18 Prill 2024

‘Dashuria’ për tokën e huaj

Shkruar nga Ramiz Bojaj
 
Presidenti serb Tadiç vazhdon ta kërcënojë Kosovën dhe paqen këtu, pa dhënë asnjë llogari për të palarat qe ushtria, policia dhe formacionet paramilitare serbe, bënë në Kosovë (kundër popullatës shumicë shqiptare).

Duke u nisur nga ky fakt, Tadiç nuk do duhej të lejohej të futej në Kosovë, (por iu dha ‘iza’), edhe pse ishte tejet e ditur se nuk do t’i përmbahej motiveve fetare.

Sikur të mos ishte “Vetëvendosja”, Tadiç me “krajlat” e tij do të hynin e dilnin nga Kosova, pa therrë në këmbë, duke lënë përshtypjen se ketu s’ka shtet, s’ka qeveri, e s’ka kush t’ia prish terezinë “milosheviqëve”, të vegjël.

Shkelja e tokës së Republikës së Kosovës nga ana e presidentit serb, Boris Tadiç, (pa kërkim falje për terrorin dhe gjenocidin qe Serbia ka bërë kundër shqiptarëve), është tallje me institucionet tona shtetërore dhe shkelje flagrante e sakrificës dhe gjakut liridashës të popullit shqiptar.

Teokrati Tadiç erdhi në Kosovë për të promovuar teorinë milosheviqiane të Serbisë së madhe, duke përkrahur dhe mbrojtur strukturat kriminale në veri, banda këto, të cilët kohë më parë vranë policin tonë, Enver Zymberi, dhe plagosën ushtarët evropianë të KFOR-it. Dukej tejet absurde, kur i shikoje forcat ROSU, (kolegët e heroit Zymberi) duke u kujdesur për “menaxherin” e strukturave ilegale, presidentin Tadiq, njeriu  cili pa keqardhje mbronte kriminelët, bandat dhe elementet vrastare në veriun e Mitrovicës.

Tadiç, zbarkoi në Kosovë, pas një sërë akuzash paraprake me tone tejet kërcënuese kundër shtetit tonë: “Kosova është Serbi, Duhet ndarë Kosova, etj.” Thjeshtë kaq ka fuqi të bëjë Tadiçi, nëse kërkojmë një ndryshim nga paraardhësi i tij Milosheviç.

Ky teokrat,(por edhe sikur të ishte gjallë krimineli Millosheviq), nuk do të mundej të dislokonte forca ushtarake a policore në territorin e Republikës së Kosovës. Pra, Tadiç, vizitoi politikisht Kosovën, (pavarësisht proklamimit të tij dhe qeveritarëve tanë për një vizitë religjioze).

Duke treguar fytyrën e vërtetë për motivet e vizitës së tij në Kosovë, presidenti serb, sërish lëshoi tone kërcënuese se “Kosova është tokë serbe. Kurrë nuk do të pranojmë t'i shuajë instuitucionet paralele serbe në veri.

Kjo do të thoshte shpërngulje afatgjate e serbëve nga Kosova. Serbët në Kosovë pa to nuk do të mund të si gurojnë arsim, shëndetësi socializim etj”. Sipas tij, arsimimi, siguria dhe jetesa afatgjatë, mund të bëhet duke bllokuar rrugët urbane, duke sulmuar dhe vrarë policinë e Kosovës, dhe duke sulmuar autoritetet doganore e të drejtësisë, por edhe KFOR-in.

Pra, duke sulmuar KFOR-in dhe EULEX-in, gjykatat, kufijtë dhe doganat, serbët do të ndihen “më rehat”, në shtetin e Kosovës. Në përkthimin tonë kjo do të thotë ‘rehati’ të kriminalitetit dhe strukturave banditeske në Kosovë, por jo edhe të populatës civile, as të vet serbëve.

"Këtu, në Deçan, ky manastir edhe është vend i shenjtë jo vetëm për popullin tonë, por për të gjithë njerëzit që shkelin në tokën tonë, vendin tonë. Kjo është hapësira e jonë përbashkët evropiane”. Ndërkaq, thirrja e tij për paqe, nënkupton paprekshmërinë dhe legalizimin e strukturave vrastare në veriun e Mitrovicës.

