25 Prill 2024

Daciç- ‘Bin Ladeni’ i Ballkanit

Shkruar nga Ramiz Bojaj

Agresioni i shtuar i Serbisë, kunër shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është fushatë për të kënaqur mendësinë e sëmurë sllave, e cila ende vazhdon të “besojë” në ëndrrën për Serbinë e madhe.

Pavarësisht se të gjithë politikanët në Serbi mbajnë qendrime armiqësore ndaj shtetit tonë, na mbetet ne që t’ua bëjmë të qartë se ata ishin pushtues dhe fashistë në tokën e Kosovës.

Mbeturinat millosheviqiane terrorizojnë Ballkanin. Egërsia serbe kundër shtetit të Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë, mbetet kërcënim permanent për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Fushata antishqiptare e Serbisë nën udhëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Ivica Daciç, pasqyron pikëpamjet milosheviqiane të politikëbërjes në Serbi.

Arrestimet pompoze të shtetasve të Kosovës, proklamimet spektakulare të Daciçit (kërcënimet, ngritja e aktakuzave falso dhe poshtrimi i simboleve shtetërore etj.) ngjajnë me imazhet e kryeterroristit Osama Bin Ladenit, i cili kënaqej teksa ekzekutonte me gjakftohtësi kokat e civilëve të zënë rob (qytetarëve të pafajshëm).

Daciq është njëri nga kriminelët më të ndytë të Slobodan Milosheviqit. Ivica Daciq, bashkë me Shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, zëvendësprokurorin për krime lufte, Bruno Vekariq dhe gati të gjithë politikëbërësit aktual të Serbisë, në bazë të ligjit të drejtësisë është dashur të “mrizojnë” në Burgun e Hagës, për mizoritë e kryera kundër civilëve të pafajshëm shqiptarë.

Ata qe është dashur të dënoheshin si kriminelë lufte, sot udhëheqin prakikat e politikës terroriste e kriminale të Milosheviqit, duke rrënuar imazhin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Milosheviqi ka vdekur në përballje me drejtësinë në Hagë, por ‘milosheviqët e vegjët’ vazhdojnë rrugën fashisoide të paraardhësit të tyre, duke terrorizuar rajonin dhe shtetin e ri të Kosovës.

Teoria milosheviqiane si koncept politik nuk u ndëshkua kurrë dhe si e tillë mbetet kërcënim i përhershëm për rajonin. Daçiç, në prononcimin e tij të 29 marsit të këtij viti, (pas kishte kidnapimit të dy policëve të Kosovës), kishte ndezuar alarmin për burgosjen e të gjithë shqiptarëve. Me një fjalë, “kushdo që rrezikon rendin kushtetues të Serbisë do të arrestohet”.

Kështu thoshte edhe kryekasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviq, “kushdo qe nuk e pranon shtetin e Serbisë janë terroristë dhe do të vriten”. Dallimi në mes të Milosheviqit e Daciqit është vetëm tek mjetet ekzekutive.

I pari kërkonte vdekjen për shqiptarët ndërsa i fundit kërkon burgun e përjetshëm.  \"Sa njerëz në Kosovë rrënojnë rendin kushtetues tëSerbisë, sepse pjesëmarrja në institucionet e atjeshme është shkelje e rendit tonë juridik”.

A nuk ngjan kjo me “kërcënimin me vdekje” qe Osama Bin Ladeni, adresonte kundër qytetarëve euro-amerikanë (qofshin edhe udhëtar rasti)!- Mbi këto koncepte ka ndodhur edhe arrestimi i Mark Kasnetit dhe dhjetra qytetarëve të tjerë shqiptarë.

Kreu i MPBS-së, Daçiq fare pa hezitim “zbulon” se “Kasneti është përgjegjës për krime lufte ndaj serbëve në Kosovë”. Kjo dëshmon se qdo shqiptar mund të dënohet nën akuzat e ngritura nëpër shërbimet e fshehta të UDB-së, qëllimi i të cilave është ndëshkimi kolektiv për shtetasit e Kosovës.

Këtë e vërteton edhe Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekaric, duke thënë se “dëshmitarët” do të gjejnë “armiqtë” e tyre të cilët i paskan ‘vrarë’ ose ndjekur gjatë dhe pas luftës së fundit.

\"Qytetarët e Kosovës, të dyshuar për krime lufte, duhet të jenë të kujdesshëm, sepse i pret arrestimi sipas urdhër-arresteve sekrete të Serbisë. Do të vijnë shumë dëshmitarë, të dëmtuar, që të bëjnë identifikimin e të akuzuarve”.

