22 Prill 2021

Derivatet e naftës cënojnë shëndetin, jeten, mjedisin...

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Kosova është Shtet me aplikueshmëri tejet të ulët të ligjeve, zbatueshmëri kjo që ligjet dhe institucionet e drejtësisë i bën jo edhe aq të besueshme. Kjo zbatueshmëri e ulët e ligjeve reflektohet edhe në ekonomi, në biznes, në tregti e distribuim të derivative.

Kjo fushë, me ndikim jashtzakonisht të madh ekonomik, social…vazhdon të mbetet fushë ku “ dëshmohen “ zyrtarë të pazot, të pa vullnet dhe të pa ndjenja përgjegjësie për të vënë rregull e ligj, për ta mbrojtur mjedisin, konsumatorin, automjetin…xhepin e konsumatorit dhe arkën e Shtetit.

Për ta zgjedhur “ një here e përgjithëmonë “ problemin e importit, tregtisë dhe distribuimit të energjenteve - derivateve të naftës, kohë më pare Qeveria e Kosovës, MTI, vuri në zbatim Udhëzimin Administrativ për importin, tregtimin dhe distribuimin e derivateve të naftës sipas standardeve të BE-së – me maksimum 10 ppm?! 

Përkundër këtij UA ditë më pare në një pompë derivatesh u gjet naftë me mbi 300 ppm, ose 30 herë më shumë sulfur se që e lejon standardi. Askush nuk ndërmosi asgjë?!

Sot po jua prezantojmë dëshminë ( në attach ): Në një pompë derivatesh në Kosovë, kemi “ zbuluar “ naftë me 1.142 ppm, ose me 114 herë më shumë sulfur se që lejojnë standardet e BE-se ?! 

Kjo naftë, me këtë “ cilësi “ nuk është naftë por është mbeturinë, bërllok e helm!

Kosova ka dy biznese të autorizuara për inspektimin e tregtimit me derivate të naftës. Sipas informatave me të cilat disponon KONSUMATORI asnjëra nga to nuk i shfrytëzon tre laboratoret ekzistuese e të licencuara në Kosovë. Njëri nga bizneset e inspektimit shfrytëzon shërbimet e laboratorit të MAK PETROL në Shkup, anise:

-         Ky Laborator nuk është i licencuar nga MTI e Kosovës,

-         Paraqet konflikt interesi sepse po ky MAK PETROL është prodhues dhe eksportues i kësaj nafte jocilësore ?!

-         MAK PETROL për përpunim importon lëndën e pare, naftën e papërpunuar nga Irani, poashtu të cilësisë së dobët ( si të ishte e cilësisë “ Brend “ ),  për përpunimin e së cilës nuk ka impiante as teknologji të duhur. Sipas informatave me të cilat disponojmë MAK PETROL nuk gëzon të drejtën e distribuimit të këtyre derivateve jocilësore në tregun e Maqedonisë – por ka të drejtë ta helmojë Kosovën ?!

-         Rikujtojmë se në Kosovë akoma futen kontrabandë sasi enorme të derivateve të naftës ( nga kufiri poroz, në veçanti nga ai verior ). Është përgjegjësi e intistitucioneve dhe e mekanizmave të Shtetit që mos të lejojnë  hyrjen e këtyre derivative të naftës por edhe tregtimin e tyre në pompat e  Kosovës.

-         Duke përzgjedhur prodhuesin për të bërë kontrolllin / analizën e cilësisë, duke përzgjedhur një laborator pa tender, pa garë, pa i dhënë shansin laboratoreve vendore të licencuara Biznesi Inspektues dhe Autoriteti që e ka liçencuar bien ndesh me Ligjin e konkurrencës, Ligjin e Prokurimit?!

Ndaj, nga MTI dhe nga të gjithë mekanizmat e saj, duke u nisur nga Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit, nga inspektoratet…:

-         Kërkojmë të zhvilllohen kontrollet në të gjitha pompat e karburanteve në Kosovë dhe të konstatohet gjendja reale !

-         Kërkojmë dhe institojmë që të ndërpriten këto abuzime dhe bizneseve recidiviste t ju merren lejet e punës !

-         Kërkojmë nga Organet e Drejtësisë që, konform Kushtetutës dhe Ligjeve në Fuqi, të na marrin në mbrojtje !

-         Kërkojmë nga udhëheqësit e institucioneve të Shtetit, nga zyrtarët, edhe nga partitë politike të deklarohen për këtë tentim të cënimit të shëndetit e të jetës, ta gjykojnë dhe t i përkrahin Organet e Drejtësisë, ato të inspektimit, mekanizmat… që përfundimisht të ndalohet ndotja, rrezikimi i jetës e i shëndetit, helmimi… tentimvrasja me helme kimike nga 1142 ppm-at e naftës së abuzuesve të pandërgjegjëshëm që duan, për prëfitimet e tyre përsonale, ta shndërrojnë Kosovën në “ komorë gazi e tymi “ ?!

-         Kërkojmë përkrahje e mbështetje nga Shoqëria Civile Mjedisore / Ambientale që të na marrin në mbrojtje, të na përkrahin në mbrojtjen e mjedisit dhe të jetës e të shëndetit.

