19 Prill 2024

Cila është adresa e korrupsionit dhe e krimit të organizuar në Viti

Shkruar nga Daut Xhemajli

Së pari, për mua ende është dilema,se a është vërtetë ky njeri (kryetar komune) aq i paditur apo po e  luan rolin si i tillë, që më vonë eventualisht për veprimet e tij në raste të caktuara Gjykata ta shpallë si person pa „zotësi veprimi“ dhe që dënimi për veprat e kryera penale të jetë mundësisht sa më i vogël.

Së dyti, duke e ditur se qeverisja e tij nga fillimi e deri tani absolutisht ka qenë e kontrolluar dhe udhëhequr edhe bile e personalizuar në ekstrem nga kryetari, prandaj shpifjet e dirigjuara nga ky dhe sejmenët e tij për mua dhe të tjerët duket se kanë vetem një qëllim, siq e deklarova edhe në Konferencën për gazetar: Humbjen e adresës së vërtetë të korrupsionit dhe kriminalitetit në komunën e Vitisë, që është drejtuar dhe ende drejtohet nga N.Arifi dhe nëntoka e tij.

Prandaj,ato që i thash për gazetarë dhe që nuk u transmetuan në tërsi prej tyre (sigurisht për shumë arsye), do t’i shkruaj edhe në letër për opnionin e gjërë, sepse N.Arifi jo vetëm që ka shpifur për mua, Daut Xhemajlin, (ka manipuluar me disa  qytetarë Vitias...), por ai ka shpifur dhe manipuluar edhe me marrëveshjet për bashkëpunim me LOGOS-in dhe partnerin e tyre CDI-në, si dhe ka shpifur edhe për kontributet e shumë qytetarëve nga komuna e Vitisë, që kanë participuar në këto projekte dhe mjetet e tyre janë derdhur sipas këtyre marrëveshjeve në llogari të CDI-së (këtu theksoj participimin e qytetarëve të fshatrave Beguncë, Sllatinë e Poshtme, Drobesh, një lagje në Viti, Radivojc, një pjesë të fshatit Ramnishtë për kanalizimet e tyre dhe qytetarët e fshatrave Beguncë, Pozheran, Drobesh, Goshicë dhe Gërmovë për ujësjellësit e tyre si dhe projekte tjera të përbashkëta…)

A është aq i paditur N.Arifi ? Shumë zor është të besohet, sepse ky ka qenë dhe është ende në Bordin Mbikëqyrës të LOGOS-it, ndërsa Unë nga viti 2008 dhe 2009 dhe 2010  kam qenë në Këshillin Drejtues të LOGOS-it dhe aty ku kemi qenë bashkarishtë kemi patur përgjegjësitë e ndara dhe të caktuara. Unë Daut Xhemajli, jo vetëm që kam patur nder dhe përgjegjësi të madhe të jem aty, por bashkarisht me ta kemi realizuar shumë projekte në fshatrat që përmenda, pra së bashku me LOGOS-in ,Komunën dhe Komunitetin, të cilat projekte janë finalizuar me shumë sukses.        

Prandaj, në vend të falenderimit për Qeverinë Zvicerane (Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Kooperim- SDC) dhe për taksapaguesit Zviceran, si edhe  falenderimin e qytetarëve nga këto fshatra për kontributet e tyre dhe sidomos për Këshillat e secilit fshat dhe kryetarët e tyre,që e kishin me së vështiri në angazhimet e tyre vullnetare, tani nga N.Arifi të gjithë këta përbalten dhe ngriten dyshime absurde dhe të dëmshme për ta dhe angazhimet e tyre.

