21 Maj 2019

Dërgoje amanetin në vend bojkoto produktet serbe

Shkruar nga Mr. Lulzim A. Beqiri

Sapo ka filluar një sulm i paparë i çetnikëve serb drejt pozicioneve tona, sulm i rënd, janë qindra plumba raketa e minahedhës që po bien mbi trupat e ushtarëve të Kosovës, ofaaaaaa, keq më mori një plumb i armikut, euuu në loçkën e zemrës sime, oh bre...lamtumirë gruaja ime, lamtumirë biri im, lamtumirë toka ime, lamtumirë arat e mija, lamtumirë rrugët e ngushta të fshatit tim,  i lutem Zotit që gjaku im të jetë sebep që armiku serb, të mos shkel kurrë më në token time, oh, sa i lumtur j.... aman mos konsumoni produkte serbe do të kishte me qenë porosia e tij...

Kjo mund të jetë historia e ndonjërit nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u flijuan për ne që të jetojmë lirshëm, andaj si qytetar i Republikës së Kosovës po nisi edhe një herë thirrjen për bojkot të produkteve të shtetit të Serbisë, çdo i ri dhe e re, çdo shqiptar dhe shqiptare, çdo burrë dhe çdo grua e kanë detyrë të bojkotojnë produktet kancerogjene nga shteti i cili ka bërë gjenocid në Ballkan, dhe për këtë ka mijëra arsye.

 Po bëhen pothuajse 20 vjet pas lufte e Kosova mbetet një dosje e madhe e krimit të pandëshkuar. Një nga plagët më të rënda mbeten viktimat e gjalla të përdhunimit nga forcat serbe, ja edhe një rrëfim i një gruaje kosovare në Tv21, "Jo veç me u dënua, por e meritojnë me vdekje atë dënim kriminelet serb.

Çka kam hekë, çka kam përjetua, çka me kanë bë mu aman jarabi", rrëfen gruaja që u dhunua gjatë luftës në Kosovë nga paramilitarët serbë, a doni ende dëshmi për me i bojkotua ato produkte që potencialisht kanë mund të prodhohen po nga ky dhunuesi serb.

Është detyrë kombëtare bojkotimi i produkteve serbe, për shumë arsye meritore jo vetëm për ta dëmtuar ekonomikisht por për ta vetëdijesuar shtetin serb sepse është shtet dhe e ka në dorë zhvillimin ekonomik të Serbisë.

Mos harroni se Serbia kishte vrarë 12 mijë qytetar të pafajshëm, prej tyre 1,741 femra, 1,396 fëmijë nën moshën 18-vjeçare, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2,261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria, pastaj janë përdhunuar mbi 20 mijë gra kosovare, duke përzër 1 milionë qytetar, duke djegur mbi 100 mijë shtëpi, shteti kriminal serb ende po vazhdon luftën speciale ndaj Kosovës, si në aspektin politik, ekonomik e kulturor, pra ne po bëjmë tregti me armikun, një armik i keq dhe i pa mëshirë, ne ende po i hapim zemrën kompanive serbe, e  që parimisht nuk jam kundër përderisa shteti i tyre kërkon falje, mirëpo ky shtet kriminal nuk respekton asnjë ligj të Republikës sonë, madje ka edhe plane për trazira, aneksim, mosbindje ndaj shtetit të njohur tash nga shumica e vendeve demokratike.

Janë rreth 50 mijë pensionistë  që janë plaçkitur nga Serbia. Fondi Pensional i Kosovës ende mbetet i kidnapuar nga Serbia që nga paslufta, e që llogaritën që janë rreth 2 miliardë euro. Këto para të pensionistëve nga Kosova ende nuk janë kthyer nga Serbia.