Pas gjithë këtyre veprimeve të cekura, tingëllon tejet absurde, proklamimi i zëvendëskryeministrit tonë, Hajredin Kuçi, se kërkesa për “vizitë” e Tadiqit dhe disa zyrtarëve të tjerë serbë në Deçan, mban karakter fetar, dhe se pas fjalorit politik të presidentit serb, nuk do t’i lejohet të hyjë më në Kosovë. Kjo do të ishte më shumë e besueshme, sikur i njëjti epizod nuk do të përsëritej copy paste, nga ai i vitit të kaluar.

Të njëjta tonë kërcënuese, të njëjtat reagime! “Kërkesa e vizitës së presidentit serb, Tadiç, në Manastirin e Deçanit, është cilësuar si vizitë religjioze. Prej shumë vitesh, vizitat e tij në Kosovë kanë qenë të ngarkuara me mesazhe politike të papranueshme dhe nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri”.

Presidenti serb Tadiç vazhdon ta kërcënojë Kosovën dhe paqen këtu, pa dhënë asnjë llogari për ta palarat qe ushtria, policia dhe formacionet paramilitare serbe, bënë në Kosovë (kundër popullatës shumicë shqiptare).

 Duke u nisur nga ky fakt, Tadiç nuk do duhej të lejohej të futej në Kosovë, edhe sikur ky njeri t’i përmbahej në përpikëri liturgjisë fetare. Por, ky u lejua të hyjë në Kosovë, edhe pse ishte tejet e ditur se nuk do t’i përmbahej motiveve fetare. Çdo qasje e Serbisë në Kosovë (pavarësisht proklamimit si lidhje shpirtërore ose religjioze), është me përmbajtje politike.

Politikë është, jo vetëm kur politikani Tadiç, si kryetar i një shteti fqinj, qe ende nuk na njeh autorësinë e shtetit tonë (tendencat territoriale ndaj Kosovës), shkel territorin tonë, por, politikë është edhe kur Peshkopi Teodosije, bën lutje për kthimin e policisë dhe ushtrisë serbe ketu.

Sikur të mos ishte “Vetëvendosja”, Tadiç me “krajlat” e tij do të hynin e dilnin nga Kosova, pa therrë në këmbë, duke lënë përshtypjen se këtu s’ka shtet, s’ka qeveri, e s’ka kush t’ia prish terezinë këtij “milosheviqi”, të vogël.
 
Tezat e Tadiçit për ndarjen e Kosovës
 
Presidenti serb, Boris Tadic, si për ironi, para se të hyjë në vendin tonë, kishte paralajmëruar se do të kërkojë mbështetje të shtuar nga shtetet më me ndikim të botës, për zhbërjen e shtetit të Kosovës. “Elementi kryesor i këtij plani është zgjidhja me të cilën Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Zgjidhja për veriun e Kosovës (legalizimi i strukturave kriminale), e cila karakterizohet ndryshe nga realiteti tjetër në raport me dominimin shqiptar në jug të Ibrit. Mbrojtja e manastireve dhe trashëgimisë serbe, sidomos garanci për sigurinë e serbëve që jetojnë në enklava”.

Zgjidhja sipas Tadiçit nënkupton, bllokimin e rrugëve nëpër enklavat serbe, krijimin e strukturave kriminale, të cilat përkojnë me refuzimin e autoriteteve shtetërore e legjitime të Republikës së Kosovës. Model, i cili do ti paraprinte vizatimit të hartes së re të Kosovës.

“Ka shumë modele, që nga aplikimi i dy Gjermanive, deri te Tiroli Jugor, ishujt Oland, modeli irlandez, nga të cilat duhet të marrim atë që është e mirë dhe e zbatueshme për hapësirën e Kosovës”. Pas gjithë këtyre tezave, bartësi i planit për ndarje, presidenti serb, u lejua të hynte si “engjull”, në tokën e Kosovës.
 
Pse duhet përkrahur “Vetëvendosja”
 
Lëvizja, parlamentare dhe popullore “Vetëvendosja”- duke protestuar kundër eskortës së Tadiçit, tregoi se Kosova është tokë shqiptare. Pa sens nacionalist, reagimi protestues i VV-së, ka të bëjë me mbrojtjen e etikës nacionale.

