25 Prill 2024

Bashkëpunimi sllavo-ortodokso-islamistë për asimilimin e shqiptarëve

Shkruar nga Qamil Zekolli

-\"Padrejtësia kudo që ndodhë , është kërcënim i drejtësisë në gjithë botën .\" - Martin Luther King

Daja Zeqir, unë nipi yt Qamili,kërkoj ndjesë, që së pakut me rastin e nderimeve të fundit për në jetën e amshueshme, nuk munda të realizoj një ceremoni mortore, ashtu si e keni dëshirue dhe meritue, nuk munda të mbetem besnik ndaj  opinionit, qëndrimeve dhe bindjeve tuaja lidhur me besimin dhe dëshirën tënde për ceremoninë mortore!

Qysh prej vitit 1054, kur u bë përçarja, ndarja e besimit të krishterë në dy blloqe dhe në dy qendra, në besimin e krishterë ortodoks me qendër në Stamboll dhe besimit e krishterë romano-katolik me qendër në Romë, kundërthënjet në mes tyre kurrë nuk pushuanë deri në këto momente që po i shkruaj këta rreshta dhe nuk pati kurrënjëherë afrim, apo bashkëpunim në mes tyre.

Sllavo-ortodoksizmi duke pasur si qendër Stambollin, e Stambolli duke qenë një qytet në ndarjen e Evropës dhe Azisë, duke qenë qytet me shumicë dërmuese të përkatësisë islame, duke qenë edhe kryedendër e perandorisë Osmane, u përdor nga sllavo-ortodoksizmi për projektet nxitëse kundër përendimit dmth. kundër besimit të krishterë romano-katolik.

Për fat të keq pozita gjeostrategjike e shqiptarëve ishte në prag të derës së Stambollit dhe thyerjet, betejat, luftat e para do të fillonin mu në trevat shqiptare, por edhe qëndresat e para, gjakderdhjet dhe pasojat do të barteshin në radhë të parë nga vetë shqiptarët.

Të gjitha betejat dhe luftat më të përgjakura u zhvilluanë kundër shqiptarëve dhe impakti kryesor kundër forcave lindore vinte pikërisht nga shqiptarët .
Me pushtimin e trojeve shqiptare filloj edhe islamizimi i dhunshëm i popullsisë me besim romano-katolik dhe asimilimi  tyre.

Përveç dhunës ndaj gjithë popullsisë së krishterë shqiptare,(ortodokse dhe romano-katolike), zbatojhej polotika e taksave dhe  gjobave të rënda si në pasuritë materiale , ashtu edhe në marrjen nizam të djemve dhe tretjen e tyre me dumbëdhjetë vjet e më vonë shtatë vjet shërbim ushtarak . Por për familjet autoritare që nuk bindeshin dhe pushteti ua kishte frikën përveç vrasjeve, burgosjeve, torturave, dënimeve zbatohej edhe internimi i familjes, lagjes, i gjithë fshatit ,apo edhe i gjithë popullësisë së një krahine, nëpër ujdhesa të Egjeut, apo në shkretira të anadollit.

Popullsia shqiptare me besim ortodoks që pranonte autoritetin e kishës sllavo-ortodokse në trojet dardane, dhe pjesa shqiptare që pranonte islamizmin si besim të vetin, u trajtua krejt ndryshe nga ajo krishterë romano-katolike dhe dalëngadalë filloi joshja e tyre nga të gjitha pushtetet okupuese  . Kleri ortodoks shkollohej kryesisht në Stamboll, në Athinë dhe në Moskë . Kisha sllavo-ortodokse kishte arritur që me lajka të përfitonte lirinë e ushtrimit të riteve fetare në gjirin e perandorisë osmane.

Pasi klerikët ordodoks predikonin në greqishte, ose në sllavishte, një pjesë e madhe e shqiptarëve të këtij besimi u asimiluanë në grekë respektivisht në sllavë . Eshtë tipik rasti i shkijëve, ( jo i kolonistëve serbë ), në territoret e Dardanisë antike, apo i vilajetit të Kosovës që edhe sot e kësaj dite ADN-ja e tyre është iliro-shqiptare.

