18 Shtator 2019

Doni të bëni këmbim territoresh, bëjeni atëherë sipas kufijve kadastral

Shkruar nga Behxhet Shala - Bajgora

Në situatë normale, as korigjim të kufijve e as këmbim të territoreve : Po të kishim politikanë me shkollë fillore të pregatitjes politike, nuk do të vinim në situatë që, 20 vjet pas përfundimit të luftës dhe 11 vjet pas shpalljes së pavarësisë, të bisedojmë me Serbinë për kufijtë e Kosovës dhe statusin e saj politik dhe juridik.

Por, meqë kemi politikajë të fortë në muskuj të gjymtyrëve e që iu mungojnë muskujt në koqe e sidomos muskuli i unazës së prapanicës (prandaj iu zgjerohet lehtë dhe shpejt), po bisedojmë për të gjitha që i përshtaten Serbisë duke e kthyer Serbinë në skenë, pasi ajo ishte përjashtuar në qershor të vitit 1999.

Kufijtë e të gjitha ish republikave të ish – Jugosllavisë ishin përcaktuar dhe nuk u ndryshuan edhe pasi u bënë shtete të pavarura dhe sovrane, pas një lufte të imponuar nga Serbia e Millosheviqit ku rol kishte edhe Millosheviqi i sotëm i Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiqi.

Me Maqedonin Veriore u ndamë të lagur rreth Debëlldesë dhe për pronarët e tokave, shtetas të Kosovës e që u bënë pjesë e këtij shteti u siguruan lejet që, kur të duan mund të vizitojnë pronat e tyre si dhe, për një kohë edhe do të mund të punojnë në to, sipas modelit që e përdorë Izraeli ndaj palestinezëve e që i kanë pushtuar pronat e palestinezëve.

Mali i Zi u tregua bashkëpunues derisa i vendosi kufijtë brenda territorit që e kishte paraparë 100 vjet e më parë “ eksperti” për kadastër i quajtur Knjaz Nikolla  i cili, si njësi matëse për shenjimin e kufirit përdori topa, shpata, kama, pushkë, singija, bomba dhe granata pas së cilave pjesa e madhe e banuar me shqiptarë autokton u pastrua nga shqiptarët duke i shpërngulur me dhunë apo duke i shndërruar ato toka në varreza masive për shqiptarët e ekzekutuar dhe të torturuar.

Gjakun e shqiptarëve dhe krimet e Knjaz Nikollës, Mali i Zi i përdori si tapi apo fletë poseduese për bartjen e pronësisë nga toka shqiptare në tokë të Malit të Zi.

Hashim Thaçi është lojtar i madh kur luan me injorantët, të pakurrizorët, me  ata që nuk e duan dhe nuk e dinë çka është atdheu dhe patriotizmi sepse, në mungesë të traditës familjare nuk kanë qenë në gjendje ta ndërtojnë as traditën personale.

Përveç se janë të pafytyrë, ata nuk kanë as identitet njerëzorë, kombëtarë dhe moral. Si rrethanë lehtësuese e kanë trashëgimin familjare apo ADN - në (nëse më lejohet ta citojë eksperten e madhe ndërkombëtare për gjenetikë, juristen dhe politikanen, Vjosa Osmani). Hashimi është lojtar i madh i prapaskenave dhe goditjeve nën brezë.

Madje është edhe më i shquar për ngulitje që ua bënë, kryesisht prapa shpine, ku është edhe vendi i veçant për ngulitje!

Ngulitja, si proces është tejet kompleks dhe duhet të plotësohen disa parakushte si do të cilësohet ; e pabesë, e vullnetshme, dashamirëse, fekonduese, e pritshme, e dëshirueshme, e porositur apo befasuese.

Askush në Kosovë nuk përmend lojën me kufijë me Serbinë përveç Shkurte Fejzës dhe Hashim Thaçit.

Shkurte Fejza, në baza ekskluzivisht patriotike dhe jo materiale e  këndonte këngën për bashkimin e Mitrovicës së ndarë dhe të cilin bashkim me aq mençuri, vendosmëri, patriotizëm dhe sigurisht që nuk e përjashton as sakrificën më sublime po e bënë Agim Bahtiri, mik i Shakirës së Kolumbisë, vendlindje e  Eskobarit e që, për dallim nga Kosova, ka përfituar në procesin e liberalizimit  të vizave.

 Po edhe Agim Bahtiri ka diçka kolumbiane apo eskobariane, shikimin e mprehtë dhe plotë inteligjencë dhe pasionin për zgjerim të territorit. Edhe flokët i ka bëtrë pis të zeza, si kolumbian i vërtetë dhe i mungojnë vetëm mustaqet për t’u bërë latino –amerikan i vërtetë.

