29 Mars 2024

Dhomat e Specializuar do te gjykojnë krimet e rrjetit te spiuneve te Serbisë brenda UÇK-së

Shkruar nga Xhevat Meha

Diskutimet rreth gykimite të krimeve eventuale të kryera nga ndonjë individë pjesëtarë i UÇK-së janë duke u zhvulluar qysh nga bërja publike e raportit të Dick Marty-t. Gjatë kësja kohe, këto diskutime kanë patur forma dhe përmbajtje të ndryshme.

Në fillim dhe deri tani vonë, diskutimet drejtoheshin në atë se një gjykim i tillë dëmton vleratë e luftës dhe të UÇK-së. Në fakt, ky diskutim ishte pjesë e diskutimeve të ngritura në opinionin e Kosovës rreth vlerave të luftës dhe të UÇK-së si terësi e vlerave.

Diskursi rreth vlerave të luftës dhe të UÇK-së u ngrit dhe u fuqizua për të krijuar ndasi në sulmues dhe mbrojtës të këtyre vlerave, krejt kjo artificialisht.

Ngritja dhe fuqizimi u krye përmes nxitjës dhe organizimit nga shërbimet e mshefta të Tiranës dhe Boegradit që vepronin mbrenda grupeve politike në Kosovë, dhe kjo shkoj deri në krijimin e “bllokut të luftës” dhe “bllokut të paqës”.

Më gjerësishtë në lidhje me këto janë paraqitur në librin tim të botuar në vitin 2016 SYNI DHE MENDJA E QYTETARIT PËRBALL SHËRBIMEVE TË MSHEFTA SERBE.

Gjatë gjithë diskutimeve nga fillimi e deri tani, temë boshtë ishte se të akuzuar mund të janë krerë të UÇK-së dhe se denimi eventual i tyre është denim i UÇK-së dhe në këtën mënyrë dëmtim i vlerave të luftës dhe vlerave të UÇK-së. Kjo nuk qëndron dhe është ngritur artificialisht.

Më gjerësishtë këtë e kam paraqitur në librin tim SYNI DHE MENDJA E QYTETARIT PËRBALL SHËRBIMEVE TË MSHEFTA SERBE në faqën 96, të cilat shkurtimisht janë të përmbledhura këtu: Nëse merret si i padiskutushëm numri prej 15,000 si ushtarëve të UÇK-së, numri 150 përbën 1%.

Kërkush nuk pret që numri i të dënuarve të jetë 150, ky numër pritet të jetë shumë më i vogël. Kjo do të thotë se numri i atyre që pritet të denohen sigurisht se do të jetë shumë më i vogël se 1%. Vlerë e luftës dhe e UÇK-së nuk janë pjesa prej më pak se 1% por pjesa prej më shumë se 99%.

Çështjen se të dënuar mund të janë krerë të UÇK-së e kam trajtuar në faqën 97 kësisoj, citat: “Shtrohet pyetja: kush i caktoj individët si komandant?

 Këta individë të caktuar si komandanta të UÇK-së në të vërtet kanë qenë, ose do të duhej të kishin qenë, të besuarit e popullit, të besuarit e një populli shumë të vuajtur, do të duhej të kenë ruajtur besimin e popullit si sytë e ballit, dhe në asnjë rrethanë të mos e keqpërdorin besimin e popullit.”

Krimet eventuale të kryera nga individët pjesëtarë të UÇK-së janë krime të kryera nga rrjeti i spiunëve të Serbisë mbrenda UÇK-së. Si dhe pse kjo?

Në Bruksel në vitin 2013 është publikuar e dhëna se gjatë luftës mbrenda strukturave të UÇK-së kanë vepruar 140 spiunë të stërvitur të betuar të Serbisë. Rrjeti i këtyre nuk kanë qenë kot, ose për të qëruar patate, kanë kryer detyratë e marra, ndonjëri edhe mund të ketë qëruar patate edhe të kryej detyra.

