23 Prill 2024

Beogradi do të bëjë gjithçka për ta vënë Këshillin Kombëtar Boshnjak në duart e hoxhallarëve

Shkruar nga Demo Halilagiq

Që nga koha e Nikola Pashiqit, regjimi i Beogradit po përpiqet të ulë boshnjakët nga Sanxhaku në një grup fetar.

Pasi qe shkatërroi Xhemijetin, i ndau boshnjakët nga organizata myslimane jugosllave dr. Mehmed Spahos dhe detyroi boshnjakët të jenë me Partinë e tij Radikale, ashtu siç bën edhe Vuçiq sot. Pashiq pastaj u mbështet tek myftinjtë.

Këtë përpjekje e kanë zgjeruar   partizanët. U likuidua  Rifat Burdzoviq Trsho, i cili ishte një përfaqësues i boshnjakëve të Sanxhakut  ndërsa myftiu i kuq Murat Sheqeragiq mori vendin e tij.

Në kohën e  Titos selia e bashkësisë islame ishte  e vendosur në Prishtinë dhe regjimi i Beogradit ishte mbështetur në poltronët e vet  komunist  nga Sanxhaku, të cilët menduan dhe  punuan njëjtë si   Beogradi.

Në kohën e Millosheviqit, boshnjakët e Sanxhakut ishin vetëm masa biologjike .

Në përgjigjet dhe komentet në  raportet   ndërkombëtare për shkeljen e   të drejtave të njeriut, ata u paraqitën si qytetarë të besimit mysliman.

Në kohën e Zoran Gjingjiq ata u trajtuan si një grup fetar që nuk ka të bëjë fare me boshnjakët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjinxhiq favorizoi udhëheqësit fetarë duke u dhënë atyre privilegje të ndryshme, duke i lidhur ata me Beogradin.

E njëjta praktikë e mori  Aleksandar Vuçiq në përpjekje të rekrutoj nga   Bashkësia Islame një lider gjithboshnjak.

Në nëntor do të ketë zgjedhje për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare. Beogradi do të bëjë gjithçka që Këshillin Kombëtar boshnjak ta  dorëzoj  në duart e hoxhallarëve  dhe në këtë formë institucionet  kombëtare  ti shndërroj në ato fetare. 

Nga 21 Këshilla Kombëtare në Serbi, kjo do të ndodhë vetëm me boshnjakët. Në këtë mënyrë, Beogradi do të marrë një udhëheqës suprem sipas vullnetit të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)