Dyshimet dhe dilemat shtohen, sidomos  për të ardhmen e punëve të përbashkëta që priten të bëhen, me të vetmin qëllim që edhe në këtë mënyrë të luftohet ekipi i PDK-së, i cili këtë njeri (N.Arifin) ua imponoi anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së dhe qytetarëve të Vitisë si kandidat por edhe si kryetar komune, ndërsa ky tani duke shpifur e trilluar për secilin aktivist veç e veç ka rrezikuar dhe po rrezikon jo vetëm ekipin e PDK-se ( Daut Xhemajlin me shokë e  aktivistë jo vetëm të PDK-së…), por ka rrezikuar dhe po rrezikon sidomos, Përspektivën e Zhvillimit Ekonomik dhe Politik të qytetarëve të komunës së Vitisë.

Projektet e LOGOS-it të cilat kanë vazhduar nga qeverisja paraprake e LDK-së në Viti edhe me qeverisjen e PDK-së nga viti 2007-2009 dhe të cilat po vazhdojnë edhe sot, të gjitha janë realizuar mbi bazën e Marrëveshtjeve të nënshkruara në mes palëve; të LOGOS-it, CDI-së, Komunitetit, Komunës dhe nga Kompania Regjionale e Ujit dhe Kanalizimit “Hidromorava”, ku kanë qenë të detajizuara dhe të shkruara përgjegjësitë e palëve nënshkruese. Pa hyrë në përshkrimet e këtyre detyrave shumë shkurt për të kuptuar edhe lexuesit po sqaroj se :

         Projekti “LOGOS”, është Përkrahje e Qeverisjes Lokale dhe Decentralizimit i financuar nga Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Kooperim - SDC, i cili është realizuar nga Fondacioni i Qeverisë Zvicerane INTERCOOPERATION në Kosovë dhe veç tjerash sipas Marrëveshtjeve këto ishin detyrat dhe përgjegjësitë e palëve :

      - IC LOGOS njësia për Koordinimin e Projektit do t’i mbikqyrë aktivitetet e projektit në nivelin fshat dhe komunë.

      - CDI-ja (Communty Development Iniciatives ) do të jetë përgjegjëse dhe do t’i udhëheqë të gjitha aktivitetet  e parapara të projektit LOGOS në nivel të fshatit, si partner i Fondacionit Zviceran Intercooperation të financuar nga Agjensioni Zviceran për Zvillim dhe Kooperim - SDC.

      Në emër të Projektit LOGOS, CDI-ja në secilin projekt ka kontribuar me 50% të vlerës së projektit përmes financimit nga Agjensioni Zviceran për Zvillim dhe Kooperim - SDC.

      CDI-ja, si anëtare e VPIU-se ka fasilituar për përgaditjen e dokumentacionit teknik të projekteve, ka siguruar implementimin e aktiviteteve sipas projektit teknik, ka zhvilluar dhe siguruar sipas ligjit zhvillimin e procedurave të prokurimit dhe ka përzgjedhur kontraktuesit në mënyrë transparente etj.

     CDI-ja, ka siguruar menagjimin e projektit si dhe mbikëqyrjen teknike sipas standardeve teknike.

●      Dhe të gjitha fondet e alokuara për projektin e infrastrukturës në fshat ka qenë obligim se do t’i transferohen CDI-së në xhirollogari të veqantë,për çka ajo ka qenë përgjegjëse për shpenzimet dhe lëvizjet mjeteve sipas marreveshtjes.

KOMUNA

      Kuvendi komunal (komuna e Vitisë) ka patur obligim të kontribuojë në vlerën 25% të projektit dhe mjetet e saj nga buxheti komunës për t’i transferuar në xhirollogari të CDI-së( nr.i xh...) në kohën e caktuar.

     Komuna ka patur përfaqësuesit e saj si anëtar të rregullt të VPIU-së dhe ka patur obligim të zgjidhë çështjet e dokumentacionit rreth pronësisë, lejes ndërtimore, lejeve të posaçme nga KEK etj.