Në shekullin e kaluar i gjithë vilajeti i Kosovës u robërua nga sllavët serbo-bullgar, të cilët vazhduanë të njejtën politikë sikur perandoria osmane, bile në mënyrë edhe më të egër . Në të gjitha periudhat zona të tëra të trevave shqiptare , për të mbijetuar, mbanin nga dy emëra.

Një emër e kishin të besimit islam që përdorej në administratë, në rrugë, në punë dhe në të gjitha formalitetet zyrtare, kurse emërin tjetër e mbanin të besimit të krishterë romano-kotolik dhe e përdornin vetëm mbrenda familjes, ku edhe mbanin të gjitha ritet fetare të krishtera, sdo mendë në mënyrë ilegale . Familje të tilla kemi edhe sot në disa treva të Kosovës .

Në të gjitha kohët familjet e krishtera përbuzeshin dhe nënqmoheshin nga pushteti dhe në anën tjetër,  pjesa e islamizuar e popullsisë cytej që mos ti pranonte në mesin e tyre, ti leçiste dhe në shumë raste edhe ti ndjekte duke i gjuajtur me gurë, pjesëtarët e besimit të krishterë romano-katolik ,(këtë e tregonte edhe nëna Emine (Marie), nga rrethi i Kumanovës, në vitet \'90-ta në Duisburg të Gjermanisë, kur shkoja për vizitë në familjen e tyre).

Pra familjet e krishtera në shumë anë nuk guxonin të deklaroheshin, por edhe sot e gjithë ditën nuk kanë guxim të deklarohen  haptas që i takonin dhe i takojnë besimit të krishterë katoliko-romak. Për fat të keq edhe sot e kësaj dite shumë familje të tilla, nga përzierja e martesave me familje të besimit islam, nga frika se nuk do të mirëpritet deklarimi i tyre si të krishterë , heshtin dhe ngurrojnë të deklarojnë opinionin e tyre që e ruajnë thellë në zemër dhe në shpirtin e tyre .

Sllavo-ortodoksizmi dhe islamizmi në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë sistematik për asimilimin dhe zhdukjen e shqiptarëve

Në kohën e perandorisë osmane sllavët kishin një trajtim të privilegjuar në krahasim me shqiptarët . Ata kishin të drejtën e besimit dhe praktikimit të riteve fetare ortodokse, të drejtën për shkollim në gjuhën e tyre, kurse shqiptarët nuk i gëzonin këto të drejta.

Me shpartallimin e perandorisë osmane trojet shqiptare u nxorën në pazar nga vetë perandoria për ti joshur apetitet sllavo-ortodokse të Moskës, Beogradit e Athinës .Prej më shumë se 100 mijë km², Shqipëria londineze ngeli vetëm me rreth 28 mijë km² , sepse të tjerat u aneksuanë nga serbia, Mali i Zi dhe Greqia, me ndihmën e Rusisë dhe me pamundësinë e mbrojtjes nga shtetet përendimore . Edhe kjo pak Shqipëri  , përveç përpjekjeve dhe gjakut të derdhur , është një dhuratë e bërë për popullin shqiptar nga ana e disa shteteve mike evro-përendimore dhe SHBA-ve.

Shkëmbimi i popullsive Greqi-Turqi dhe shpërnguljet e shqiptarëvenga vilajeti i Kosovës, (si turqë, sepse atyre u ndrroheshin emërat, mbiemërat, shtetësia dhe përkatësia kombëtare në Shkup, para se t\'i dërgonin për Turqi), në Turqi flasin qartë për bashkërendimin dhe bashkëpunimin në fjalë .
.
Le të më falin imamët e ndershëm , të cilët kurrë nuk mohuanë që para se të ishin hoxhë ishin shqiptarë, të cilët kanë hangër ma shumë dajak, sesa bukë gjatë gjithë jetës së tyre nga OZN-a , ose UDB-ja,  !

