28 Mars 2024

Coronavirusi - Patologjia dhe Prognoza

Shkruar nga Prof dr. Nazim F. Qehaja, Patolog - Onkolog

Coronavirusi është një virus i zakonshëm, si gjithë viruset e tjera, me një fazë të zhvillimit paraklinik paksa më të gjatë se viruset e tjera, periudhë kjo në të cilën sistemi imunitar i organizmit nuk e percepton praninë e tij për t'i mobilizuar reaksionet mbrojtëse, ato që i njohim si shenja klinike, edhe pse ky herët fillon me ndryshimet në mushkëri, atje në nivelin e rrugëve të imëta (Bronkiole dhe alveole), duke i mbyllur ato nga shumëzimi i qelizave brenda dhe jashtë tyre, të njohura si Pneumoni virale, intersticiale ose atipike, ngjashëm me gjithë viruset e tjera, por me një armiqësi - virulencë më të lartë, ngase ende nuk është alarmuar sistemi imunitar.

Ndryshimet në mushkëri, vetëm në rastet me imunitet të dobësuar, si ata në pleqëri të avancuar dhe me sëmundje të rënda kronike, përfundojnë me kompaktësim të tyre, të njohura me termin "Hepatizim", kur mushkëria merr formën e mëlçisë dhe e tëra del nga funksioni.

Filluar nga këto njohuri, mobilizimi i mekanizmave preventivë është shumë më i rëndësishëm se trajtimi, që nënkupton mbylljen e të gjitha rrugëve të kontaktit me virusin (Ndalimi i qarkullimit të njerëzve nga shtetet dhe zonat e njohura për praninë e lartë të këtij virusi, izolimi dhe ekzaminimi i të dyshuarve), gjëra këto të cila Qeveria (të mos them ndoshta edhe i ka tepruar) i ka ndërmarrë në kohën e duhur.

Anë pozitive e këtij virusi, si edhe shumica e viruseve të tjera, është përhapja e tij vetëm me rrugë të kontaktit "Njeri-Njeri" dhe paqëndrueshmëria në natyrë ndaj rrezeve të diellit dhe temperaturave të larta.

Pikërisht, këtu qëndron edhe arsyeja pse nuk ka vend për brengosje, ngase virusi në natyrën me diell do të zhduket, ndërsa brenda në njerëz do të dobësohet, siç po ndodh tanimë në Kinë dhe siç ka ndodhur edhe me Gripin e derrave, Gripin shpezëve dhe shumë të tjerë.

Bile edhe virulenca e tij, që vjen nga zonat endemike, është shumë më e dobët se në vendet e shfaqjes fillestare.

I vetmi rrezik i veçantë për Kosovën është politizimi dhe panikëzimi i tij, nga njerëz injorantë, pa moral, pa karakter, servilë dhe destruktivë, nga të gjitha kategoritë profesionale, mbi të gjitha: gazetarë, analistë, mediume televizive dhe të tjera elektronike, mjekë, stomatologë dhe farmakologë, pa njohuri elementare në fushën e mikrobiologjisë dhe patologjisë, edhe të paguar nga kundërshtarë politikë e partiakë, të birit të dreqit e birit të thiut!

Lexues të nderuar, me përgjegjësi të lartë profesionale, nga përvoja ime shumëvjeçare si patolog, ju them se nuk ka vend për brengosje, ngase ky virus së shpejti do të humbë aftësinë e tij vdekjeprurëse dhe se ndryshimet në mushkëri janë identike, si edhe me viruset e tjera.

Të gjitha këto shqetësime janë pasojë e mungesës së njohurive, se pikërisht, komplikimet virale si ky dhe shumë viruse të tjera, bashkë me komplikimet bakteriale, janë shkaqe të drejtpërdrejta të vdekjeve, në shumicën e rasteve me imunitet të dobësuar, qëkur nga klinikat u hoq autopsia (studimi në kufoma), duke kaluar në atë që quhet "Mjekësi imagjinare", jo vetëm në Kosovë por edhe në botë!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)