     Komuna ka patur obligim të ushtroj autoritetin e vet legal që nënshkruesit e marrëveshtjes të përkrahin përmbajtjen e saj, ka patur përgjegjësi t’i paguaj shpenzimet e kyçjeve individuale për rastet sociale, ka patur përgjegjësi të siguroj menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit sipas ligjeve me Kompaninë Regjionale“Hidromorava“.

    Bile ka marrë përgjegjësinë që në rast të tejkalimeve të buxhetit në fazën e tenderimit të mbulojë këto pozicione nga buxheti i komunës dhe komunitetit. 

KOMUNITETI

 Komuniteti ka patur obligim sipas Marrëveshtjes të kontribuojë me 25% të vlerës së projektit dhe këto mjete t’i transferoi në xhirollogari të CDI-së(Nr.i xh…) në kohën e caktuar.

 Komuniteti ka emëruar persona për anëtarë të rregulltë të VPIU-se, dhe përveç rasteve sociale të mbulojë financiarishtë lidhjet individuale në sistem të Ujësjellësit dhe Kanalizimit.

Komuniteti ka patur obligim të paguaj shërbimet e ujit dhe kanalizimit pas përfundimit të projektit sipas faturave nga Kompania regjionale dhe për fund komuniteti ka patur obligime të jetë pjese e aktiviteteve rreth projektit në numër sa më të madhë (veçanarisht femra dhe të rinjë) përmes Këshillit të Fshatit.

Duke i ditur të gjitha këto ( A duhet të besoj dikush që këto  nuk i di  kryetari i Vitisë N.Arifi !!!), çka ka këtu të paqartë dhe cila është arsyeja e shpifjes dhe manipulimit të opinionit nga N.Arifi, i cili ka qenë nënshkrues i këtyre Marrëveshtjeve dhe përgjegjësi numër një për zbatimin me përpikëri i tyre, pra absolutishtë nuk ka asgjë të paqartë rreth këtyre punëve dhe mjeteve të qytetarëve që kanë participuar në këto projekte.

 Pra,pasi që gjithëçka ishte dhe është më se e qartë, se ku janë mjetet e qytetarëve ( jo vetëm nëntë mijë, por qindra mijëra euro të tyre të grumbullura nga qindra aktivistë vullnetarë dhe dorëzuara në adresat e caktuara…),prandaj sipas meje shumë më i qartë bëhet  edhe qëllimi i vetëm i këtij kryetari, për të krijuar sa më shumë mjegull dhe për të humbur adresën e vërtetë të Korrupsionit dhe të krimit të organizuar në komunën e Vitisë, e cila saktësishtë është te Nexhmedin Arifi, i cili ka uzurpuar, privatizuar dhe kriminalizuar komunën e Vitisë me familjen e tij, fëmijët e tij, vllaun e tij polic, kusherinjët e tij, nipin  e tij dhe dhëndrrin e tij dhe disa të tjerë që më shumë rrinë në zyret e komunës se në shtëpitë e tyre dhe janë përfitues të tenderëve të kontrolluar dhe të dirigjuar dje edhe sot nga N.Arifi, i cili ka plotë gojën ligj,ndërsa ligjet është  duke i shkelur kahdo që sillet së bashku me këta sejmenë që iu kanë kacavjerur në qafë…

Për të qenë komod N.Arifi në këtë “qeverisje me ligj”,ky nga komuna ka larguar Halim Halilin-nënkryetar i komunës, Selvije Rexhepin-drejtoresh për buxhet e financa, Avdulla Eminin-menagjer i prokurimit, Habib Halilin-shef i gjendjes civile dhe të tjerë të padëgjueshëm në shërbimin civil,duke sjellur aty individ  pa konkurse dhe të shantazhuar e kriminalizuar për t’i shërbyer N.Arifit dhe sejmeneve të tij.