Hoxhollarët në kohën e Perandorisë Otomane ishin pushteti vetë, por i padeklaruar, kurse në kohën e Serbisë së parë ishin kthyer në misionarët më të rrezikshëm në shërbim të pushtetit okupues për asimilimin e popullsisë shqiptare . Ata ishin bërë \"dërrzhavni imami\" që don të thotë imam shtetëror, të cilët paguheshin drejtëpërdrejtë nga Beogradi.

Rrogat e tyre ishin në rangun e ministrave dhe me një rrogë mujore të cilën e merrte imami i tillë , mund të blente dy penë qe(kije), që për kohën ishte vlera e një hektari tokë pune. Porosia e tyre ishte që, imamët çdo të dytën fjalë ti predikonin popullit se ishin turk, në vend  të fjalës musliman, kurse emërtimi shqiptar të çrrënjosej nga fjalori ynë i përditshëm dhe nga zhargoni i ngjarjeve historike. Efekti predikues i kësajë maskarade antishqiptare arriti deri aty, sa që një pjesë dërmuese e pleqëve, që edhe vetë i mbaj mend, betimin kryesor e kishin \"-Pasha turqninë!, Në kofsha turk i biri turkut ! ...\" etj.

Kurse pohimi \"jemi turqë, jam turk,...\" kishte zëvendësuar atë shqiptar . Ky lloj imamësh shkonin deri aty sa që popullsisë e besimit islam i predikonin që \"...serbin ortodoks e kemi më të afërt se shqiptarin katolik.\" , \"...e dini sa afër e kami serbin ortodoks, sa trashësia e mazës së qepës, kurse katolikun shqiptar sa trashësia e pjesës tjetër të qepës!...\", \"...katoliku shqiptar, për tu konvertue në fenë islame, së pari duhet të shkoj të konvertohet në kishën ortodokse serbe, për ta zbutur fenë katolike dhe të praktikojë ate së pakut tre vjet, e tek pastaj të vij të konvertohet në fenë islame.\", por jo vetëm kaq, sepse  \"këshillonin\" edhe se \"...nëqoftëse je i shoqëruar me gruanë dhe takohesh me një serb dhe një shqiptar të krishterë, gruaja e  besimtarit islam duhet të fshihet pas serbit që mos ta shoh katoliku,...\", që ,\"...mos e dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja !, ...mos edërgo vajzën në shkollë se bëhet shkinë! , ...djali qëi lëshon flokët bëhet shkja ! ,...vajza që nuk mbulohet me ferexhe bëhet shkinë ! \" , \"...varri i muslimanit sa më shpejt të zhduket është aq më sevap!,  ...është haram të rregullohet varri i muslimanit, sepse shkijet i rregullojnë varret !\", \"...kjo botë është e kaurrëve, kurse bota tjetër është e muslimanëve !\" e shumë prapështi të këtij lloji që vetëm hoxhollarët me gjak të prishur dinin ti bënin .

Pasojat e predikimeve të tilla për popullin shqiptar janë të pariparueshme, sepse kanë bërë efektin e tyre direkt. Po ju jap vetëm një shembull, - në fshatin tim të lindjes Bllacë, komuna e Therandës , sipër lagjes Guraziu është një lendinë e shkretëruar në të cilën deri para njëzetë e pesë vitesh janë varrosur bashkëfshatarë të një pjese të fshatit tonë, unë mbaj mend mirë raste varrimi me emër e mbiemër dhe sot nuk dihet asnjë gjurmë varresh . Si pasojë, sot një pjesë madhe e bashkëfshatarëve të mij nuk dijnë as varret e prindërve të tyre, e leje më varret e gjushërve që nuk vjen as në shprehje .Këtë \"meritë\" të imamëve antishqiptar , gjithësecili nga ju lexues të nderuar, mund ta verifikojë vetë pa më të voglin mundim . Mjafton të bëni një vizitë në kodrinën sipër lagjes Guraziu të fshatit Bllacë .

