19 Mars 2024

Demonstrata për pagë të barabartë dhe kundër diskriminimit

20,000 njerëz bëjnë thirrje për t'i dhënë fund diskriminimit ndaj grave!

Shkruar nga Hilmi Gashi

20,000 njerëz pjesëmarrës në demonstratën për barazi në paga dhe kundër diskriminimit kanë dëshmuar se janë të mllefosur, që e drejta kushtetuese për barazi në pagë qe 37 vite ende shkelet me këmbë dhe seksizmi ende është prezent.

Kërkesa e tyre kryesore në adresë të Këshillit Nacional është e qartë dhe e zëshme: duam masa të përshtatshme për pagë të barabartë. Demonstrata e zhurmshme në Bernë sot ka treguar se gratë duan të mbrojnë veten kundër të gjitha formave të diskriminimit, përfshirë edhe një grevë të grave në vitin 2019. #Enough

Mjaftë! 20,000 pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës në demonstratën e të shtunës më 22 shtator 2018 në Bernë për barazi në paga dhe kundër diskriminimit në Bernë thanë mjaftë. Atyre u ka ardhur te hunda seksizmi dhe diskriminimi.

 Nuk duan më dallim në paga mes femrave dhe meshkujve. Ata janë të mllefosur, që e drejta kushtetuese për barazi në pagë mes femrave dhe meshkujve qe 37 vite ende nuk respektohet.

 Për këtë arsye, demonstruesit kërkojnë masa efektive në Ligjin për Barazi: në veçanti analiza të detyrueshme të pagave për të gjitha ndërmarrjet, rregullimi dhe korrigjimi i  menjëhershëm i pagave diskriminuese të femrave dhe gjoba të rënda për ndërmarrjet, të cilat shpërfillin ligjet në fuqi. 

Në demonstratë morën pjesë edhe shumë qytetare dhe qytetarë, femra dhe meshkuj,  me prejardhje nga trevat shqiptare. Ata në gjuhën amtare i përshëndeti Linda Maliqi, sekretare sindikale në Gjenevë.

Vjedhje skandaloze e pagave deri në 10 miliard në vit Dallimi i pagave midis femrave dhe meshkujve është mesatarisht 20 për qind. Kjo është skandaloze! Faktorë të ndryshëm diskriminuese kontribuojnë për këtë: pagat në profesione, në të cilat zakonisht punojnë femra, janë më të ulëta. Femrat i gjen më së paku në pozita të larta të menaxhimit dhe pjesa dërmuese e femrave punojnë me orar të pjesshëm, në mënyrë që të mund të kombinojnë punën dhe familjen, pra të ndërlidhin të dy përgjegjësitë.

„Edhe nëse i marrim parasysh justifikimet e zakonshme dhe e krahason një grua dhe një burrë në të njëjtën pozitë të punës, me të njëjtën përvojë profesionale, etj., është fakt se një grua në Zvicër në jetën e sajë profesionale, është mashtruar në shumën e plotë prej 300.000 frangash, vetëm për shkak se ajo është femër! ", thotë Corinne Schärer, anëtare e drejtorisë të Unia.

Vania Alleva, kryetare e Sindikatës Unia, në fjalimin e saj kërkoi një ligj efektiv për barazi në paga. Sipas saj, femrave në vit u mungojnë 10 miliardë, si pasojë e dallimit në paga. “Punëdhënësit përfitojnë jashtëzakonisht shumë mos barazia në paga dhe atë në kurriz të femrave.

Në bazë të një hulumtimi të Zyrës për Studime të Punë dhe Politikave Sociale BASS, del se femrave të punësuara në Zvicër brenda vitit i vidhen gati 10 miliard franga!”, shprehet Vania Alleva dhe paralajmëron se “Unia dhe Sindikatat tjera nuk do të pushojnë, deri të jetësohet dhe zbatohet neni kushtetues për barazi në pagë dhe barazia në page mes femrave dhe meshkujve të jetë realitet”.

Gratë janë gjithashtu të gatshme të dalin në grevë

Sipas Sindikatës Unia, te politikanët borgjez ende mungon vullneti për të zbatuar pagat e barabarta. Rishikimi i ligjit në fjalë është një “revizion i vockël”, sepse 99 për qind e ndërmarrjeve nuk do të detyrohen të bëjnë analiza të barazisë në paga, mundësitë e ndëshkimit mungojnë dhe afati i vlefshmërisë së ligjit i kufizuar.

Megjithatë, barazia në paga, pas 37 vjet mandati kushtetues duhet të bëhet realitet! Në një komunikatë për shtyp, Unia shkruan se sot, Parlamenti nacional i Zvicrës e ka në dorë çështjen e barazisë në paga.

Unia kërkon që deputetët e vendit të korrigjojnë rishikimin e ligjit. Nëse parlamenti nacional nuk i plotëson këto kërkesa, Unia thotë se është e gatshme të luftojë me mjete më të ashpra.

Së bashku me organizata dhe sindikata të tjera, Unia për vitin e ardhshëm 2019 po përgatit një grevë të grave, që të drejtat e femrave dhe barazia më në fund të zbatohen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)