Për këtë “kontroll për zbatimin e ligjit”, këto ditë kryetari ka larguar nga pozita e tij,Drejtorin e Njësisë së Auditimit - Fevzi Mehmetin, njërin nga Drejtorët me të profesionalizuar në Kosovë në fushën e Auditimit ,i cili prej themelimit të  Auditimit është trajnuar dhe i cili për të gjitha Auditimet e kryera dhe për të gjitha gjetjet e tij sipas planeve të miratuara nga kryetari, e ka raportuar me rregull dhe ky  kryetar i ka të gjitha raportet të pranuara dhe të nënshkruara. Tani mos ka faj Fevziu-Auditor që kryetari kurrë nuk i ka lexuar dhe kurrë nuk ka marrë asnjë veprim për të përfillur rekomandimet e këtij Auditori komunal bile as edhe rekomandimet e Auditorit Gjeneral, të cilët kanë patur rekomandime konkrete në secilin rast, por kujt me i rekomandu dhe kujt me i thënë…!!!

Prandaj,tani jam shumë i sigurt se arsyeja e vetme e shpifjeve të përditëshme nëpër Viti dhe sidomos e kësaj shpifjes së fundit mediatike duke e keqpërdorur Televizionin Publik të Kosovës është : Humbja e adresës së Korrupsionit dhe keqpërdorimeve në Komunën e Vitisë, e cila është te Kryetari i komunës N.Arifi me disa sejmen të tij dhe këtu dua të kujtoi vetëm disa nga keqpërdorimet që ky po tenton t’i fsheh duke krijuar tym e mjegull në opinion :

E para, Si një nga rastet më të rënda të Korrupsionit dhe kepërdorimit është nënshkrimi i KONTRATËS (shumë të dëmshme pë komunën) nga N.Arifi,në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi duke personalizuar  dhe duke keqpërdorur pozitën e tij prej kryetari dhe pa rrespektuar asnjë procedurë ligjore  për studimin e tij të fizibilitetit, për një “Pendë” mbi lumin Morava të Binqës.Kontrata është nënshkruar me mikun e tij Zviceran (po duket që nuk i ka shkuar huq qendrimi ne Zvicër para lufte dhe “udhëtimet zyrtare” me buxhet të komunës te ky miku i tij ), i cilli fillimisht ka deklaruar sipas qejfit të tij personal dhe N.Arifit se, kostoja fillestare e këtij studimi është 780.000,oo Euro dhe që komuna  këtu do të participojë me 250.000,oo Euro, por pasi që Kryetari ynë nuk pati mundësi të siguroj këtë shumë të kontraktuar (250.00,ooEuro) ,ky pa asnjë hezitim dhe pa asnjë problem e “përmirësoi” vet si kryetar që ishte kontratën e parë dhe atë e zëvendësoi kontratën tjetër për participim me 60.000,oo Euro.

Këto mjete pasi vet ishte pranues “i mallit “ dhe pasi me Autorizim të veçantë e detyroi ( tani bënë vaki edhe këtë e ka harruar !) Drejtoreshën e buxhetit t’ia nënshkruante letrat për pagesë dhe pastaj kush guxonte tjetër në komunë ta pengonte Kryetarin në “punën e tij me ligj” dhe urgjentisht ia tranferoi 60.000,oo Euro mikut të tij, që një ditë më parë e hapi degën firmës së tij në Kosovë dhe kuptohet më kurrë nuk punoi  kjo “degë e kësaj firme” sepse e kishte kryer punën ashtu siq ishte marrë vesh me kryetari me mikun e tij dhe pak më vonë në takimin me drejtor ky kryetar duke treguar fuqinë(takatin) e tij kishte thënë “Fjala ime ashtë ligj këtu dhe pikë…” bile e kishte “qortuar” Halim Halilin- nënkryetar i komunës që guxoi me folë për këto punë…