Zërin e ka pushkallë sikur që është edhe ashik i madh. Po ku mbeti Hashim Thaçi në këtë mes ? as të kërthiza e Agim Bahtirit dhe te fundi i fustanellës së punuar me vek të Shkurte Fejzës! Hashim Thaçi, kohën e fundit po flet vetëm për marrëveshje me Serbinë dhe Vuçiqin.

Për korigjim të kufijve dhe për ndërrim të territoreve. Kësaj teme i është kapur si i trenti kosit, siç thonë! Flet për një marrëveshje obligative me Serbinë pas së cilave do të siguronim një vend në OKB –ë, do të bëheshim pjesë e BE-së dhe NATO-së.

Hashimit duhet t’i besohet sepse edhe në procesin e liberalizimit të vizave ia ka “ qëlluar “ 100%. Hashimi po flet për normalizim të marëdhënieve me Vuçiqin dhe Serbinë në kohën kur nuk ka asnjë marëdhënie normale me asnjë shqiptar përveç kotillës politike që i shërben, Edi Ramës dhe Baton Haxhiut.

Nëse nuk e hjek taksën 100% për mallrat serbe, ka rrezik të madh që do ta humbë besimin edhe te Ivica Daçiq dhe përkthyeses së “ malli Sllobës “ apo Sllobës së Vogël, Daçiqit  të cilën e donte dhe e respektonte më shumë se vet Edita Tahirin!

Nëse e analizoni kotillën politike dhe përkrahëse të Hashim Thaçit që e shalon një kohë të gjatë, në mesin e tyre nuk mund ta gjeni edhe as një të vetëm që ka të kaluar kombëtare kurse moralen e kuptojnë në trajtën që është 100% e kundërt me vlerat morale!

Tash, këta njerëz mendoni se do të punojnë për interes të shtetit dhe kombit ?!!! Kur kurrë nuk kanë pasur, as komb e as atdhe!

Apo i kanë shërbyer një atdheu apo kombi tjetër. Ose për faktin se, kombin dhe atdheun e identifikojnë me madhësinë e foteles së përmasave të prapanicës së tyre si dhe shumës në xhirollogarisë!

Hashimi është mjeshtër i ndryshimit të roleve apo karaktereve! Karaktereve !!! E keni parë se me sa entusiazëm e ka pritur formimin e  Ekipit Negociator.

Madje, një herë është takuar me bashkëkryesuesit dhe, së fundi ka premtuar, meqë Ekipi Negociator sa serioz që është ka kërkuar letra apo diçka të shkruar në letër, së voni ka premtuar se do t’iu dorëzojë ca letra ....të toaletit ku do të shiheshin informatat e kërkuara, mbase vetëm gjurmë apo stampim i reliefit të prapanicës së kryenegociatorit!  Hashimi po luan fort gogla me ta, ashtu siç e meritojnë shkaku se e kanë pranuar një rol të tillë!

Personalisht jam fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve me Serbinë, në çfarëdo forme. As me ia dhënë një milimetër tokë e as me ia marrë (nuk kemi kaçik për këtë) edhe një milimetër. Këtë na pamundëson edhe Kushtetuta e Ahtisar Kosovës.

Tash, Hashim Thaçi po deklaron se e marrim Luginën e Preshevës dhe nuk japim asgjë gjë që edhe optimisti më i madh, me të meta të theksuara mendore nuk e beson. Disa shqiptarë të Luginës së Preshevës e që Luginën e kujtojnë vetëm nga gojëdhënat apo e kanë dëgjuar si term gjeografik kanë filluar t’i besojnë  këtij premtimi.

Ndërsa vet Hashimi dhe disa të kotillës politike të Hashimit, në pëprpjekje ta mbrojnë Hashimin, të gjithë atyre që nuk besojnë në këto premtima fatamorganike të Hashimit, i diskulifikojnë duke iu thënë se a jeni kundër bashkimit të Luginës së Preshevës a?

Jam kundër ndryshimit të kufijve sepse do të ndahemi të lagur dhe stërlagur. Historikisht, me lojërat pa kufij, shqiptarët gjithmonë kanë humbur!

Mirëpo kjo nuk më pengon të dëgjoj mendime të ndryshme, edhe kur nuk pajtohem me to.

Një mik imi shumë i mirë që më la pjesën e ëmbëlsirës që nuk e hëngri për faktin se nuk i pëlqeu, më dha një propozim për ndryshimin e kufijve dhe ndërrim të territorit me kusht që t’i kthehen 250 hektarë mal të mbetur në Serbi. Nuk i krciti palla, as për Trepçëm apo Ujmanin !!

