20 Prill 2024

Demokracia dhe të rinjtë

Shkruar nga Avdullah Hasani

                                                                                                                                   
 “Demokracia bëhet e mundur nga ndjenja e njeriut për barazi. Prirja e tij për padrejtësi e bën të nevojshme demokracinë” (Reinhold Niebuhr)

Demokracia, kjo formë qeverisjeje e dalë nga vota e lirë dhe drejtpërdrejt nga një popull i lirë, jeton thellësisht pikërisht nga nga bashkëpunimi i drejtë, i lirë dhe cilësor i qytetarëve. Kusht për një angazhim sistematik dhe përmbajtësor është njohuria.

Mundësi përfshirjeje në të gjitha poret e organizimit qeverisës e kanë vetëm ata, të cilët kanë njohuri bazë mbi mekanizmat dhe institucionet e shtetit demokratik. Për këtë arsye, transmetimi i këtyre njohurive është një ndër detyrat më të rëndësishme të edukimit politik, qëllimi i të cilit është pjekuria e qytetarit.

Ç\'është demokracia, çarë mënyrash të demokracisë ekszistojnë? Si është zhvilluar demokracia?

Këto janë disa nga çështjet thelbësore, të cilat duhet t’i mendojmë, trajtojmë dhe përparojmë çdo herë kur flitet për demokracinë.

Së këndejmi, demokracia konsiston në pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisjen e vendit, kryesisht, për të mos thënë gjithherë, nëpërmjet institucionit të votës së lirë dhe të një populli të lirë.

Ashtu siç është e konceptuar në shumicën e vendeve perëndimore, vota e lirë e qytetarëve ka të bëjë me zgjedhjen e përfaqësuesve në institucione të një sistemi rregullativ parlamentar, ku miratohen kryesisht ligjet dhe qeveritë e radhës. Në rrethana të caktuara, kjo votë është e lidhur drejtpërdrejt edhe me një çështje të caktuar, kur e kërkon rasti, e që është referendumi.

E përcaktuar kështu, demokracia nuk mund të identifikohet as me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pluralizmit në shoqëri, as me vendosjen dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Nga ana tjetër, demokracia në vetvete nuk ka shumë vlerë përtej respektimit të atyre të drejtave dhe sidomos konsolidimit të shtetit ligjor.

Demokracia është një synim i përhershëm i të gjithë popujve në të gjithë botën, sepse ajo është garancia e qëndrueshme e lirisë. Ndryshe nga e kaluara e errët, sot rreth dy të tretat e vendeve të botës kanë instaluar sisteme demokratike dhe civile.

Kosova e dalë nga një sundim i egër dhe i gjatë shtypës e pushtues, sot i bashkohet epokës së madhe, të ndritur e të artë të demokracive të botës.

Demokracia në Kosovë nuk është më vetëm një synim i ëndërruar, por edhe realitet i ri që po ndërtohet çdo ditë dhe është qëllim i përhershëm.

Të rinjtë për ndërtimin e demokracisë

Të rinjtë e Republikës së Kosovës duhet të besojnë shumë se me pjesëmarrjen e  tyre në ndërtimin e demokracisë moderne do të mundësojë që të gjithë bashkëmoshatarët e rinj të angazhohen që t’i shumëfishojnë energjitë e tyre dhe të rrisin vullnetin për përmirësim të vazhdueshëm të politikave demokratike rinore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në dialogun kulturor dhe dilogun politik, i cili aktualisht është aq i domosdoshëm për shoqërinë tonë.

Të rinjtë duhet të ndihen krenarë me formën e përfshirjes të të rinjve në gjenerata (si dhe ta shumëfishojnë formën e organizimit nëpër aktivitete të ndryshme) , të bindur se kjo ndikon në rritjen e vazhdueshme të nivelit të synuar të demokracisë, sepse ndikon hapur edhe në krijimin dhe zbatimin e praktikave më moderne,  sipas modelit europian të jetës demokratike qytetare. 

Një përcaktim bindës ky, se prania e të rinjve në organizimet e ndryshme në shoqëri , sikurse janë zgjedhjet nacionale, por edhe ato të qeverisjes lokale , studimi i mirëfilltë, përfshirja në aktivitete të nduarnduarta kulturore, fuqizimi në tërësi i të rinjve në shoqëri do të ndikojë që zëri i tyre të jetë një zë aktiv në shoqëri, një zë përmbajtësor, i cili përveç se do të ndikojë që të përfillen interesat e moshës dhe të kohës më të re, me njerëz të rinj dhe gjak e hov të ri do t’i japë gradualisht një shtytje të veçantë zgjerimit të kuptimit sa më domethënës të demokracisë shtetndërtuese të Kosovës.

Afirmimi i të rinjve, i dëshmuar në përfshirjen qoftë me vetiniciativë, qoftë me detyrimet kushtetuese që dalin nga dokumentet dhe ligjet që sanksionojnë këtë përfshirje si në relacione të brendshme të jetës parlamentare, po aq edhe në përfshirjen në mekanizmat rajonalë, eurpoianë dhe botërorë, që dikur ishin thuaja baraz me utopinë, por që sot e gjithë ditën janë njërealitet që preket, ndjehet dhe përsoset gjithnjëe më shumë, për aq sa shoqëria kosovare avancon drejt anëtarësimit në të shumtën e mekanimzave botëror.

Kjo ndërlidhje e të rinjve me tërësinë e jetës insitucionale vendore e ndërkombëtare ushqehet dhe bashkërendohet falë një reciprociteti të natyshëm dhe të respektuar nga palët.
Të rinjtë janë dhe duhet të jenë në rrjedhat e këtij bashkërendimi që shpie shpejt dhe përmbajtësisht në demokracitë e dëshiruara.

Kosova duhet të jetë një e tillë.

Autori është President i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës dhe Deputet i AGJKRE-së

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)