Sipas kësaj KONTRATE, komuna kishte edhe disa detyrime tjera, pasi komunës t’i dorëzohej studimi i fizibilitetit dhe maketa e pendës dhe të diskutohej me publikun dhe kryetari N.Arifi ishte përpjekur personalisht që ta sjellë në debat mikun e tij dhe ashtu si e kishte menduar patjetër që e realizoi.Kryetari pra, vet e nënshkroi KONTRATEN e parë, vet e nënshkroi edhe kontratën tjetër të dytë si zëvendësim i të parës ( dhe nga participimi komunës prej 250.000,ooEuro, ra në 60.000,ooEuro, pra e “kurseu” komunën ,vetëm pasi komuna nuk kishte para në buxhet), vet kryetari e pranoi “studimin e fizibilitetit” si ekspert që ishte dhe vet e ndihmoi hapjen e degës së firmës së mikut në Gjilan dhe sidomos vet e urdhëroi transferin e 60.000,oo Eurove në llogarinë e sapohapur (taze) të mikut të tij.

Por puna nuk përfundoi me 60.000,oo Euro, vet kryetari u përkujdes me mikun e tij për kushtet e KONTRATËS dhe vet kryetari tha dhe shkroi në kontratë :

      1.Nëse kompania VD, realizon projektin si investim të vetin (tash po thotë publikishtë donatori Zviceran !) ,atëhere fitimi për këtë projekt 100% do t’i shkojë kësaj kompanie sipas Ligjeve të aplikueshme në Kosovë (N.Arifi po del edhe ekspert i ligjeve të aplikueshme !!!).

     2.Nëse komuna rastësishtë ia jep realizimin e këtij projekti palës së tretë, atëhere Komuna,do t’ia paguaj të gjitha shpenzimet për studimin fizibilitetit VD-së ,normalisht pasi ajo të arsyetoi apo argumentoi shpenzimet, brenda 14 ditëve pasi ta sjellë fakturën. Duke saktësuar paraprakisht se kostoja fillestare e kësaj fakture sipas kompanisë është së paku 780.000,oo Euro, nëse eventualisht fryhet fatura dhe  rriten shpenzimet më shumë se kjo shumë apo nëse kryetari dhe kjo kompani merren vesh që Fatura të jetë më e fryer, pse jo bile mbi një million Euro, aq sa mund t’u duhen këtyre miqëve të mirë !!!

       Për më tepër rreth kësaj kontrate, unë kësaj radhe nuk do të zgjatem,por nëse duhet mund të them edhe diçka më shumë në organet kompetente të hetimit të Kosovës.

      Arsyet tjera të shpifjeve të tilla do t’i them pak më shkurt duke i kursyer lexuesit, por në vendin ku duhet të hetohen këto kam për t’i thënë shumë me saktë dhe më gjërsisht nëse thirrem !!!

Pra cilat janë ato arsye të kryetarit dhe çka po fsheh ai ?

Që të fsheh, angazhimin e tij si kryetar komune, për projektin e Qendrës së Vitisë të papërfunduar mbi dy vite  dhe kontributin e tij për mosëshpronësimin e pronës së mikut të tij “Te Lindi “, për përzgjedhjen e tij personale të pllakave të betonit dhe zëvendësimin e pllakave të terracerrit, për përzgjedhjen personale të dizajnit dhe çmimit të shtyllave të ndriqimit të qytetit  dhe zëvendësimin e  shtyllave dekorative të ndriqimit (nga Turqia) dhe çështje tjera rreth këtij projekti...

Që të fsheh, marrëveshtjet me Caritasin e Kosovës në Ferizaj për keqpërdorimin e buxhetit të Komunës, kinse realizimin e disa projekteve fiktive në participim me Caritasin si donator ( dhe çudi qysh ky donator nuk po i derdhë mjetet në buxhetin e komunës sikur donatorët e tjerë siç po deklaron kryetari…!!!) dhe me Caritasin po realizon projekte kapitale, po ndan ndihma për 100 skamnor nga 800 Euro secilit (lista e skamnorëve përfitues nuk ekziston ose mbahet e fshehtë edhe pse kemi kërkuar të dihet publikisht kush janë ata skamnorë që janë ndihmuar ! ), së bashku me Caritasin do t’i hargjon  edhe nja 40.000,oo Euro nga buxheti i komunes për konsulencë profesionale mjeksore për QKMF-në në Viti ( E pse po shpërblehet Caritasi Kosovës duhet disa shpjegime për qytetar nga kryetari…)