Një tjetër tha se i duhet një territor kah anamorava dhe Karadaku për ta zgjeruar korridorin e kontrabandës me Serbinë e që e zbërthente si bashkëpunim ndërkufitar e që përkrahet shumë edhe nga shtetet e BE-së.

Propozimi i tretë m’u duk më serioz dhe më bindës; miku im propozoi që tri komunat e luginës së Preshevës (Medvegja, Bujanoci dhe Presheva) të këmbehen me komunat e Veriut (Leposaviq, Zubin Potok  dhe Zveqani) të këmbehen kë kufijtë ekzistues kadastarlë dhe të cilën Serbia kurrë nuk do ta pranonte.

Kur ia futëm lapsin + dëshirat, filloi të më bëhet e pranueshme me kusht që Mitrovica të bashkohet, me kryetar Agim Bahtirin dhe askend tjetër dhe se për Gazivodën dhe Trepçën të mos bisedohet fare.

Kështu do të ruhej karakteri multietnik i Kosovës kurse Serbia do të spastrohej nga shqiptarët. Mendoj se gjërat do të zhvillohen ndryshe; në këmbim të disa xhamive të Luginës ose ndonjlë qendër për kultivim të matiuanës dhe heroinës, shqiptarët e kosovarizuar, me Hashim Xhingis Kanin do të japin territor cilësorë.

Tash edhe Hashimi po thotë se këtë plan e përkahin BE dhe Amerika në kohën kur në vet Amerikën presidenti Tramp po hetohet për afrim të madh me Rusinë dhe Putinin , në dëm të SHBA-ve dhe që Hashim Thaçi po thotë se e ka edhe përkrahjen e Putrinit. Krejt është ngatërruar leshi! Ndërkombëtarët nuk i kundërshtojnë deklarimet e Hashim Thaçit sepse po përputhet me projektin e tyre.

Kush e kundërshton Hashimin është kundër Amerikës dhe BE-së: Më parë, kur na fusnin në burg dhe na dënonin sikur edhe kur diferenconin familjet tona thonin se kush është për liri dhe pavarësi të Kosovës është kundër vëllazërim – bashkimit, kundër Titos dhe Jugosllavisë, kundër Stambolliqit dhe Serbisë, kundër Rrahman Morinës, Azem Vllasit dhe Kosova dhe Metohisë etj.

Tash, nëse jemi kundër ndryshimit të kufijve na akuzojnë se jemi kundër BE-së dhe Amerikës, Hanit dhe Trampit, Mogerinit dhe Salvinit, Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit, me një fjalë nuk na kanë lënë derë për ta hapur duke na privuar nga miq dhe armiq!

Merreni me mend, alamet burra që kanë qenë në burgje dhe që kanë luftuar, tash dridhen si miua para maçokut, para një letre të Trampit, para fustanit të Mogerinit dhe shallvareve të Johanes Hanit, të prodhuara në Pozharevc të Serbisë!

Taksa prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja ka qenë veprimi më i butë që ka ndërmarrë Kosova ndaj Serbisë. Dhe si të tillë po na detyrojnë te pezullojmë.

Politikanët tanë “ pragmatikë “, kanë filluar të kërkojnë një zgjidhje prej Sollomoni, ta pezullojnë taksën dhe ta ruajnë prapanicën duke e mbuluar me flamur të bardhë që diku konsiderohet si simbol i paqes e dikund si simbol i dorëzimit! Kryeministrin Haradinaj po e kërcënojnë se do ia prejnë kokën politike nëse e kundërshton pezullimin e taksës sepse, përveç Serbisë, këtë po e kërkojnë miqtë ndërkombëtarë!

Hashim Thaçit po i ngutet për marrëveshje dhe atij nuk i konvenojnë zgjedhje të reja përveç se, ose Ramushi të bëhet Hashim, ose që të formohet një qeverti tjetër, pa Ramushin kryeminister.

Nuk janë aspak të rastësishme të gjitha këto greva pikërisht në kohën kur po flitet për një marrëveshje idiotike me Serbinë e qaujtur marrëveshje historike. 

Nuk është taksa 100% siguri për Ramushin se do të mbetet në pushtet sikur që nuk është pezullimi i kësaj takse biletë hyrëse te ndërkombëtarët, pa u pastruar me të kaluarën! Nuk është e rastit edhe intensifikimi i punës së Gjykatës Speciale që po thërret aq shumë dëshmitarë të dyshuar pikërisht në këtë kohë. Qofsha i gabuar në këto parashikime !