Nuk do mend të gjitha këto bëheshin në bashkëpunim të ngushtë dhe me direktiva të dhëna nga  OZN-a dhe më vonë nga UDB-ja . Bashkërendimi dhe bashkëpunimi në mes sllavo-ortodoksizmit dhe islamizmit kishte shkuar deri aty sa që një numër i madh rusësh e sllavësh të tjerë ishin shkolluar në mejtepet e medresetë e Stambollit dhe ishin trajnuar në Moskë e Beograd e pastaj  ishin dërguar si imamë nëpër vendbanimet shqiptare për t\'i spiunuar dhe për t\'i asimiluar shqiptarët . Edhe Kurani që përdorej në territoret shqiptare ishte i modifikuar dhe i përshtatur për dezorientimin kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve .

Për fat të keq edhe  në Jugosllavinë e Titos një pjesë dërmuese e imamëve ishin anëtarë të LKJ-së dhe ishin dora e djathtë e pushtetit në spiunimin e popullsisë shqiptare tek organet e sigurimit shtetëror .

Shihni sot gjendjen e Sanxhakut të Bislim Boshnjakut, bashkëluftarit të Isa Boletinit , shihni sot gjendjen e Plavës dhe Gucisë së Ali Pashë Gucisë si janë katandisur dhe kanë humbur identitetin e tyre, gjuhën e tyre dhe e quajnë veten e tyre sanxhaçki muslimani, (muslimanë të Sanxhakut) , respektivisht cernogorski muslimani, (muslimanë të Malit të Zi), kur fare mirë e dijm që ata deri para pak dekadash ishin shqiptarë, çka tregojnë qartë edhe mbiemërat e tyre shqiptar , si Laiç=Lajçi , Gashiç=Gashi , Shaliç=Shala , Shkreliç=Shkrreli , etj. Po për boshnjakët kur do të dijm se në ç\'kohë janë asimiluar ! Iu mbetet historianëve të punojnë për të ndriçuar këtë tragjedi pellazgo-iliro-shqiptare .

Në kohën e kriminelit të radhës Millosheviç, prap imamët u bënë \"dërrzhavni imami\" , sepse Beogradi iu lidhi paga të majme dhe iu bëri privilegje nga më të ndryshmet . Një pjesë e madhe e spiunimit të populit shqiptar bëhej pikërisht nga vetë imamët shqipfolës .

Në vitet \'90-ta, sidomos pas largimit të punëtorëve shqiptarë nga puna dhe vendosjes së masave të dhunëshme dhe segregacionit të plotë në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, fillojë me të madhe propagandimi i imamëve që i paguante Beogradi për mbledhjen rreth veti edhe të asaj pjese të popullit shqiptar , të cilët kurrë nuk kishin vënë këmbën as në Kishë e as në xhami. Pra rifilloj islamizimi i popullsisë shqiptare .

Kulmi i tradhëtisë dhe vetëdenoncimit të imamëve ishte organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të serbisë , në veçanti të partisë së kriminelit Millosheviç , SPS  në xhamitë tona . Në ditët tona pjesa dërmuese e xhematit në xhamitë tona janë ata njerëz të cilët ishin dikur anëtarë të devotshëm të LKJ-së, nëpunës shtetror, policë e spiujë të UDB-së dhe të cilët përjashtonin mësuesit tanë që shiheshin te dera e oborrit të xhamisë ditën e bajramit, edhepse këta të fundit nuk luteshin, por vetëm ishin spektatorë të faljes së namazit të festës së Bajramit . Çfarë të drejte morale ,njerëzore e kombëtare kanë imamët e tillë të qëndrojnë ende në ato xhami ?!...

-Kur njeriut i zihet bishti me derë !