Ky vlerësim vjen për faktin se kryetari i Serbisë, jo vetëm qe nuk shprehu keqardhje asnjëherë për fatkeqësinë, qe policia dhe ushtria e tij, i sollën shqiptarëve, por i njëjti fyen dhe kërcënon shqiptarët duke mbrojtur teorinë milosheviqiane se “Kosova është tokë serbe, se strukturat paralele nuk do të shuhen kurrë”.

Bazuar mbi këto koncepte, Tadiç nuk ngjanë aspak me autoritetin e një presidenti të një shteti, (qoftë edhe të një vendi qe nuk na ka njohur), por ky më tepër anon kah një autoritet krimineli, i cili erdhi në shtetin tonë, për të promovuar gjenocidin serb në Kosovë. Në fakt Tadiç, vazhdon t’i ndjekë kultet sllave në Kosovë, pikërisht në atë menyrë, siq i kishte shpallur kryekrimineli ballkanik, Sllobodan Millosheviq.

Dallimi në mes Milosheviqit dhe Tadiçit, është vetëm se i pari u proklamua në kalë të bardhë, ndërsa i dyti me vetura luksoze (kjo është formë e vetme nëse mund të quhet më moderne).

Hyrja e dalja e tadiçëve pa therrë në këmbë në Kosovë, nuk është metodë e re provokuese ndaj popullatës shumicë shqiptare. Por duke marrë parasysh se edhe kriminelët ordinerë (vrasësit në veri), jetojnë të qetë në qerdhët e tyre, kjo nuk do më shumë koment.

Duket tejet e quditshme, se përse qeveritarët tanë nuk kërkuan të paktën disa kushte para se presidenti serb të hynte në Kosovë, (psh. distancimi nga strukturat kriminale në veri, kërkimfalja për gjenicidin serb në Kosovë, etj.), të cilat do t’ia pamundësonin, ose të paktën, vështirësonin hyrjen në Kosovë. Por, të gjitha këto fakte, është dashur të thuhen nëpër rrugët tona.

Qytetarët tanë nëpër rrugë të ftohta, i tregonin  vendin Tadiçit: “Patrikana është e Pejës”, “Shqipëria natyrale – realitet”, etj. "Politika e Tadiçit është identike me atë të Millosheviçit.

Kishat fetare janë të besimit ortodoks shqiptar. Cilat janë të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit? Kur do të kërkoni falje për gjenocidin e bërë në Kosovë? Kur do t`i ktheni eshtrat e të zhdukurve?".

Qeveritarët tanë e përcollën këtë ngjarje përmes ekraneve televizive, nëpër hotelet e buta të kryeqytetit, të cilët pa asnjë përgjegjësi “faji”, shikonin hapat e një krimineli (presidentin Tadiç), duke u endur, provokuar dhe kërcënuar, paqen, sigurinë dhe vet sovranitetin e shtetit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, policia jonë, me plot absurditet, i sulmoi dhe arrestoi protestuesit tanë. Le të shkojë ndonjëri nga liderët tanë në Kosovën Lindore, (Thaçi a Jahjaga), do të ishte fat i madh, sikur do të ktheheshin vetëm me disa xhama të thyer.

Edhe më absurde, duket të tingëllojë mesazhi kreut të MPB-së, Bajram Rexhepi, dedikuar Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vendimin për bllokim të dy pikave kufitare me Serbinë, (Merdar dhe Dheu i Bardhë), me 14 janar.

“E drejta e disa qytetarëve për të shprehur pakënaqësinë nuk do të lejohet të abuzohet në dëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve tjerë dhe mallrave në territorin e Kosovës. Policia e Kosovës do të ketë zero tolerancë ndaj bllokimit ilegal të rrugëve”.

Do të dukej tejet burrërore, sikur vendosmëria për liri të lëvizjes të ishte gjithëpërfshirëse për tërë territorin e Kosovës. Por, adresimi kërcënues për një grup protestuesish, të cilët nuk kërkojnë asgjë më tepër se funksionim ligjesh dhe autorësi të shtetësisë së munguar, për të toleruar në anën tjetër (serbët në veri të Mitrovicës), jo vetëm t’i bllokojnë rrugët, por të kërcënojnë qytetarët me tyta armësh, të vrasin e të plagosin. Kjo nuk do më shumë koment.
 
(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)