Kjo më kujton vitin 1994, kur edhe vet isha arrestuar dhe terrorizuar nga UDB-jë me akuzë për terrorizëm, e ku “dëshmitari” në vendngjarje kishte “zbuluar” aktivitetin tim për vjedhjen e radiolidhjeve të policisë serbe.

Dëshmitarin e rrejshëm se kisha parë kurrë më parë,por sa vlente kjo, kur aktakuza shkruhej në gjuhën qe se kuptoja dhe dëshmitë “argumentoheshin” në plagët qe kullonin.

Shtegu i hapur për luftë

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq, kërcënon hapur shtetin e Kosovës, duke iu referuar armiqësisht, uniformave të sigurisë së brendshme të shtetit tonë (PK-së).

“Prania e Policisë së Kosovës në linjën administrative paraqet rrezik për sigurinë”. Pra, Dikoviq, së pari nuk njeh kufijtë shtetëror e as autoritetet legjitime të Kosovës, duke e lënë të hapur mundësinë e arrestimeve dhe kidnapimeve të radhës. Dikoviq gjatë luftës së vitit 1999 ishte komandant i njësisë së motorizuar 37 të Rashkës, e cila  ka kryer spastrime etnike dhe krime të rënda në Kosovë. Këtë e dëshmon edhe Natasha Kandiq, kryetare e Fondit për të Drejtën Humanitare,duke akuzuar Dikoviqin për krime të luftës në Kosovë (1998-99).

“Shumë krime të rënda dhe vrasje masive ishin kryer në pjesën qendrore të Kosovës, ku Dikoviq ishte përgjegjës si komandant brigade në vitin 1999. Krimet përfshijnë ekzekutimet e civilëve, vjedhjet dhe dhunimet”.

Është e quditshme se si BE-ja i pranon si partnerë këta milosheviqë të vegjët, të cilët jo vetëm qe s’u ndëshkuan kurrë, por po shpërblehen me gjithë duart e përgjakura dhe me qindra dosje për krime lufte.

Serbia kërcënon Kosovën edhe përmes metodave konspirative në veri (organizatat ultranacionaliste e terroriste), siq janë: “Obraz”, “Srpski Cetnicki Pokret”, “Grobari” etj., të cilat janë të trajnuara për metoda terroriste.

Por, zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës, nuk kanë bërë, pothuajse asgjë, për ndëshimin e këtyre kriminelëve të luftës të cilët udhëheqin aktualisht politikën e Serbisë (qoftë edhe ngritja e ndonjë aktakuzë).

Atë qe është dashur të bëjë Kosova, tashmë po e bënë Serbia, duke ngritur dhjetra aktakuza kundër qytetarëve shqiptarë. Jo vetëm kjo. Qeveritarët tanë, nuk treguan as notën minimale për aplikimin e principeve politike në përputhje me interesat tona shtetërore e kombëtare.

Duke qenë fare pa kredibilitet, Qeveria  Kosovës, u kritikua nga Bruksesli, për çfarëdo aksioni policor në veri(për të vendosur rendin dhe ligjin). Por, ndërkombëtarët, mbrojtën institucionet paralele, grupet dhe bandat serbe qe trafikojnë drogë e vrasin qytetarë të pafajshëm.

Kjo me pretekst të hapjes së një vale të re dialogu, kinse për “zgjidhjen” pa dhunë të problemit në veri. Brukseli bën llogari se me këtë klasë politike të shantazhuar të Kosovës, mund të arrijnë çdo gjë qe dëshirojnë. Mjafton të mos preken interesat e klaneve dhe bizneseve.

Qasja e BE-së ndaj Kosovës është e padrejtë

Aventurat luftënxitëse të Serbisë (agresioni në veriun e Mitrovicës dhe vala e arrestimeve të shqiptarëve), janë shpallje luftë shtetit të Kosovës. Tashmë, u mbetet institucioneve tona shtetërore qe të zgjedhin dy rrugë: të mbrohen (të luftojnë) kundër agresorit, ose të nënshtrohen para Serbisë, (të tolerojnë spastrimin përfundimtar etnik dhe aneksimin e veriut të vendit).

Për 13 vjet më radhë bandat kriminale e mafioze në veri, kanë zbatuar principet e politikës zyrtare të Beogradit (realisht milosheviçiane), duke spastruar etnikisht veriun (dëbimi i 11 000 shqiptarëve nga kjo zonë e trazuar).

Por, agresioni i Serbisë në kufirin verior dhe sulmi terrorist kundër familjes Haradinaj, janë shqelmat e fundit të taktikës së Serbisë për krijimin e realitetit monoetnik sllav në këtë zonë.

