29 Mars 2024

Berza e punës (veq) me qëllime të mira

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Mania e berzave të punës e ka kapluar Kosovën. Gati çdo Odë Ekonomike / tregtare ,  gati çdo Shoqatë e bizneseve / e afaristëve dhe gati për çdo vit pretendon të zgjedhë çështjen e papunësisë me bursa të punës.

Në hyrje të Pallatit të Rinisë, aty ku mbahej Bursa e punës  mirëseardhje i dëshirohej  vizitorit dhe konsumuesit të “ shërbimeve “ të punësimit në PANAIRIN E TURIZMIT. Nejse, dukej si një ngjarje e përgaditur me nguti anise data e mbajtjes së bursës, me pretendime për të qenë tradicionale, është ditur një vit më pare.

Para dy vitesh, kur një asociacion tjetër i biznesit e kishte organizuar një Berzë /. Bursë pune me mikpritje të shprehur me lëngje buqkurish e patëm ngritur zërin me qëllim që t ju bëjmë me dije se “ majmuni i ka hapur sytë “.

Por, se po këta, tani edhe të tjerët,do të vazhdojnë të na trajtojnë njësoj nuk e kemi pritur. Po e themi përsëri sepse organizatorët po i shmangen prap sinqeritetit duke u shërbyer me paranë tone, me paranë e konsumatorit taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës. ?!

Ministrit të Punës, z. Rashiq ia patëm prezantuar para tre vitesh ProjektIdenë për GJENERIMIN E QËNDRUESHËM TË PUNËSIMIT. I pëlqei por nuk e përkrahi për shkak të “ kohës së gjatë të parapërgaditjeve “ ( sipas Tij minimum 18 muaj ) ?!
 
I pytëm disa nga pjesëmarrësit dhe njërin nga organizatorët mos vallë organizimi i Bursës paraqet konflikt interesi dhe dyfishim i kapaciteteve duke marrë parasysh se me paranë tone ( të konsumatorëve taksapagues ) finansohen Qendrat Rajonale / Komunale të Punësimit dhe sponzorizohen ( me minimum 100.000 € ) Berzat e Punësimit ?! I pyetëm për obligimin e paraqitjes së nevojave për punëtorë e për kuadro nëpër Qendrat Rajonale / Komunale të Punësimit si edhe për atë se çfarë thotë Ligji ?

Nuk morëm përgjigje të prera, të qarta, kishte dilema e hamendje…Thanë se berza është organizuar me qëllime të mira dhe me mjetet e pjesëmarrëve, pa donacione, pa sponzorizime ( siccc ?! ). Ndërsa Ministri Rashiq deklaroi se Bursa ka kushtuar afro 100.000 € nga Buxheti i gjeneruar nga konsumatori taksapagues ?!

Kaq shumë para për promovimin e vendeve “ të lira “ të punës, të po atyre vendeve të lira që i sheh për çdo ditë nëpër tabelat e shpalljeve të Qendrave Rajonale / Komunale të Punësimit, të Portaleve të ndryshme të “ punësimit “ ( të cilat poashtu ishin  të pranishme në Bursë për, siq jua thamë, ndërmjetësimin e ndërmjetësuesve ) dhe në faqet e reklamave të gazetave ditore.

Ky model, siq u quajt perëndimor, i punësimit kërkon edhe bazamentin perëndimor, e mbi të gjitha sinqeritetin. Pa këto e gjithë kjo tingëllon si…: Shfaqje mediale se jo mahi.

Në një valle: Ministria, Oda, Asociacioni, 15 biznese, portali…me paranë e taksapaguesve “ promovojnë “ po ato vende punë që tani më i ke parë nëpër tabelat e shpalljeve të Qendrave Rajonale / Komunale të Punësimit dhe të vet bizneseve, të gazetave, të portaleve, të…

Përveç termit hedhje pluhuri syve nuk na bie ndërmend emër tjetër për t i cilësuar këto Berza të premtimeve të “ ngrohta e të sinqerta “ si ne FUSHATAT ZGJEDHORE.         Na ndihmoni ju lutemi që të korigjohemi.

Çka bëjnë Qendrat Rajonale / Komunale të Punësimit dhe pse nuk reagojnë, pse nuk i përmbushin detyrat për të cilat janë themeluar, pse ( siq thanë disa ) është humbur besimi në to, pse nuk bëjnë asgjë për të rikthyer besimin, pse...?

A e di Ministria e Punës se çka punojnë Qendrat Rajonale / Komunale të Punësimit, pse puna e tyre nuk i përshtatet kërkesave / nevojave të tregut të punës, pse atyre nuk i jipet shansi në Bursë, pse…?

Pse Odat, Shoqatat, Asociacionet nuk hartojnë Projekte të mirëfillta për gjenerimin e qëndrueshëm të punësimit, pasiqë aq shumë e duan Kosovën, pse nuk bashkpunojnë edhe me Qendrat Rajonale / Komunale të Punësimit ( dhe kështu ta shtrijnë projektin në gjithë Kosovën ) ?

Gjithë këta organizatorë berzash dashamirë të punëkërkuesve të Kosovës me të gjithë donatorët e sponzorët e kanë bërë vallë analizën e arsyeshmërisë, lëvërdisë, interesit për organizminin  e këtyre berzave ?

Do t i organizonin vallë këto berza me paratë e tyre personale ?

Mos është ky një zë i ndërgjegjes dhe i përgjegjësisë për mundësitë e vogla të punësimit, për largimin në vazhdimësi të të tinjëve dhe të kuadrove në gurbet, për pakënaqësinë me standardin dhe me shansat e ofruara ?

Si do të duket idea e re për të na hudhur hi syve ?
             

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)