29 Mars 2024

Bllokimi i mallrave të Kosovës nga Serbia: Sinjal që të reagon faktori ndërkombëtar

Shkruar nga Luan Asllan Dibrani

Sipas njoftimit  të  Ministrit  në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit në Kosovë, Lumir Abdixhiku se autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave të Kosovës nga e cila, po ashtu u dha informata përmes lajmeve,se “Transportuesit e Kosovës janë ndaluar në Serbi!!!

-Kjo  sjellje e Sebisë, po i kalon  dy vendet në  një krizë të thellë ,edhe  pran  kapaciteteve diplomatike qe gjenden dy vendet në prag të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

-Serbia me sjelljen arrogante ,primitive të saj po e pozicionon veten si një vend jo konstruktiv dhe që nuk ju rrinë mbrapa marrëveshjeve paraprake?.

Me këtë rast Kosova duhet të ju bënë të qartë organeve diplomatike,miqve ndërkombëtar për ndërhyrje  qe të zbatohet edhe  konventa  ndërkombëtare  mbi qarkullimin e transporti të lirë!

Shekulli i 21-të, autoritetet serbe dhe popullin serb  i ka gjet  në shkallën ma primitive dhe ma të ulët,që vepron një popull  nga e cila,ky është veprim sa çnjerëzor është edhe një shkelje flagrante e marrëveshjes rajonale në frontin e luftës kundër COVID-19-të !?.

Edhe  unë jam një firmë transporti “Dibrani Transport nga Gjermania për Koosvëdhe anasjelltas”qe 20 vjet,po i ndiej pasojat që jam pjesë e kësaj  shkelje  të përhershme, nga e cila qeveritë paraprake, as që kanë synuar ta  ndërmarrin një gjë të tillë sipas konventave ndërkombëtare të rregulluara me ligj?

Si pasoje e mos arritjes se koordinimit dhe nënshkrimit të Kosovës ne disa fusha me faktorin ndërkombëtar, e sidomos  atë në “Transportin Rrugor dhe Hekurudhor”, sot po  përjetojmë një krize të aktruar me lojalitet e autoriteteve serbe!

-Këto shkelje  janë të përhershme, nga e cila qeveritë paraprake, as që kanë synuar ta  ndërmarrin një gjë të tille sipas konventave ndërkombëtare të rregulluara me ligj.
-Në këtë kohë të krizës qe na ka kapluar e gjithë globin edhe  unë jam një firmë transporti “Dibrani Transport nga Gjermania dhe anasjelltas”që20 vjet,e cila po i ndiej pasojat  e kësaj kohe të ndalimit te qarkullimit ndërkombëtar shkaku i Corona –Virusit  e posaçërisht  me Bllokimin e kamionëve tanë  nga Serbia.

Çdo dite kemi kërkesa nga Kosova për transportimin  e mallrave për shtetet  e Evropës e cila është një sinjal shumë pozitiv për zhvillimin e Kosovës...

Reagimet  e mia kanë qenë  të shpeshta edhe përmes organeve të qeverive  Thaqi,Mustafa ,Haradinaj, qe edhe sot  e kësaj dite,nuk kanë  të nënshkruar  marrëveshjen e transportit hekurudhor as  rrugor me disa shtete e sidomos me Gjermaninë.

Falë ndërhyrjes se forcës “Diaspora Shqiptare” sot kërkohen mallrat e prodhuara nga Kosova për Evropë ,sikur te ishin këto marrëveshje te nënshkruara në mes Kosovës  dhe shteteve te Evropës sidomos me Gjermaninë , a kish mund  Serbia me i ndal këta kamion?Sigurisht jo!!!

Kemi bere disa here kërkesa qe zyrtarisht tu drejtohen  Ministrisë gjermane të Transporteve dhe Tregtisë qe  mos të mbetet  transporti hekurudhor pa u zbatuar se paku në mes Gjermanisë  dhe Kosovës, qe sot për sot Gjermania është lokomotivë  e ekonomisë evropiane.