Që të fsheh, keperdorimet e “mjekut personal” të kryetarit, në QKMF në Viti, i cili sa ishte Drejtor i QKMF-së në Viti e kreu Specializimin për Mjekësi familjare me buxhetin e komunës dhe me honorare të pakontrolluara të tij dhe tani nga fqinji i tij kryetar është shperblyer edhe me specializimin e dytë(5 vjeqar në Radiologji !!!),dhe përsëri me buxhetin e Komunës së Vitisë, në kohën kur mjek të tjerë që punojnë në QKMF-në në Viti, specializimet e tyre i paguajnë me buxhetin e tyre familjar (nga paga e tyre,sepse nuke kan kojshi kryetarin !).

Kësaj radhe nuk po përmendi kepërdorimet e tjera në QKMF-në të Vitisë ku drejtëperdrejtë ose indirekt kryetari po merr pjesë dhe ato janë të shumta.Kur jemi te mjeku personal i kryetarit që është vet ligji, gruan e këtij mjeku personal pa asnjë konkurs e “transferon” nga arsimi ku punonte e pakualifikuar dhe pa konkurs, në Biblioteken e Qytetit të Vitisë si përgjegjëse të saj dhe patjetër për ta kthyer këtë shpërblim, kryetari e ka futur në Komisionin disiplinor (Komision për ndjekjen e anëtarëve dhe sipatizantëve të PDK-së në Komunë) dhe aty ajo po zbaton urdhërat e kryetarit N.Arifi ,si profesiniste e gjuhës dhe tani bile po i vlerëson edhe raportet e Drejtorit të Auditimit për Kryetarin…!!!

Që të fsheh, argatin e tij nga LDK-ja i cili është vetëzgjedhur kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civil në Komunë, është anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-se dhe tani udhëheqes i Zyrës ligjore të Kryetarit (sepse kryetari është vet ligji aty…) dhe është edhe Kryetar i Komisionit Disiplinor, komision ky tani për ndjekjen dhe largimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së nga Komuna dhe kryesishtë të atyre që nuk i pëlqejnë kryetarit N.Arifi…!

Që të fsheh, ndërtimin e themeleve të Shkollës në fshatin e tij Sllatinë e Epërme,  nga djali axhës së tij (nga kusha ) dhe të cilit gati një vit pasi ka përfunduar puna ia ka paguar edhe pak punë shtesë nja 10.000,ooEuro (këtu është kujdesur që aprovimin ta nënshkruaj A.Bajrami, që të thotë pastaj s’di gjë unë…) dhe që i kanë rrumbullakësuar këto punë të themeleve me nja 100.000,oo Euro,e që sipas eksperteve te ndërtimit edhe nëse do të sigurohen mjete për vazhdimine punëve për dy katet e saj në të ardhmen, atëhere pa u bërë një ekspertizë për statikën e saj askush nuk do të guxoj të hyjë në këtë shkollë mbi këto themele të ndërtuara si është me së keqi …!

       Që të fsheh, faljen dhe trafikimin me prona të komunës ( rasti i Froka Dokiqit etj.)

       Që të fsheh, përgatitjen e dy argatëve të tij personal për Prokurim dhe Auditim të cilët ishin të larguar nga puna në Qeverinë e Kosovës për keqpërdorime…

       Që të fsheh, manipulimin edhe me Vetreanët e luftës …

Që të fsheh, përzierjen e tij në Zgjedhjet në Bashkësin Islame të Vitisë dhe përkrahjen e tij personale për mikun e tij, presionin e ushtruar atje me policë të tij  dhe me Veteran të tij të luftës, që kanë ushtruar presion te kryetari i ri i Bashkësisë Islame në Viti, i sapoemëruar dhe të cilit nuk i lejohet hyrja nga miku i kryetarit  në zyren e tij…!!!

