19 Prill 2024

Dorëshkrimet frënge të viteve 1853 – 1897 për çështjen shqiptare

Shkruar nga Mentor Barani

Stinët ndryshojnë dhe bashkë me to edhe njerëzit. Bora e madhe dhe dimri i ashpër ia lë vendin pranverës me lule dhe kështu më radhë do të ndodh për sa të jetë bota e amshueshme. Prandaj njerëzit janë ata që mund të ndikojnë në çoroditjen e dukurive që ndodhin në rrjedhën e ngjarjeve që ndryshe e quajmë histori. Pra, kjo kujtesë e njerëzimit që quhet histori na ofron të dhëna që lidhen me një të kaluar e cila na shërben për ta krijuar të ardhmen.

Për të ndriçuar një pjesë të kësaj historie ne do të nxjerrim në dritë fakte historike të lëna trashëgimi nga konsuj të ndryshëm. Për këtë arsye i kemi hyrë punës që letërkëmbimet e këtyre konsujve t’i ofrohen publikut si dëshmi historike të një të kaluare me plotë ngjarje të ndryshme.

Në këtë përmbledhje të korrespondencave të konsujve dhe atasheve frengë, gjerman e të tjerë, që ishin të përqendruar në Shkodër gjejmë të dhëna që shpesh rrëqethin flokët. Kur i lexojmë, mendja na shkon të thënia popullore “përçaj e sundo”, moto kjo me të cilën shërbehen të gjitha ata që okupojnë vende dhe popuj të më të dobët. Këto lojëra u zhvilluan edhe në truallin e të parëve tanë që në korrespondencat e veta, përfaqësuesit e Konsullatave në Shkodër që vepronin në Prizren, i paraqesin detajisht.

Periudha për të cilën flasin këto letra, i takon shekullit XIX, më saktësisht viteve 1850 e deri para Lidhjes së Prizrenit.

Sipas të dhënave historike Perandoria Otomane përpiqej me çdo kusht t’i ruaj kolonitë që kishte në Ballkan dhe gjetiu ne botë. Për habinë e njeriut të thjeshtë, në këto ndërmarrje përkrahej nga Fuqitë e Mëdha që ishin në atë kohë Franca dhe Britania e Madhe. Ato vepronin kështu sepse përpiqeshin që pushteti dhe territoret e kësaj Perandorie të mbijetonin ende sepse vetëm kjo formë mund ta pengonte depërtimin e Rusisë dhe hegjemonisë së saj në Ballkan.

Përveç këtij fakti, këto fuqi ishin gjithsesi të interesuara që të siguronin nga një kafshatë tokë nga trojet dhe bregdeti shqiptar që ishte më i pambrojturi, në atë periudhë. Veçanërisht riviera që nga Tivari e deri te Saranda ishte shumë e lakmueshme për ta.

Për këtë shkak ata organizonin udhëtime dhe ekspedita të ndryshme për t’u njohur me qëndrimin e popullatës së këtyre trojeve dhe për t’u përpjekur që riorganizimi i Portës së Lartë të bëhet sa më shpejt dhe atë sipas formës juridike frënge. Këto arsye e shtynë edhe konsullin e Shkodrës zotërinë E.

Uviet që të udhëton në brendi të Rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit, për t’u njoftuar më mirë me organizimin politik dhe shtetëror si dhe gjendjen si politike ashtu edhe ekonomike të këtyre pjesëve të pushtuara nga Turqia.

Ky libër është i ndarë në tri pjesë, ku përfshihen dokumentet e konsullit frëng në Shkodër prej vitit 1853, do të thotë pas Luftës së Krimesë dhe deri më1865. Depeshet e dërguara nga konsulli në fjalë, hedhin dritë mbi përpjekjet shqiptare të Malësisë së Madhe, do të thotë të territoreve që shtriheshin në kufi me Malin e zi dhe që padrejtësisht, në Konferenca të ndryshme botërore, ju ndanë këtij shteti, për ta mbrojtur atë çfarë mund të mbrohej. Gjithashtu paraqitet edhe gjendja në Kosovë dhe përpjekjet e prijësve të saj për t’i ndihmuar vëllezërit e tyre që kishin mbetur brenda territoreve të Malit të Zi.

Në pjesën e dytë e librit, flitet për kohën pas Kongresit të Berlinit, kur filluan të caktoheshin vjat kufitare në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, mënyrën se si u votua dhe u vendos të përcilleshin ato vija të caktuara nga Fuqitë e Mëdha pa marrë fare pëlqimin e banorëve autoktonë të këtyre trojeve. Këto demarkacione hodhën në shesh edhe thyerjet në mes të Fuqive të Mëdha, kryesisht aspektet që i mbronte Angli nga njëra anë dhe nga ana tjetër Serbia, Mali i Zi, Rusia dhe deri diku edhe Franca.

Në fund të librit apo në pjesën e tretë kemit bëjmë  me një numër të madh letrash private të dërguara nga një i quajtur Jovo, një përfaqësuesi të Austrisë. Në këto shkrime paraqitet situata dhe pikëpamjet që mbretëronin në Novi Pazar, Serbi dhe Kosovë.

Ju mbetet studiuesve të historiografisë dhe historianëve që këto ngjarje t’i ndriçojnë edhe më mirë dhe t’ju japin dimensionin e duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)