Vjosa Osmani, Maria Kiri e ADN-së dhe gjenetikës: Vjosa Osmane, juriste dhe deputete e LDK-së njihet si eksperte  për çështje kushtetuese! I ka humbur të gjitha rastet para Gjykatës Kushtetuses, gjysmae së cilës nuk kanë njohuri elementare  për çështje gjyqësore. Së fundi, për ta sulmuar pozitën përkatësisht PDK –në apo kryetarin e saj, Kadri Veseli i cili, në një intervistë tha se Isa Mustafën nuk e ka rrëzuar PDK por pikërisht deputetët e LDK-së duke përmendur Vjosa Osmanin  dhe Anton Qunin gjë që edhe është e vërtetë.

Në fund të fundit këta as që e kanë votuar Isa Mustafën për kryeministër dhe në këtë kontekst më të ndershëm kanë qenë deputetët e PDK-së që e kanë votuar Isën se nja 10 deputatë të LDK-së që nuk e kanë votuar propozimin e Isës dhe të cilët Isa i pati anatemuar publikisht, sikur ajatollahët e Iranit që e anatemuan shkrimtarin Salman Ruzhdi.

Si përgjigje  ndaj deklaratës së Kadri Veselit, Vjosa Osmani tha se PDK e ka ADN-në e tradhëtisë dhe të mashtrimit në gjenet e saj duke injoruar faktin se, edhe tradhëtia sikur edhe mashtrimi, nuk trashëgohen por fitohen më vonë.

Gjenetika dhe ADN nuk e përcaktojnë se kush do të bëhet mashtrues, tradhëtar, hajdut, politikan, i keq apo i mirë por se përmes gjeneve kushtëzohen disa veçori fizike dhe shëndetësore.  Embrioni nuk ngjizet me gjak por me spermatozoidë dhe në bazë të kësaj përcaktohet më vonë struktura gjenetike.

Jo se PDK është ndonjë parti në emër të së cilës duhet të bësh be dhe rrufe për ndershmëri dhe besë mirëpo, LDK, e ngjizur nga koqet politike, njerëzore, kombëatre dhe morale të Rrahman Morinës, si trashëgimtare e Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës të Jugosllavisë si dhurues i spermës politike dhe programore, kombëtare dhe morale, do të duhej të ishte partia e fundit e të mbajë ligjerata për besë dhe ndershmëri!

Pastaj, përpjekjet për ta mbrojtur Kadri Veselin nga një diversion diletant gjentik të Vjosa Osmanit të disa tereqëve dhe tarakeshave të PDK-së e degraduan krejtësisht mbrojtjen, deri në një neveri! Edhe këta “ mbrojtës “ duke e huqur temën e mbrojtjes, u barazuan me Vjosa Osmanin, vetëm në një terren tjetër!

Mustafa Nano, kohë më parë pati deklaruar se shumica e shqiptarëve janë serbë, jo se kanë bërë transfuzion të gjakut por se janë shkërdhyer nga serbët dhe për këtë qenka përzier gjaku! Ilustrim shumë i ulët por me këtë hiqet dilema se a më e vjetër është pula (sperma) apo veja (gjaku). Për ata që e duan gjentikën dhe ADN - në! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shtator 2019

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ora 9:10)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Kaçanikut ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazin, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike lidhur me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Kalaja e Artanës, ora 10:30)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, mbanë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. (ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të,  përballë New Born-it, ora 10:30)

- Oda e Afarzimit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizojnë ngjarjen “Regional B2B Event”. (Holiday Inn në Shkup, 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mirëpret fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i Ministrit në MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e tretë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër ku i ftuari i radhës do të jetë Nenad Rašić, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit "Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindje". (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te qendrës studentore do të protestojnë para drejtorisë së qendrës studentore. (Para drejtorisë së qendrës studentore, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ulpianë, ora 11:40)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga Zagrebi në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Janjevën. (Janjevë, ora 12:20)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir 156, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Iniciativa për Histori Gojore organizon lansimin e aplikacionit mobil Prishtina Ecë. (Kafe—librarinë dit’ e nat’, ora 17:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e organizuar nga Gruaja Demokratike. (Hotel Venus, Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shpalos prioritetet qeverisëse. (Atelja e Sallës së Kuqe, ora 17:00)

- Federata e Piingpongut e Kosoves, organizon ndeshjet e ligës së parë, e ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Shkollës dhe Hasan Prishtinës. (Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banorë të fshatit Rufc. (Rufc, ora 19:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banor në fshatin Gadime. (Gadime, ora 21:00)