Po cilatë kanë qenë detyratë e këtij rrjeti të spiunëve? Kanë qenë: paraqitja e UÇK-së organizatë kriminale, terroriste, gjenocidale.

Këtë e kanë arritur përmes nxitjes, organizimit dhe kryerjes së krimeve, dhe në fund mbledhjes së dëshmive dhe dërgimi në Beograd. Kur të dihen emërat e listës së këtyre 140 spiunëve, do të dihet se kush kë e ka organizuar, kush kë e ka mashtruar dhe kush kë e ka tradhëtuar.

Se krimet eventuale të kryera nga individët pjesëtarë të UÇK-së janë krime të kryera nga rrjeti i spiunëve të Serbisë mbrenda UÇK-së vërtetohen nga disa ngjarje të cilat kanë qenë publike, ngjarje të cilat në vijim po iu përkujtoj atyrë që mund t’i kanë harruar.

Gjatë diskutimeve të ligjit për krijimin e Dhomave të Specializuara, rrjeti i spiunëve të SHMS-ve që ishte në veprim në atë kohë mbrenda Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve tjera, e shtynte që ligji të përmbaj se do të gjykohen krimet e kryera nga UÇK dhe se do të gjykohet gjenocidi i ushtruar nga UÇK.

Falë angazhimit të pjesës kundërvënese, ligji përmban se do të gjykohen krimet e kryera nga individë pjesëtarë të UÇK-së dhe termi gjenocid i ushtuar është hequr krejt. Poashtu, pak ditë pas miratimit të ligjit, dikur rreth një javë, Ivica Daçiç deklaron se Serbia nuk e njeh këtë gjykatë dhe se do të themeloj një gjykatë të vetën për të gjykuar krimet e kryera nga UÇK.

Gjykimet dhe dënimet nga Dhomat e Specializuara e krimeve eventuale të kryera nga individët pjesëtarë të UÇK-së i shoh si interes madhor për shetin e Kosovës. Pse dhe si kjo?

Të dhënat e publikuara dhe ngjarjet e ndodhura pas luftës së fundit janë të mjaftushme për kuptuar se këto krime eventuale janë organizuar nga SHMS-të dhe kësisoj janë krime të SHMS-ve.

Këto krime eventuale do të gjykohen dhe denohen nga gjykata e Kosovës, gjyykata e shtetit të Kosovës. Vendi i punës së Dhomave të Specializuara që nuk është Kosova dhe të punësuaritë si gjyqtarë dhe prokuror që nuk janë shtetas të Kosovës nuk e bëjnë këtë gjykatë ndërkombtare.

Këta të punësuar do të punojnë në zbatim të 100% të ligjeve të shtetit të Kosovës në një vend që 100% është legjitimuar nga legjislatura e shtetitit të Kosovës si vend pët të kryer këto gjykime.

Po Serbia ku po mbetet? Nëse eventualisht Dhomat e Specializuara do të dënojnë dikë, është e pritshme se në mesin e të dënuarve do të janë edhe disa, jo të gjithë, nga krerët e rrjetit të spiunëve të SHMS-ve gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

Kjo do të filloj edhe shkatërrimin e strukturave të rrjetitë të spiunëve që tani Serbia ka në veprim në Kosovë. Në shtetin e Serbisë nuk po shihet ndonjë entuziazëm rreth punës së Dhomave të Specializuara.

Për më tepër, Serbia ka aktivizuar rrjetin e spiunëve që të bëjnë përpjekje për shfuqizimin e kësaj gjykate në mënyrë që gjykimet të kryhen në Kosovë ku ka kontroll të fuqishëm mbi institucionet si gjykatatë dhe prokuroritë të cilat do t’i shpallin të pafajshëm krerët e rrjetit të spiunëve dhe do të dënojnë disa të parëdësishëm për ta, krejt kjo për të siguruar ruajtjen dhe vazhdimësin e veprimeve të mshefta në Kosovë.

Në vend të përfundimit:

Drzhava e Kosovës po bien, shteti i Kosovës po fillon të ndërtohet. Bac nuk u kry, mashtrim ka qenë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)