Pas luftës së shenjët të UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës nga çizmja serbe, në vendin tonë dolën në shesh fenomene të reja . Përveç ndërtimit të xhamive jasht traditës dhe motiveve ekzistuese edhe në ato fshatra të thella që kurrë më parë nuk kishte xhamijë , u krijuanë edhe qendra e sekte të reja fetare ekstremiste që kurrë më parë nuk i kishte parë dhe njohur populli ynë . Po të analizojm dhe të studiojm mirë të kaluarën e misionarëve të këtyre sekteve ekstremiste, (lexo: terroriste), pjesa dërmuese e përfaqësuesve të tyre janë nga ata individë të cilët i takojnë grupit të cilët kanë qenë nga \"shqiptarët e ndershëm\"  në bazë të propagandës së Beogradit .

Ndër individët që drejtojnë dhe ata më aktivët në këto veprime antishqiptare janë pjesa dërmuese e imamëve, hoxhollarëve, por kanë afruar rreth veti edhe shumë këngëtarë e artistë , të cilët deri më 1999 merreshin me këngë të përthyera nga gjuhët sllave, arabe, rome, turke, induse etj, degjeneronin muzikën popullore shqiptare, sepse ato këngë prezentoheshin si muzikë shqiptare, në anën tjetër këta këngëtarë e artistë frekuentonin klubet e natës ku edhe promovoheshin dhe merreshin me përdorimin e drogës dhe shitjen e shpërndarjen e sajë, kurse alkooli ishte një rutinë për ta .

Kjo kategori njerëzish tani kanë ndërruar pamjen dhe sjelljen e tyre, sepse meshkujt përveç që kanë lëshuar mjekrra, veshin pantollona të shkurta , por tani kanë ndryshuar edhe repertoaret e këngëve të tyre dhe gjithë repertoarin e këngëve i kanë zëvendësuar me këngë e uluritje arabe dhe me derse, (ligjërata fetare), nëpër xhamitë dhe në disa nga shkollat private e publike ku kanë ndikim, kurse femrat që sot i shohim të mbuluara me ferexhe dhe me shami me ngjyra fetare dhe na paraqiten sikur engjuj dhe nuk pranojnë as ti japin dorën njeriut me të cilin përshëndeten , pjesa dërmuese e tyre dikur ishin nga femrat më të përdalura dhe merreshin me prostitucion, me konsumim e shpërndarje drogash nëpër klubet e natës që sillnin përfitime të majme materiale pronarëve të tyre dhe ndonjë shefi të lartë të policisë serbo-çetnike, pse jo edhe ndonjë zyrtari të niveleve komunale , të cilët ishin mburojë e tragëtarëve dhe tregëtive të pista .

Në këtë kategori janë kyçur edhe shumë intelektualë me bisht të zënë me derë nga UDB-ja, për të bërat  kundër kolegëve të tyre të dikurshëm dhe rinisë studentore, të cilëve iu jepet  bukur shumë vënd dhe hapsirë në mediat tona të shkruara dhe elektronike dhe në institucionet më të larta shtetrore të shtetit tonë të brisht laik .

Ky kor i organizuar me dhunë shantazhuese nga ana e Beogradit janë dora e djathtë e sllavo-ortodoksizmit dhe islamizmit në shërbim të asimilimit, tjetërsimit, zhdukjes dhe shfarosjes së popullit shqiptar duke cenuar në rend të parë gjuhën, kulturën, traditën, historinë, të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve . Kjo dihet mirëfilli, por pse vallë kurrë nuk reagoj Bashkësia Islame e Kosovës,(BIK-u), për këto degjenerime të radhës ?!...

Erdhi një ditë që më 11 shtator 2001 , kur ndodhi sulmi terrorist ndaj kullave binjake në qendër të Nju Jorkut , një imam në Prizren nxorri besnikët dhe shërbëtorët e tij në rrugë, që me tabaka të shpërndajnë llokume në shenjë solidarizimi me terroristët e organizatës Al Kaida .  Erdhi një ditë që këta misionarë të dalin dhe të rrahin disa nga ata imam të vërtetë , që kurrë nuk harruanë që para se të ishin hoxhë ishin dhe janë shqiptar . Erdhi një ditë që këta misionarë shanë Gjergj Kastriotin , Nënë Terezën e Pjeter Bogdanin , sepse i pengon vlera që bartin këto personalitete të historisë sonë kombëtare dhe respekti që gëzojnë në popull .