Qendra Turistike e skijimit, në Brezovicë ende vazhdon të menaxhohet nga strukturat e shtetit të Serbisë, që do të thotë se të gjitha të hyrat që i bën kjo ndërmarrje shoqërore nga vizitorët, në përjashtim të parkimit të veturave, derdhen në fonde të Serbisë. Kjo ndërmarrje nuk paguan asnjë taksë për shtetin e Kosovës, fakt ky që e dëmton buxhetin e vendit. Vetëm borxhi ndaj Administratës Tatimore të Kosovës deri më tani është 4.5 milionë euro. Ndërkaq, ligjet për menaxhimin e tatimeve janë të njëjta për të gjitha komunat, por që në Komunën e Shtërpcës shef po del të jetë Serbia dhe llogaridhënia i bëhet asaj.

Është vërtetë shqetësuese për mua pushtimi i tregut kosovar nga produktet serbe, duke marrë parasysh që shumë herë ka rezultuar që disa nga ato produkte janë edhe kancerogjene, produkte me afate të skeduara. Thjesht nuk ka siguri nga produktet serbe. Këtu lind pyetja sa nacionalistë jemi ne, sa shumë e duam produktin vendor, sa shumë që proklamojmë në rrjetet sociale “Duaje tënden”, e në realitet konsumojmë prapë shumë produkte serbe. Madje edhe institucionet tona po e legjitimojnë ketë disbalanc tregtar sa i përket eksporteve dhe importeve me Serbinë.

Ekonomia informale ka ndikim mjaft të madh në territorin e Kosovës. Rreth 40% llogaritet aktualisht ekonomia informale dhe pjesa më e madhe e këtij problemi vjen nga veriu i Kosovës që administrohet nga pakica etnike serbe, e cila nuk iu bindet ligjeve të Republikës së Kosovës.

Thjesht Serbia për çdo vit shet rreth 500 milionë euro mallra në tregun e Kosovës, përderisa eksportet e Kosovës drejt shtetit fqinj nuk janë më të larta se 20 milionë euro, gjithashtu edhe Presidenti i Serbisë disa ditë më parë u kishte bërë thirrje kompanive serbe që të marrin pjesë sa më shumë në panairin e Prishtinës, ose në “ tokën e shenjtë” sipas serbëve.

Mendoj se ka ardhur koha që Kosovës t'i dalë një 'Mahatma Gandi' revolucionar indian, i cili ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë, filozofia e tij u themelua në mënyrë të vendosur, me thirrjen jo dhunës, pra qëllimi i tij ishte që të bojkotohet çdo gjë angleze, duke përfshirë edhe tregtinë dhe kjo u bë kulturë në Indi, u bë obligim, edhe Kosovës i duhet një Gand i ri që të paktën të ngritë vetëdijen për të bojkotuar produktet serbe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2019 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e pestë të rregullt në të cilen shqyrton Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Avokati i Popullit raportojnë para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë organizon konferencën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”, konferencë kjo e cila do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur. (Hotel Tirana International në Tiranë, ora 10:30)

- “Let’s Do It” organizon aksion për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh. (Fshati Dydesh, ora 10:30)

-  Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimime temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Kamenicës, ora 10:30)

- Mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të përkujtohet 20 vjetori i Masakrës në Burgun e Dubravës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Prizren, Podujevë, Shtërpc, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova pret në takim zëvendës ambasadorin bullgar në Kosovë ku do të bëje nënshkrimin e një marrëveshjeje për financimin e një projekti në qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog. (Zyra e krytarit Rugova, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e katër librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit ne UKZ: “Poetika e këngës epike historike”  autore Nevrije Bislimi-Ismaili, “As engjëlli, as djall” autor  Merxhan Avdyli, “Kurrikula dhe të menduarit kritik” autor Mensur Neziri dhe libri “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit” i autorit Faton Krasniqi. (Salla A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e parkut dhe këndit të lojërave për fëmijë. (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës. (Fshati Topanicë, rruga Crep - Kamenicë, kilometri i parë, ora 15:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik 16:00)