Që ta fsheh, angazhimin e tij kundër përfundimit të Projekteve me LOGOS-in në fshatin Drobesh,Goshicë dhe Gërmovë për Ujësjellësit e këtyre fshatrave duke mos ua siguruar mjetet nga buxheti i komunes për mbi dy vite dhe duke krijuar tani  mjegull dhe huti edhe te qytetarët e të gjitha fshatrave tjera për mjetet e tyre dhe për participimet e tyre gati në secilin project dhe sidomos duke përdhosur dhe përbaltur mundin dhe djersën e qindra aktivistëve nëpër secilin fshat për të grumbulluar mjetet për partticipim në projektet e tyre. Sidomos po baltos angazhimin e kryetarëve apo përfaqësuesëve e këtyre fshatrave ku ka patur participime të qytetarëve, sikurse janë: Begunca, Lybishta, Buzoviku, Pozherani,Vitia, Kabashi, Drobeshi, Goshica, Gërmova, Fshati i ri, Ramjani, Tërpeza, Smira, Radivojci, Sllatina e Poshtme, Balance, etj .etj.

Pra, pse të shpifet dhe të trillohet një diçka që nuk ka ndodhur dhe nuk ka ekzistuar dhe këtë e di secili prej aktivistëve në secilin fshat me saktësi të madhe, kur i kanë grumbulluar mjetet, ku i kanë dhënë dhe pse i kanë dhënë ato, pra secilin nga këta kryetar fshatrash nëse do t’i pyetni, do t’u japin përgjegjen e saktë dhe jam i bindur që këtë përgjegje e din edhe ky kryetar komune (…vaj halli nëse nuk e din, sepse bile pasi ka përfundu lufta në Kosovë, fizikisht ka jetuar në Viti).

Po edhe një gjë e kam të paqartë, pasi ky farë kryetari ka ende mandat (nëse nuk ia ndërpret ligji që e ka shkel dhe vazhdon ta shkelë… ) dhe sipas disa sinjaleve këtij i ka hy bukur shumë vetja në qejf, pra si do të realizoj projekte në participim me qytetar dhe donator dhe cili prej aktivistëve do të merret tani me grumbullimin e mjeteve me këto dyshime të ngritura hipotetikisht nga i pari i komunës, prandaj kam konstatuar edhe një gjë shumë saktë dhe pa asnjë dilemë dhe do ta them pa hezitim ; Pra duke i parndjerë fajet dhe përgjegjësitë për keqperdorimet e tija dhe për akuzat e konfirmuara dhe akuzat tjera që ai i di fare mirë se do t’i ngriten së shpejti, ky ka vendosur mundësishtë të krijoj sa më shumë mjegull dhe të ngrisë sa më shumë pluhur për zyrtarët të tjerë komunal, duke dërguar gati të gjitha dosjet e prokurimit në Prokurori dhe duke akuzuar persona të tjerë që drejtëpërdrejtë ishin të varur në punë nga Kryetari dhe në fund duke u hequr edhe si i paditur, edhe si i padjallëzuar, edhe si njeri që as bubrrecat nuk i shkel (“si zhëngërli baba”) të krijoi alibinë që ndonjë avokat i madh të cilin po e kërkon që ta gjej, e ky avokat ta bind Gjykatën që ta shpallin person pa zotësi të veprimit dhe që dënimi të jetë sa më i vogël dhe pas tij në Viti, gur mbi gur mos të mbetet !!!