Erdhi një ditë që këta misionarë të dalin në rrugët e Prishtinës ,  por edhe në kalanë e Prizrenit , të ulurisin në arabisht me flamur të organizatës terroriste Hamas dhe të kërkojnë ndërtimin e një xhamie në trojet e univerzitetit , por edhe në kalanë e Prizrenit . A thua se nuk paska xhamijë në Prishtinë e Prizren ?!...

Autoparlantët e vendosur në minaretë e xhamive të Prishtinës, Prizrenit dhe gjithandej trojeve shqiptare, na e prishin gjumin në ora pesë të mëngjesit me ulurimën lemeritëse e rrënqethëse dhe ate jo në shqip, por në arabisht edhepse 90% e popullsisë nuk janë praktikues .

Po pse kërkohet të ndërtohet xhami mu në trojet e univerzitetit ?!... Pse kërkohet të ndërtohet xhamijë në kalanë e Prizrenit ?!...

Nuk do mend, sepse në trojet univerzitare gjindet kisha sllavo-ortodokse, e cila në bazë të pohimeve të imamëve është motra e madhe e xhamisë, pra aty është kisha ortodokse serbe e ndërtuar nga autoritetet okupuese serbo-çetnike te Millosheviqit  në kohën e okupimit të Kosovës në të gjitha lëmitë e jetës, që ende nuk është bërë meremet.

Me ndërtimin e xhamisë ,pretendohet të përgatitet terreni që,  të fillojë proçedura për legalizimin dhe meremetimin e kishës ortodokse serbe në zemër të Prishtinës dhe ate, në trojet e ndërgjegjjes dhe të krenarisë kombëtare, pra në trojet e univerzitetit të Kosovës dhe me fondet e qeverisë së Kosovës , që janë ndjersa dhe të hollat e taksapaguesve të qytetarëve të republikës së Kosovës .

Le të më falin njerëzit hallexhinjë dhe të mashtruarit qoftë nga fukarallëku, qoftë nga rënja viktimë nga këta misionarë maskarenjë !

Këta mjeranë, pra këta misionarët, janë njerëzit më të mjerë që thithin ajrin, pijnë ujin dhe hajnë bukën e Kosovës me hile dhe me zemër të zezë . Këta mjeranë kanë bërë aqë shumë mëkate ndaj familjes së tyre, fqinjëve, shokëve e miqëve të tyre, ndaj gjithë popullit shqiptar, sa që sot detyrohen të luajnë vallen ashtu si iu thotë, pra ashtu si i urdhëron Beogradi, sepse të tillët janë të shantazhueshëm dhe prandaj zhantazhohen nga UDB-ja .

Në fillim të shekullit XXI, kundër dëshirës së tyre lëshojnë mjekrra, veshin pantollona të shkurta mbi zogun e këmbës, i detyrojnë gratë, motrat, kunatat, vajzat e tyre të vishen në ferexhe dhe shamija fetare dhe të dallohen prej popullit të tyre , sepse Beogradi ashtu kërkon që shqiptarët të paraqiten para botës si islamistë ekstremistë dhe mundësisht të largojë përkrahjen e shteteve të Evropës dhe SHBA-ve për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi . Edhe rasti i tentimit të sulmit ndaj bazës së ushtrisë amerikane në Nju Xherzei dhe rasti i vrasjes së ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfutit në Gjermani janë bashkërendim dhe bashkëpunim i ngushtë ndërmjet  atyre që unë i quaj sllavo-ortodokso-islamistë .

Duke i analizuar këto të bëra, po e përsëris që këtyre mjeranëve iu është zënë bishti me derë nga UDB-ja dhe nuk pritet asgjë e mirë prej tyre !
Për fat të mirë evropianët dhe amerikanët i dinë mirë këto lojëra dhe nuk pijnë uji më , sepse sot nuk është koha kur shqiptarët nuk mund të flasin për veten e tyre dhe në mos sot nuk do të vonojë dhe vetë ineligjenca shqiptare do të ngritet kundër këtyre maskarenjëve servilë .