-         Ftojmë ngasësit / pronarët e automjeteve që t i shfrytëzojnë shërbimet tona për analiza gratis të naftës ( çdo ditë nga një falas ) e për konsumatorët tjerë do të përpiqemi të sigurojmë analiza derivatesh me çmime të ulura e për të siguruar sa më shumë fakte, dëshmi, prova për shkeljet e mëdha të Ligjit dhe të Udhëzimit Administrativ për tregtimin e derivateve të naftës, në mënyrë që bashkatrisht tua ndalim hovin mashtruesve, abuzuesve, shpekullantëve…përderisa kompetentët dremiten me kërrhamë ?! Këto analiza e konstatime do të na shërbejnë edhe në gjyq me rastin e kërkesës për zhdëmtim material, shëndetsor dhe në dinjitet.

-         Ftojmë donatorët zemërgjërë të na ndihmojnë në krijimin e fondeve për të zhvilluar aktivitetet e kontrollit / analizave të derivative të naftës ( dhe jo vetëm të tyre por edhe të ushqimeve ) si mënyrë e vetme për të luftuar edhe amullinë dhe mungesën e përkushtimit dhe të përgjegjëshmërisë mes disa institucioneve, mekanizmave e zyrtarëve kompetent për këto fusha.

-         Kërkojmë nga Shoqatat e naftëtarëve dhe Odat / Shoqatat e afaristëve brënda të cilave ato veprojnë që të vetorganizohen, t i ndërpresin praktikat abuzive dhe t i përjashtojnë nga rradhët e veta të gjithë abuzuesit / mashtruesit me derivate të naftës.

-         Ftojmë Asociacionet e Bizneseve, Odat e Shoqatat, vendore, mikste dhe ato të jashtme, që të na bashkangjiten në aksionin tone të marrjes në mbrojtje edhe të konsumatorëve biznesor të derivateve të naftës, në veçanti të prodhuesve, transportuesve dhe konsumuesve tjerë të mëdhenjë biznesor të këtij energjenti strategjik.

-         Kërkojmë nga MTI dhe nga mekanizmat e inspektimit të tregut, që çdo pompë ta obligojë që t ia prezantojë konsumatorit dokumentin  e analizës së cilësisë nga laboratoret të çertifikuara në Kosovë, e me insistimin e konsumatorit t ia sigurojë edhe kopjen e cila do të shfrytëzohet për krahasimin e përbërjes së derivatit.

-         Nga MTI kërkojmë që të shpallen të pavlefshme analizat e Laboratorit të MAK PETROL dhe që biznesit inspektues t ia ndalojë bërjen e analizave të derivateve të naftës te MAK PETROL për arsyet e cekura më lartë.

-         Nga Komisioni i Konkurencës kërkojmë të hetojë veprimet e monopolizimit të tregut dhe pengimin e konkurencës së lire !

-         Kërkojmë që MTI t i obligojë firmat inspektuese që analizat t i bëjnë te laboratoret e licencuara nga kjo Ministri në Kosovë, e në rast nevoje, me kërkesën e inspektoratit, gjyqit por edhe të konsumatorit, këto analiza të bëhen edhe te laboratoret e pavarura..

-         Kërkojmë nga ATK-ja që urgjentisht të zgjedhë formën e aplikimit të arkave fiskale, vënien  e tyre në përdorim por edhe ti detyrojë pompat e derivative të naftës që çdo konsumator ta pajisë me kupon, paragon, faturë ose dokument tjetër që dëshmon për shit-blerjen e derivative të naftës.

-         Ftojmë mediumet e informimit dhe gazetarët që të na përcjellin në përpjekjet tona për të mbrojtur vehten, Shtetin, Mjedisin…dhe arkën e Shtetit nga këta brejtës të pandërgjegjëshëm të çdo gjëje që e krijuam me mund në Shtetin tonë të ri.

Nga “ bashkpunimi “ me Laboratorin e MAK PETROL, sipas informacioneve deri te të cilat ka arritur KONSUMATORI, del se nga rreth 5.000 dokumentacionet e inspektuara janë bërë  vetëm 73 analiza. Që të gjitha 73 mostrat rezultojnë të jenë në suaza të standardeve ?!  Por, një mostër e analizuar nga EULEX-i, si mbikontrollë, ka rezultuar me 17% tejkalim të standardit duke i demantuar bizneset inspektuese vendore?!

Ndërsa analizat tona demantojnë edhe EULEX-in dhe flasin për tejkalimet e standardeve duke u nisur nga 15 ppm deri në 1142 ppm - që e kemi konstatuar së fundi ?! Dyshohet se bizneset inspektuese nga muaji maj i vitit të kaluar deri në muajin shkurt sivjet nuk e kanë bërë asnjë analizë të përbërjes ose të cilësisë së karburanteve?!

Nëse kemi parasysh faktin se Kosova brënda ditës importon, pra edhe i shpenzon, rreth 1.500.000 litra derivate të naftës atëherë nuk është vështirë të imagjinohet se çfarë dëmi i shkaktohet Shtetit, qytetarit, konsumatorit…shëndetit, jetës, mjedisit…me këtë bombë që na sulmon me 1.142 ppm?!

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)