24 Prill 2024

Definimi i statusit juridik nuk i plotëson kërkesat elementare të zjarrfikësve

Shkruar nga Tahir Ahmeti

Definimi i statusit juridik të Zjarrfikësve Shpëtues të Kosovës, është vetëm një nga disa problemet e paadresuara dhe të pazgjidhura të këtij shërbimi të sigurisë në Kosovë, por që si hap i vetëm nuk i plotëson kërkesat elementare të zjarrfikësve, cilat me të drejtë i kërkojnë.

Duhet të hiqet mjegulla e krijuar dhe të qartësohet gjendja e cila është konfuze jo vetëm për shërbimin, por edhe për institucionet dhe publikun.

Me faktin qe ky shërbim nuk ka adresë të saktë menaxhuese, do të duhej që ky konfuzitet ndërinstitucional të sqarohet sa më parë, të ndërmerren veprime konkrete për përmisimin e kushteve të punës dhe të sigurohen pajisje dhe mjete të domosdoshme.

Se kushtet e zjarrfikësve shpëtues janë në nivel krejtësisht të keq dhe shumë larg standardeve minimale, këtu nuk ka dilema për askënd që profesionalisht apo praktikisht merret me këtë fushë.

Nuk duhet lejuar rrezikimi i shëndetit dhe jetës së zjarrfikësve për shkak të mungesës së kushteve dhe pajisjeve elementare për punë.

Zjarrfikësve shpëtues i mungojnë mjetet dhe paisjet elementare jo vetëm për të kryer punën në të mirë të shpëtimit të jetës dhe pronës së njerëzve të Kosovës, por edhe në mbrojtjen e jetës së tyre, andaj është urgjente gjetja e mundësive buxhetore për të adresuar këtë problem.

Është detyrim i qeverisë që të përmirësojë kushtet e këtij shërbimi, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

Zjarrfikësve duhët të ju kompenzohet puna e ndrrimit të natës, orët jashtë orarit, puna gjatë festave shtetërore, në këto raste duhet të aplikohën parime të njëjta me institucionet tjera publike në Kosovë.

Nuk duhet të lejohët diskriminimi dhe padrejtësia e mëtutjeshme, pra kompenzimi duhet të ndodhë ashtu siq është e përcaktuar me ligjet në fuqi.

Duhet të rishikohet shkalla e rrëzikshmërisë për këtë shërbim të sigurisë, gjithashtu duhet të ketë sistem të ngritjes dhe zhvillimit të karierës përmes aplikimit të gradave si dhe të shikohet mundësia e plotësimit me staf të ri.

Ky shërbim ka numër të vogël të zjarrfikësve, përafërsisht një zjarrfikës në 2.500 banorë, e që sipas standardeve ndërkombëtare do të duhej të ishte një zjarrfikës për 1.000 banorë.

Kur kësaj i shtohet edhe mosha mesatare e zjarrfikësve të Kosovës e cila është rreth të pesëdhjetave, atëherë me të vërtet është e qartë që ky shërbim është totalisht larg plotësimit të standardeve minimale.

Themelimi i komisionit që do të merret me përgatitjen e propozimit per definimin e statusit të zjarrfikësve është pikënisje e mirë për një zgjidhje afatgjate, mirëpo pa plotësimin e këtyre kërkesava elementare dhe parimore, agonia dhe problemet në këtë shërbim do të vazhdojnë edhe për një kohë shumë të gjatë, ndërsa paknaqësit dhe revolta vetëm sa do të shtohen te kjo kategori e të punësuarve.

/Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)