Imponimi i ceremonive arabo-xhihadiste dhe mungesa e kurajos së shqiptarëve për ti kundërshtuar imamët

Me rastin e ndonjë varrimi si në atdhe, ashtu edhe në diasporë , imamët kanë ndryshaur ritet e ceremonialet e mortjes dhe të varrimit nga ato që ne i njihnim para vitit 1981, sepse përveç faljes së xhenazës dhe thirrjes së tallkinit, pjesa dërmuese e imamëve, tashti arkivolit  po i hudhin një leckë të gjelbër me ca shkresurina arabe gjatë gjithë kohës, prej shtëpisë  deri te varri,  pastaj  me të mbuluar kufomën e të ndjerit në varr , imamë, hoxhollarë e haxhinjë po organizohen në kor dhe po fillojnë këndimin e këngëve arabe që kurrë më parë nuk i kemi parë dhe ndëgjuar, po i detyrojnë të gjithë pjesëmarrësit të ulen galuç(kacul) derisa ata po i mbarojnë uluritjet e tyre në një arabishte që mund ti ngjajë çdo uluritje tjetër përveç origjinalit  !

Këndime të tilla organizohen edhe me rastin e  varrimit  të ndonjë  komandanti  e ushtari shumë të nderuar të UÇK-së , edhe me rastin e  varrimit  të ndonjë intelektuali e veprimtari të çështjes kombëtare, edhe me rastin e  varrimit  të ndonjë prindi të dëshmorëve e të cilitdo të ndjerë ku imamët e tillë kanë mundësinë të imponojnë mënyrën e ceremonialit mortor arabo-xhihadist .

Nga frika se \"mos po e prishin \" ceremoninë mortore pothuaj pjesa dërmuese e pjesëmarrësve përulen para autoritetit tradicional të imamëve të mbështjellur me pushtetin e të gjithë okupatorëve të popullit tonë që nga otomanët e deri te sllavo-ortodoksët .

Pjesa tjetër e pjesëmarrësve të cilët nuk i përfillin këto ceremoniale të huaja për popullin dhe traditën tonë qëndrojnë në këmbë dhe nuk i ngrisin lartë as durtë e a këmbët, por me qëndrimin e tyre stoik nderojnë të ndjerin, të afërmit e të ndjerit dhe injorojnë imamët e tillë arabo-xhihadistë dhe misionarë të sllavo-ortodoksizmit dhe islamizmit .

Për fat të keq, imamët,  edhe sot e gjithë ditën janë imponues , përbuzës, poshtrues, denigrues, asimilues e çka jo tjetër ndaj vlerave të mirëfillta kombëtare shqiptaro-iliro-pellazge .

Varrimi i fundit ku isha prezent ndodhi në fshatin Karvasari të komunës së Malishevës të njohur si fshat me dy besime fetare. Banorët e fshatrave të kësaj ane , jo vetëm qytetarët e Karvasarisë, por edhe nipat e tyre i quajnë romano-katolik, sepse këta të fundit janë nipa të Karvasarisë . Më 28 shkurt 2012 ndrroi jetë Zeqir O. Gërdalla ,(Mhill Gërdalla, sipas atyre që dinë për pakëzimin e tij), një prej pleqëve më me zë të asaj treve, për nga zgjuarsia dhe njohja e traditës së vjetër iliro-shqiptare .

Zeqir Gërdalla ishte personi , i zgjedhuri parë , i cili pranoi që të hedh gurthemelin e kishës romano-katolike në fshatin e tij , ishte gjithashtu personi që preu shritin përurues të hapjes së kishës . Për hirë të mirëkuptimit dhe harmonisë ndërfetare Zeqir Gërdalla pranoi të vejë edhe gurthemelin e xhamisë së fshatit .

