nëpër prononcime, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ate jo vetëm në start, kur filluan, bisedimet e para me ekipin sërbë në Bruksel, por edhe më vonë.
 
Por, tani, kur u bë afër një vit, nga këto “bisedime teknike” pa ndonjë efekt të dukshëm,përkundër të disa marrëveshjeve që nuk po i realizon Sërbia, në veqanti sa i përket Veriut të Mitrovicës me katër komunat “e rebeluara”,nëse bazohemi nga gjendja në teren, dhe ate, jo vetëm në raport me Sërbinë,por edhe me Brukselin, Alencën Veriatlantike, apo Nato-n, Kombet e Bashkuara, por edhe lëvizjet dhe pozicionimet, sa i përket edhe strategjisë së veprimt, të vet Thaçit e Qeverisë, që ai drejton, sinjalet që vijnë posaqërisht këtyre dy maujve të fundit, janë, se bisedimet, dhe veprimet politike, janë të pashmangshme dhe urgjente ,(edhe pse edhe të deritashmet, nga shumë kush, vlersohen se  kanë qenë të tilla) dhe se, “situata aktuale në këtë pjesë, mund të zgjidhet vetëm me mjete politike, dhe jo me mjete ushtarake, andaj duhet të shkohet drejt dialogut politik. (Sekretari i përgjithshëm i Nato-s, Rasmusen në takimin e fundit të Këshillin e përgjithshëm të Nato-s).
 
S'ka dilemë, edhe përkundër kërkesave, tashmë shumë publike dhe transaparente, të kancelarive më të mëdha ndërkombëtare, që zgjidhja e statusit të Veriut të Mitrovicës,  duhet të bëhët  me dialog politik, dhe jo me mjete ushtarake, (disa herë gjatë këtyre ditëve edhe gjenerali Drevs është deklaruar kështu), lidershipi kosovarë, e në veqanti Kryeministri Thaçi, por edhe ministri punëve të brendshme Rexhepi ,nuk kanë hezituar të deklarohen se ska “status special”për veriun, por  vetëm Pakoja e Ahtisarit, është opcion i vetëm, megjithate edhe takimi i fundit i Thaçit me një pjesë  të opozitës, dhe ftesa  që këso takime të ndodhin edhe në të ardhëmen,  vetëvetiu ,flet se  së bashku me “skenaristë ndërkombëtarë” ,problemi i Veriut të Mitrovicës  shumë shpejt do të “ambalazhohet me një kamuflim projekti ,të parfumosur, për mos me i ardhë era deri sa të hapet”, me  te vetmin qëllim, që  barra e përgjegjësisë, të bartet tek një ekip i zgjëruar i unitetit, që parashihet të formohet, e që do të arsyetonte, ndërkohë para opinionit kosovarë kryeministrin Thaçi, për këtë veprim që nuk korespondon fare me “bisedimet teknike” dhe premtimet e dhanuna..
 
Dorën në zemër,gjithë faji për gjendjen në Veri të Mitrovicës nuk mund ti faturohet vetëm kryeministrit Thaçi,por gjithë kryeminsitrave e liderëve  tjerë institucionaël e partiakë  të deritashëm, që pati Kosova tani e 12 vite,por loja politike me prapaskena, që ka zhvilluar në një anë kryeminsitri aktual  dhe një pjesë të ndërkombëtarëve,me një pjesë të Institucioneve dhe  popullatën,pastaj,  superpremtimet se Kosova ka kapacitete,fuqi e aleatë të fuqishëm ndërkombëtarë që e mbështesin në cdo aspekt, më tepër ishin premtime për jetëzgjatje të pushtetit të tij, se sa një realitet apo sukses që do ti  gëzoheshin gjithë kosovarët.

Një gjë duhet pranuar,na pëlqeu apo jo.Veriu i Mitrovicës, deri më tash , asnjëherë nuk ka qenë i qeverisur nga Institucionet e Republikës së Kosovës.

Për 12 vite kanë vepruar e janë instaluar thellë, struktura kriminale, të lidhura drejtëpërdrejtë me krimin e organizuar, jo vetëm në Sërbi,por edhe në pjesët tjera të Kosovës,e edhe me disa  që janë pjesë e institucioneve qeveritare të republikës së Kosovës,por që kanë punuar bashkarisht, për një largim dhe ndamje sa më të madhe nga Institucionet e Kosovës,dhe figurativisht, për 12 vite edhe djali kur ndahet nga babai është vështirë të kthehet në bashkësi, edhe nëse jeton edhe më keq.

Si duket me kët rast, “baballarët” nuk u treguan vigjilent,por gabuan dhe  vepruan  krye në vehte,apo u dhanë mbas lakmisë e luxit dhe ja ku na prunë.

Të shofim, ndoshta këtë janë spekulime apo paragjykime gazetarske, sic din ti quaj  kryministri Thaçi, gjithnjë, kur dikush, thotë  dicka, që atij nuk i pëlqen, apo konvenon.

S’ka idhnim, ishalla jam gabim, se s’bahet kijameti. Me rëndësi, është Kosova të mbetet e bashkuar,dhe kryeministri të mos gaboj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)