Dhe për fund, kush është keqpërdoruesi këtu dhe kush paska keqpërdor dhe po keqpërdor ende me buxhetin e komunës së Vitisë, kush është përgjegjësi për këto keqpërdorime. Pra kush po keqpërdor parat e taksapaguesve dhe kush po manipulon me opinionin, kush po trafikon me mandatet e PDK-së dhe kush po keqpërdor mandatin e tij për manipulim  me qytetarët e Kosovës dhe Vitisë që mund të jenë edhe votues të tij ?Cili është kepërdoruesi këtu,unë Daut Xhemajli që në cilësinë e anëtarit të Komitetit Drejtues të LOGOS-it  nga komuna e Vitisë jam takuar jo njëhere ose dy me qytetarë të të gjitha fshatrave dhe me përfaqësues të tyre(por me qindra herë) dhe jam angazhuar sipas kritereve të marrëveshtjeve për realizimin e projekteve në të gjitha fshatrat e komunës.

Daut Xhemajli kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk ka patur qasje në mjetet e tyre që i kanë mbajtur në llogari të tyre (…secili këshill fshati apo komision është dëshmitar i këtyre aktiviteteve shumë konkrete) apo;

Nexhmedin  Arifi,kryetar i komunës që ka qenë anëtarë i Bordit Mbikëqyrës të LOGOS-it dhe i cili me mjetet e taksapaguesve Zviceran ka shetitur deri në ESTONI dhe ende vazhdon të kryeje projekte me LOGOS-in Zviceran, i cili ka nënshkruar këto marrëveshtje dhe është fotografuar shumë herë, bile edhe në TV-të ka dalur dhe ka folur për to edhe sot nuk i kujtohet së paku nënshkrimi i tij dhe nuk i kujtohet as zonja e nderuar Zvicerane që fliste shqip Sylvia Schaer Hahn dhe as nuk i kujtohet kriteri themelor për këto marrëveshtje se mjetet edhe nga Komuna e tij edhe nga te gjitha komunitetet e fshatrave ka qenë obligim nga marrëveshtjet e nënshkruara të barten në Llogari të CDI-së ku edhe janë bartur edhe nga komuniteti edhe nga komuna e tij ku ishte kryetar.

Pra, cili është manipulimi dhe keqpërdorimi këtu, kur secili prej kryetarëve të fshatrave apo këshillave të tyre  e di saktë kush ka patur qasje te mjetet e tyre dhe ku i kanë derdhur ata për secilin projekt veq e veq, vetëm Nexhmedin Arifi nuk e di ose po bëhet që nuk di për çështje dhe projekte ku ka patur përgjegjësi të veçantë në secilin rast. Jo vetem kaq,por kryetari i komunës së Vitisë është aq shumë jofalenderues ndaj kontributit të qytetarëve të të gjitha fshatrave saqë duke i përbaltosur ata dhe kontributet e tyre po përbaltos edhe kontributet e qytetarëve Zviceran të cilët dhanë dhe ende po japin shumë donacione për komunën Vitisë dhe qytetarët e saj.
 
Për fund, unë Daut Xhemajli jam shumë i përgjegjëshëm për punët e kryera dhe për të gjitha ato detyra që i kam patur dhe i kam kryer me  përgjegjësi dhe me devotshmëri të madhe dhe për këtë kam dëshmitar të gjallë qindra aktivistë,secili me emër dhe mbiemër në çdo fshat dhe mund të them që kam patur fatin të punoj me ta për shumë vjet për qytetarët e komunës sonë dhe tani jam shumë falenderues për punën e tyre të vështirë dhe vullnetare në secilin rast dhe sidomos me faktin që të gjithë ata gjatë punës së tyre kanë qenë shumë të përgjegjëshëm dhe asnjëherë nuk është konstatuar asnjë keqpërdorim i mjeteve nga ana tyre në anjë rast të vetëm.

Këtë sqarim e konsideroj vetëm një kontribut të vogël për adresimin e saktë të Korrupsionit dhe krimit të organizuar në Viti, ndërsa kam edhe të tjera gjëra për më vonë dhe me adresë të saktë…!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)