Spastrimin etnik (dëbimin e shqiptarëve nga veriu me 1999) e toleruan vet ndërkombëtarët (UNMIK-KFOR etj), por spastrimi i fundit i largimit të familjeve shqiptare (pas akteve terroriste serbe), tregon dështimin e madh të Qeverisë së Kosovës.

E them këtë për faktin se këmbëngulja e Serbisë po ia imponon BE-së politikën milosheviqiane, ndërsa qeveritarët tanë nuk po arrijnë ta bindin askënd për ta mbrojtur sovranitetin e vet, tërësinë territoriale e as jetën e qytetarëve. Realiteti është se Serbia po rehabiliton politikën e Milosheviqit.

Dhuna ndaj shqiptarëve heshtet, ndërkaq, dhunuesit dhe terroristët serbë qe vrasin qytetarë të pafajshëm, mbrohen nga Serbia dhe ndërkombëtarët! Qasja e BE-së ndaj Kosovës është e padrejtë.

Pikërisht për shkak të presionit të madhe të BE-së, Kosova ka hyrë në aventurën e zhbërjes së shtetësisë (principet e fusnotës), e tash kërkohet qe sërish të pranojmë ndarjen.

Pa dyshim se kësaj i ka ndihmuar tej mase klasa miope e politikës së retarduar dhe të kompromituar të cilët udhëheqin Kosovën. Nëse elitizmi ynë politik, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, nuk ndërmarrin hapa konkret për të qetësuar gjendjen (kthimin e familjeve të shpërngulura shqiptare që nga viti 1999 në veri), dhe krijimin e sigurisë, rendit dhe ligjit, situata mund të shndërrohet në një konfikt të hapur.

Shqiptarët janë lodhur nga padrejtësitë e shumta në kurriz të tyre (penalizimi për Shengenin, procesnin e integrimit në BE etj).Por, mohimi i lirisë dhe zhbërja e atdheut të tyre (ndarja e Kosovës) është fundi i tolerancës dhe shpërfilljes së qenësisë shqiptare (populli autokton dhe më i vjetri në Gadishullin Ilirik).

Kosova poligon fushate për ultranacionalistët serb

Agresioni i shtuar i Serbisë, kunër shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është cilësuar edhe si fushatë për të kënaqur mendësinë e sëmurë sllave, e cila ende vazhdon të “besojë” në ëndrrën për Serbinë e madhe.

Me la përshtypje një shkrim në gazetën beogradase “Danas” të redaktorit, Nikola Tomiq, i cili agresionin e Serbisë kundër Republikës së Kosovës (por edhe valen e arrestimeve të shqiptarëve) e trajton si maskaradë të tmerrshme.

“Me një zhurmë ultrapatriotike (ju politikënë) kamufloni edhe një humbje në Kosovë, duke shpresuar se votuesit nga Serbia nuk do ta kuptojnë këtë maskaradë. Gjithçka bëhet më interesante kur këtë e bëni një muaj para zgjedhjeve, në mes te fushatës zgjedhore, ku në përcjellje të kamerave televizive arrestoni qytetarët shqiptarë”.

Edhe pse dritë e vogël (në fund të tunelit), edhe në Serbi, ka filluar të kuptohet realiteti i ri me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Por, është tejet e çutishme se si Brukseli përkrah politikën milosheviqiane në Serbi, në vend qe ta saksionojë ose denojë atë. Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Kostunica, në një tubim zgjedhor në veri të Mitrovicës, kërkon ruajtjen e “Serbisë përrallore”.

“Nuk ka Serbi pa Kosovën dhe se duhet bërë çdo gjë që serbët të ruajnë atë që u është lënë amanet nga të parët”.Pra, kriminelët kërkojnë gjak për të mbajtur trendin e tyre të pushteteve.

Në këtë rang renditet edhe kandidatura e Ivica Daçiçit për president të Serbisë, një kriminel dhe ish-zëdhënës i Sllobodan Millosheviçit, pushteti i të cilit ishte mbajtur duke shkaktuar katër luftëra të përgjakshme me dhjetëra civilë të vrarë e të masakruar, në hapësirën Ballkanike.

Është për tu çuditur se askush nga Kosova, nuk ka ngritur aktpadi për krime e gjenocid, kundër pretendentëve të ‘fronit’ milosheviqian në Serbi. Pavarësisht se të gjithë politikanët në Serbi mbajnë qendrime armiqësore ndaj shtetit tonë, na mbetet ne që t’ua bëjmë të qartë se ata ishin pushtues dhe fashistë në tokën e Kosovës.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)