04 Mars 2021

Dënime për mediumet e informimit, gazetarët dhe të vërtetën

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Kodi etik i gazetarisë është dëshmuar (jo njëherë). Mendoj se më i besuar është dëshmuar mediumi e gazetari se sa disa parti e politikanë të zhytur në marifete. Është dëshmuar, në veçanti, më i besuar se disa kuvendarë të cilët karrigën dhe interesin personal ( grupor, partiak) e kanë më të shenjtë se Shtetin?!

Derisa Shteti, institucionet e Tij, zyrtarët…padrejtësisht i hyjnë në hak konsumatorit taksapagues e gjenerues kryesor të Buxhetit  të Shtetit të Kosovës, mediumet dhe gazetarët ishin dhe janë të vetmit të cilët çanin errësirën informative dhe i dilnin ( e i dalin ) krah konsumatorit. E Kuvendi i Kosovës, shih çudinë, pretendon që, me Kodin e ri penal, t i dënojë mediumet dhe gazetarët?!

Pse Kuvendi rrezikohet nga e vërteta, nga fjala e drejtë?

Burgosja e fjalës  së lire don të thotë lënie në terr e pa të drejtën elementare – të drejtën për informim që i takon popullit, qytetarit, konsumatorit, elektoratit..të cilët me votën e me vullnetin, me gjakun e me djersën, me përkrahjen e kurrizin, me paranë ngritën këtë Kuvend për t i përfaqësuar e për t u angazhuar për të drejtat, intereset, mirëqenien dhe për dinjitetin tonë – e jo për vehten e tyre.

Konsumatori ka zgjedhur dhe ka vendosur: Do t i përkrahim mediumet dhe gazetarët në luftë për të vërtetën dhe për të drejtën. Do t i përkrahim çdo here – edhe kur e vërteta dhe e drejta dhëmb !

E sa për rikujtim le të dihet? Jemi 40% mes partishë; 60% jemi jasht partishë; Rreth 40% jemi ende axhami për të drejtën e votes ?! Ndaj, kujdes. Këto matematika na thonë se asnjë parti nuk e ka arritur as 15%-shin e masës së tërësishme të popullit, të qytetarit, të konsumatorit ?!

Kjo matematikë na thotë se asnjë parti, as të gjitha partite së bashku nuk kanë të drejtë të na anashkalojnë, as t i keqkuptojnë, as t i keqinterpretojnë, as t i uzurpojë  të drejtat dhe intereset tona. Kjo matematikë na jep të drejtë të kërkojmë dhe të insisitojmë: Zbatoni premtimet tuaja!

Përmbajuni Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe mos u sillni si “ pushtet paralel “ ?! E, obligimin kushtetues të Kuvendit të Kosovës për të na informuar e përmbarojnë mediumet dhe gazetarët përkundër faktit se shumë institucione shtetërore e zyrtarë i fshehin informatat “ si gjarpëri këmbët “?!

Dhe, mos të harrohet. Kuvendi i Kosovës para se t i “ disiplinojë “ mediumet dhe gazetarët  duhet të na përgjigjet: Kush është përgjegjës që në Kosovë individi ( edhe grupi, edhe partia ) është mbi Ligjin, mbi Kushtetutën, mbi Shtetin? Ky individ nuk është as mediumi, as gazetari. Kuvendarët, disa, mund t i gjejnë mes tyre ?!

Do të donim të na përjigjeni edhe në pyetjen: Kush është, ose cilët janë ata që i bëjnë presion  Këshillit Gjyqësor të Kosovës, mos janë mediumet e gazetarët ? Kush e heshtë ose stimulon korrupsionin, tenderomaninë, abuzimet me ligjet…?

Mediumet e gazetarët ose…? Ose kujt i pengon zbulimi, zbardhja, publikimi i të vërtetave lidhur me këto dhe lidhur me shumë të bëma tjera ? E gjithë kjo a ka të bëj edhe me mos-heqjen e TVSH-së për mediumet e informimit dhe me heshtjen ( vetëkënaqësinë ) pas ( vet )mbylljes së disa mediumeve të informimit ?
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)