Këtu ne Gjermani kemi me mijëra e mijëra  firma  shqiptaresh që kanë  bizneset e hapura  në organizimin dhe  plasimin  e prodhimeve  kosovare në tregun gjerman. Sot prodhimet e Kosovës  sidomos për dyer,dritare , kangjella , kuzhina ,dhe mobile të ndryshme janë shumë të kërkuara  falë ndërhyrjes së forcës  “Diaspora Shqiptare” gjithherë  në shërbim të atdheut...

Merreni me mend sikur te ishin këto marrëveshje te nënshkruara në mes Kosovës pikërisht dhe disa shteteve ma me influencë e sidomos me Gjermaninë , a kish mund  Serbia me i ndal këta kamion?

 Sigurisht jo, por  faji mbetet të vet krerët e ish qeverive,prandaj  kërkoj nga Qeveria Kurti, nëse mbetesh prapë pa u rrezuar nga shqiptarët, duhet të ndërhysh  ta rregullosh këtë fenomen, shumë strategjik për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Qe disa vite  transporti hekurudhor funksionon nga Austria  dhe Zvicra për Kosovë ,por jo nga Gjermania  prandaj kush është fajtor?.

I preferojmë  qeverisë aktuale  dhe personalisht zotit Kurti, që tu drejtohet organeve ndërkombëtar ,atyre  evropiane  dhe posaçërisht  SHBA-ve, në krye me Grenellin  qe mos ta mbyllin njërin sy  në aktet e tilla të Serbisë ndaj Kosovës!!!

Vlerësoj që duhet të jetë një leksion për të gjitha qeveritë dhe për qeverinë Kurti,që kjo e keqe  qe e përcolli Kosove me vite  të tëra të përmbyllet dhe ti hapen rrugët tregut të Kosovës me një transparencë  transporti të lirë  me ndihmën dhe reagimin faktorëve ndërkombëtar që ta bindim se mentaliteti i Serbisë nuk ka ndryshuar, dhe duhet ndëshkuar. Pra Serbia ende sillet armiqësisht  ndaj Kosovës  edhe me këtë  veprim aktual primitiv dhe barbar, edhe në kohë Pandemie.

I preferojmë  qeverise aktuale  dhe personalisht zotit Kurti, që tu drejtohet organeve ndërkombëtar ,atyre  evropiane  dhe posaçërisht  SHBA-ve, në krye me Grenellin mos ta mbyllin njërin sy në aktet  e tilla të Serbisë ndaj Kosovës. Pikërisht është zëri  i SHBA-ve në mes të ndërmjetësimit  në Dialogun Kosovë- Serbi.

Pra, bllokada e Serbisë ndaj Kosovës është e pa pranueshme për faktin që Kosova ka hequr barrierat tregtare me Serbinë, e aq më shumë në kohë pandemie ku e gjithë bota kanë harmonizuar qëndrimet, pa marr përsysh dallimet në opsionet politike që mund t’i kenë ne mes veti.

-Diplomacia kosovare është përballë me sfidave të mëdha edhe përpara edhe në kohët e fundit janë rritur shumë zërat kritik nga brenda dhe jashtë,por në vend që të merren me raste të tilla, shumë të mykura  qe 20 vjet nga ish qeveritë Thaqi, Mustafa dhe Haradinaj,opozita pengon zotin Albin Kurti ti menaxhoj këto  rregullore dhe të drejta ndërkombëtare.

Sot po përjetojmë një krize të thellë të Ekonomisë  në mungesën e kapaciteteve diplomatike  të Kosovës ne raport me faktorët ndërkombëtar..

-Këtu,aq sa shoh,neve “ Firmat nga Diaspora Shqiptare” nëpër shtetet  e Evropës,bashkërisht duhet përpiluar një strategji të re për krijimin dhe  konsolidimin e kapaciteteve diplomatike bashkëkohore qe ta tejkalojmë edhe këtë barrikadë qe po na krijon Serbia.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)