21 Maj 2019

Dekospirimi i Planit të Hashim Thaçit

Shkruar nga Gani Qarri

 A mjafton vetëm kaq, apo duhet shkuar punës me kohë, deri në fund?!

Kur sheh sot, se si në momentet vendimtare edhe vet deputetët e opozitës ikin nga mbledhjet e Kuvendit, në të cilat nuk kërkohet asgjë më shumë sesa një votim i thjeshtë, gjë që si përfaqësues të popullit,ata edhe e kanë obligim ligjor, ta vejnë në dispozicion për një rezolutë të vetme të paraqitur nga vetë partitë e tyre, kundër bisedimeve të Thaçit për kufijtë e Kosovës me Serbinë, duhet ta konsiderojmë ngjarje me fat, qoftë edhe me vonesë, dekonspirimin nga kryeministri Haradinaj, të planeve të presidentit kuisling Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës.

Nuk mund të lihet pa u përmendur ,se përkundër të gjitha dobësive, të cilat i ka ai vetë dhe atyre që i vishen edhe nga të tjerët, në situatën nëpër të cilën po kalon Kosova është vetëm kryeminstri ai i cili i lodhur me aventurat e Hashim Thaçit,që tash e sa kohë, pa të drejtë dhe në kundërshtim të plotë me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e vendit, po i bie në qafë jo vetëm Qeverisë, por gjithë popullit të Kosovës, me qëllim të realizimit të planeve të Serbisë dhe Aleksandar Vuçiqit, për ndarjen e shtetit tonë të brishtë, përfundimisht mori guximin që me gjithë vonesën, i pari nga të gjithë politikanët e vendit,të dekonspirojë publikisht para mediave tendencën e presidentit kuisling Hashim Thaçi për shitjen e tokës së Kosovës si të tijën.

Paramendojeni sikur në këto momente të vështira për vendin, të ishin Isa Mustafa, Behgjet Pacolli apo edhe Fatmir Limaj kryeministër, se si mund të silleshin ata me një Qeveri dhe Parlament si këto që sot i kontrollon dhe dirigjon vetë Hashim Thaçi, se me çfarë lehtësie do t`i bënte ai pazar tokat dhe pasuritë e Kosovës, para heshtjes dhe kokëuljes së tyre.

Të paktën kryeminstri aktual sqaroi para mediave qytetarët e Kosovës dhe opinionin ndërkombëtar se këtu nuk flitet më për kurrfarë korrigjimi siç po mundohet ta kamuflojë Hashim Thaçi, por për plan të detajuar të Aleksandar Vuçiqit, duke bërë të ditur për herë të parë se i njëjti i është paraqitur edhe vetë atij dhe ka mundur të shohë në detaje se aty nuk ka të bëjë fare me korrigjim dhe as me shkëmbim të territoreve, por me ndarjen puro të Kosovës.

Për aq më keq, bazuar në planin anti-Kosovë të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, Serbia nuk do ta marrë vetëm Leshakun siç po mundohet të gënjejë Hashim Thaçi, por pikësëpari do ta aneksojë Trepçën tonë të madhe sa vet Kosova,bashkë me fshatrat Zhazhë, Kelmend e Vllahi përfshi  edhe vetë Boletinin, vendlindjen e njërit prej heronjve tanë më të mirënjohur të viteve të Pavarësisë, Isa Boletinit, në mënyrë që shqiptarëve në veri, përveç tokës t'ua marrë edhe krenarinë, shuaj traditën autoktone si dhe të gjitha themelet e heroizmave kombëtare në këtë pjesë të atdheut, për t'i lënë ata edhe pa histori.

Ndaj sado që me plot të drejtë, faji konsiderohet të jet edhe i z.Haradinaj, se pse ai nuk e merr vetë të udhëheqë dialogun me Serbinë si kryeministër i vendit, por lejon Hashim Thaçin që të tallet edhe më tej me popullin dhe shtetin e Kosovës", mendojë se këtu ekziston një problem më i thellë dhe shumë më delikat sesa që konceptohet nga jashtë dhe vetëm në dukje të parë dhe më çuditë fakti se pse asnjëherë deri më tani nuk po thuhet troç që Hashim Thaçi  dialogun me Serbinë, pa marrë parasysh funksionet shtetrore që ka mbajtë, kurrë nuk ka lejuar dhe as tani nuk lejon që atë ta udhëheq dikush tjetër, për faktin se vetë ekzistenca e Thaçit është e lidhur kryekëput me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilën ai edhe i ka varë të gjitha shpresat për shpëtimin e tij.

Kështu që dhe nuk duhet harruar se në gjendjen nëpër të cilën Hashim Thaçi po kalon, e që ndoshta janë momentet e fundit të jetës së tij në liri, para se të ndodhë edhe me të, ajo që aktualisht po ndodh ame ish mikun e vet të ngushtë Nikolla Gruevskin, dhe nuk shkarkohet urgjentisht nga të gjitha postet shtetrore dhe politike, Hashim Thaçi po bëhet aq i rrezikshëm për të gjithë qytetarët, për integritetin territorial të shtetit, për ekzistencën e vet Kosovës si entitet i pavarur dhe kryeministrin aktual, saqë ta çojë vendin edhe në një luftë civile, kur dihet se kohët e fundit, jo vetëm  hipotetikisht përflitet gjithandej, se pas taktizimit me Aleksandar Vuçiqin për rrëzimin e Qeverisë aktuale, përmes tërheqjes së Listës Serbe, Hashim Thaçi me ndihmën e SHIK-ut, ka filluar ta kërcënojë edhe fizikisht kryministrin, nëse ai vijon t'i bëhet pengesë në planin e tij monstruoz për ndarjen e Kosovës dhe faljen e 1/3-s së territorit të saj Serbisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2019 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e pestë të rregullt në të cilen shqyrton Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Avokati i Popullit raportojnë para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë organizon konferencën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”, konferencë kjo e cila do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur. (Hotel Tirana International në Tiranë, ora 10:30)

- “Let’s Do It” organizon aksion për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh. (Fshati Dydesh, ora 10:30)

-  Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimime temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Kamenicës, ora 10:30)

- Mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të përkujtohet 20 vjetori i Masakrës në Burgun e Dubravës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Prizren, Podujevë, Shtërpc, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova pret në takim zëvendës ambasadorin bullgar në Kosovë ku do të bëje nënshkrimin e një marrëveshjeje për financimin e një projekti në qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog. (Zyra e krytarit Rugova, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e katër librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit ne UKZ: “Poetika e këngës epike historike”  autore Nevrije Bislimi-Ismaili, “As engjëlli, as djall” autor  Merxhan Avdyli, “Kurrikula dhe të menduarit kritik” autor Mensur Neziri dhe libri “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit” i autorit Faton Krasniqi. (Salla A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e parkut dhe këndit të lojërave për fëmijë. (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës. (Fshati Topanicë, rruga Crep - Kamenicë, kilometri i parë, ora 15:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik 16:00)