05 Dhjetor 2020

Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor: Përmbledhje e arritjeve dhe e ardhmja

Shkruar nga Donjeta Morina

Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor (BPGj) është bërë zhargon në Kosovë. Është term që përdoret shpesh nga zyrtarët qeveritarë, organizatat e shoqërisë civile dhe donatorët ndërkombëtarë.

Në  fakt, përdoret  aq  shpesh  dhe definohet aq  rrallë, saqë unë personalisht kisha shumë vështirësi për ta kuptuarnë vitin 2013 kur pata hasur  në  të  për  herë  të  parë.

Tani, pas  shtatë  viteve  punë me Rrjetin  e  Grave  të Kosovës (RrGK)mbi temën e BPGj-së, kam ardhur në përfundim se termi definohet rrallë sepse ka mungesë të njohurive se çfarë është në të vërtetë, si dhe keqkuptime të përhapura gjerësisht mbi BPGJ-në si term dhe si koncept. Në vitin2013, fillova bashkëpunimin me RrGK.

Kur Igballe Rogova, Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së dhe Nicole Farnsworth, Drejtorja e Programit në RrGK më thanë se do të trajnohesha për të punuar me BPGj, mendoja se ai ishte njëlloj mekanizmi që shpërndanë fonde për  gra.

Epo, isha  plotësisht  gabim  dhe  rezulton  se  shumë prej  kolegëve të mi ndajnë po  të njëjtat  keqkuptime.

Vendosa  të shkruaj  këtë artikull  për  të treguar përvojat  e mia me BPGj, për të sqaruar disa nga keqkuptimet e zakonshme si dhe për të treguar pikat e rëndësishme  të cilat i ka sjellë puna e RrGK-së.

Le të fillojmë duke    theksuar    se, përkundër  bindjes  të  përgjithshme, buxhetet qeveritare nuk janë neutrale   sa   i   përket aspektit    gjinor,    dhe    gratë e    burrat    nuk përfitojnë automatikisht prej tyre në mënyrë të barabartë.

Për  shkak  të rrethanave  të tyre  të ndryshme  sociale dhe  ekonomike,  gratë dhe burrat kanë nevoja dhe prioritete të ndryshme.

Qeveritë janë përgjegjëse të sigurojnë që nevojat  dhe  prioritetet e ndryshme  të grave  dhe  burrave trajtohen përmes ndarjeve buxhetore.

Supozimi  i gabuar se  buxhetet  e  qeverisë janë neutrale nga aspekti  gjinor mund  të çojë në përforcimin  e pabarazive  ekzistuese.

Këtu  hyn  në lojë BPGj. Duke analizuar nevojat dhe prioritetet e ndryshme të grave dhe burrave, BPGj   siguron   perspektivë gjinore   gjatë gjithë ciklit   të planifikimit,   zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të buxheteve qeveritare.

BPGj mund të integrohet në të gjitha   kategoritë ekonomike,   duke   përfshirë pagat,   mallrat   dhe   shërbimet, subvencionet  dhe  transferet,  madje  edhe  investimet  kapitale.

Për  sa  kohë që ka analizë të thellë gjinore, BPGj  mund  të integrohet  në të gjitha  shpenzimet qeveritare.

Çfarë është buxhetimi i përgjegjshëm gjinor? Procesi i integrimit të perspektivës gjinore në   fazat   e   planifikimit,   zbatimit   dhe monitorimit të buxhetit quhet BPGJ. BPGj është mjet për të siguruar barazinë gjinore në shoqëri.

BPGj   mbetet   një koncept   shumë i keqkuptuar. Për  shembull, shpesh besohet  se BPGj kërkon një linjë të veçan të buxhetore për gratë.

Kjo është e  pasaktë; BPGj    kërkon  qëfondet     tëshpenzohen     ndërmjet     grave, burrave,  djemve  dhe  vajzave  duke  adresuar nevojat e veçanta të secilit grup.

 Për më tepër, BPGj    nuk  kërkon  thjesht  një linjë buxhetore për  Zyrtarët e  Barazisë Gjinore  ose  Grupin  e  Grave    Deputete.

Sigurimi    i    fondeve    për aktivitetet e këtyre dy entiteteve është shumëi rëndësishëm, por BPGj ka të bëjë me integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha kategoritë  ekonomike  dhe shkon  mbi  dhe  përtej  thjesht  sigurimit  të një linje buxhetore shtesë.

Për më tepër, BPGj nuk kërkon domosdoshmërisht fonde shtesë nga  Komuna. Pavarësisht  nga  financat  e  komunës/qeverisë për  njëvit  të caktuar fiskal, ato të gjitha mund të shpenzohen në mënyrë të përgjegjshme gjinore.

BPGj kërkon që nevojat e ndryshme të burrave dhe grave të konsiderohen gjatë fazave të buxhetit në të gjitha kategoritë ekonomike dhe të gjitha linjat buxhetore.

BPGj  ende  nuk është institucionalizuar  plotësisht  në Kosovë. Megjithatë, shtatë vitet e fundit kanë treguar shumë arritje dhe suksese.

Në vitin2014, Rrjeti i Grave   të Kosovës   së bashku   me Deutsche   Gesellschaft   fuer   Internationale Zusammenarbet (GIZ) lobuan në Ministrinë e Financave drejt institucionalizimit të BPGj-së.

Që nga viti 2014, Qarkoret Buxhetore që publikohen çdo vit nga Ministria si  udhëzime  për  mënyrën  se  si  komunat  dhe  ministritë duhet  të planifikojnë buxhetet, përfshijnë udhëzime  edhe  për BPGj-në.

Këto  udhëzime  janë të detyrueshme dhe të gjitha organizatat buxhetore duhet të japin informacione mbi përfituesit aktualë dhe të planifikuar të shpenzimeve, të ndara sipas gjinisë.

Edhe pse  kjo  në vetvete  nuk është institucionalizim  i BPGj-së, është një hap  i rëndësishëm në rrugën e gjatë dhe me kthesa të institucionalizimit të BPGj-së.

Njëproces i gjatë avokimi nga Rrjeti i Grave të Kosovës, Agjencia  për  Barazi  Gjinore(ABGj)dhe  partnerëtë tjerë çuan që BPGj  të bëhet detyrim  ligjor  për  të gjitha  institucionet  publike në Kosovë në vitin 2015.

 Institucionet atëherë u përballën me një detyrim ligjor të ri,mirëpo me kapacitete   të   vogla të brendshme   se   si   ta zbatojnë atë.

Me burimet e tyre të kufizuara, RrGK u ofroi mbështetje direkte disa BPGj nuk kërkon linjë    të veçantë buxhetore për barazinë gjinore.

BPGj nuk kërkon  fonde shtesë. Nga BPGj nuk përfitojnë vetëm gratë dhe vajzat. BPGj nuk kërkon fonde shtesë për Zyrtarët për Barazi Gjinore. BPGj mund  të  zbatohet  në  të  gjitha linjat buxhetore, përfshirë investimet kapitale.

Përmes  Ligjit  nr.  05/L-020,  BPGj është  bërë  i  detyrueshëm  për  të gjitha    institucionet    publike    në Kosovë, përfshirë komunat, ministritë dhe organizatat e tjera.buxhetore.
institucioneve lokale dhe qendrore se si të zbatojnë kërkesat e reja ligjore tëBPGj. RrGK u ofroi mbështetje direkte, ndër tëtjera, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Arsimit,  Ministrisë së Tregtisëdhe  Industrisë,  Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Diasporës dhe komunave të Kamenicës, Gjakovës, Hani të Elezit dhe Prishtinës.

Kjo është bërë përmes mbështetjes nga partnerët, veçanërishtn ga Agjencia  Austriake  për  Zhvillim (ADA)dhe USAID.

Ndër  të tjera, RrGK  ofroi udhëzime  dhe  rekomandime  konkrete  mbi  atëse  si  të zbatohet BPGj, por gjithashtu ofroi trajnime për zyrtarët.

Ky program trajnimi për BPGj më vonë u konsiderua si praktikëe mirë nga Institutii Kosovës për Administratë Publike(IKAP) dhe ABGj.

IKAP ka vazhduar me trajnime për zyrtarët publikë, duke përdorur programin e trajnimit të RrGK-së për BPGj. ABGJ dhe Ministria e Financave kanë vazhduar punën e tyrebazuar në arritjet e mëparshme, duke hartuar një koncept për institucionalizimin më të mirë të BPGj në Kosovë.

Nëse  miratohet, kjo  mund  të krijojë një mënyrëmë të qartë për  të siguruar  që të gjitha institucionet zbatojnër regullisht  BPGj-në, duke  kontribuar kështu në shpenzime më të mira, të barabarta, bazuar në nevoja konkrete, dhe më transparente për gratë dhe burrat në Kosovë.

Atëherë, çfarë kemi mësuar derimë tani? Kemi mësuar se institucionalizimi i  plotë i  BPGj-sënuk është detyrë e  lehtë.

Mungesa  e  të dhënave  të ndara  sipas gjinisë, mungesa e vullnetit politik dhe mungesa e kapaciteteve të brendshme për analizat   gjinore janë vetëm   disa   nga   vështirësitë që vazhdojnë të minojnë institucionalizimin  e  plotë të BPGj-së në Kosovë.

Sado  që kemi rrugë të gjatë përpara,  përvoja  e  RrGK-së tregon  se  përmes  profesionalizmit, kapaciteteve për analizë  gjinore  dhe  bashkëpunimit  të  ngushtë  me  institucionet  publike, jemi  në rrugën e duhur drejt institucionalizimit të BPGj-së.

/Autorja është eksperte në integrimtë perspektivës gjinore dhe buxhetim  të  përgjegjshëm  gjinor.  Ajo  punon  me  RrGK-në  qe  nga  viti  2013 drejt  integrimit  të  perspektivës  gjinore  dhe  buxhetimit  gjinor  në  politika  dhe institucione publike/

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2020

- Let’s Do It do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020. (Zyrat e Let’s Do It, lagjja Pejton, rr. Pashko Vasa, ora 11:00)