Ai ishte njeri me bindje plotësisht të besimit të krishterë , por nga rrethanat , pothuaj gjithë miqësinë i kishte të besimit islam, por familja e tyre nuk  ishte praktikuese e riteve fetare. Aty pritej dhe flitej vetëm bujarisht, miqësisht dhe shqiptarisht, sepse izmat nuk kishin vend . Më 28 shkurt në darkë filluam bisedën rreth mënyrës së rrjedhes së ceremonisë mortore , temë që e hapa unë duke dashur të jemi besnik ndaj opinioneve dhe dëshirave të të ndjerit . Si gjithëherë aty u fol shumë , por nuk u vendos asgjë konkrete, përveç pastrimit të trupit të të ndjerit që ishte bërë nga familja. Pra kjo dihej mirë, se nuk do të kishte hoxhë që do të prekte kufomën e tij .

Pyetjet se ; -çka do të thojnë miqët?, çka do të mendojnë kojshitë?, çka do të thojnë bashfshatarët?, e një mori pyetjesh të tilla të kota, sikur mos të njihej dhe sikur mos të diheshin paraprakisht idetë dhe opinionet e të ndjerit rreth besimit fetar , nuk kishin të ndalur . Për habinë më të madhe në mesin e të pranishëmve  kishte edhe individë që heqen si intelektualë dhe ngulmoonin në bërjen e ceremonialit mortor islam , kishte edhe burra që e kishin shoqërue të ndjerin me rastin e prerjes së shiritit për hapjen e kishës në fshat, kishin pirë verë bashkë dhe kishin marrë pjesë edhe lutjet fetare në atë rast , por ishin indiferent dhe nuk bëzanin fare .

Këta të fundit kishin ngrënë edhe dreka e darka në restorante të ndryshme bashkë me Zeqir Gërdallën dhe priftin e fshatit . Ndonjë rast më kishin telefonuar edhe nua, por pasiqë unë ndodhesha në Prishtinë, ose jasht vëndit nuk kisha pasur rast t\'iu bashkangjitem në një ndejë të tillë . Prej të pranishmëve në mbrëmjen e 28 shkurtit vetëm një nip i Zeqir Gërdallës , Ganiu i tha gjerat shkurt dhe trup para të gjithëve .

\"-Burra ! - tha ai, -Qamili po thotë që nëse ne i respektojm opinionet, idetë , besimin dhe dëshirat e dajes Zeqir, ceremonia e varrimit duhet të behet ashtu si ka dashur i ndjeri, ose tek e fundit mos thirrni as hoxhë e as prift, për ceremoninë mortore , se nuk bëhet nami !  Nëqoftëse duanë të vijnë i ftoni thjeshtë, vetëm si pjesëmarrës në varrim !\"

Mirëpo nuk patëm përkrahje dhe fundi mbet pezull , me hoxhë po, por pa i përcaktuar kufijtë as në vija të trasha . Pra kishte vend për manipulime të shumta . Me sa e di unë, prifti i fshatit nuk ishte ftuar dhe nuk ishte  lajmërua fare, edhepse ishte mik shumë i mirë i të ndjerit !!!...  

Më 29 shkurt do të bëhej varrimi . U grumbulluanë shumë miqë e dashamirës erdhi edhe imami i fshatit, një i ri me të kaluar shumë të dyshimt, por që tani mbante çallmën e imamit të fshatit . Si gjithë imamët edhe hoxha në fjalë, megjithëse më i ri në moshë se pjesa dërmuese e miqëve, pa pyetur askend iu drejtua  vendit të nderit në odën e Gërdallëve . Askush nuk kundërshtoi . Unë si nip i Gërdallëve u ngrita dola jasht dhe takova kryetarin e fshatit me qëllim që të ndaloja uluritjet në arabisht para trupit të të ndjerit .

Në fund me pikë të zorit arrita që të siguroj që së pakut te varri mos të këndohej dhe mos të bëhej asnjë lutje në gjuhën arabe, përndryshe për gjerat tjera , nëqoftëse këmbëngulja, isha i bindur që do të lindnin probleme ndërmjet meje dhe ndonjërit prej  anëtarëve të familjes Gërdalla.

Ora 13 e 30 minuta dalin tre a katër veta që \"kishin abdes\" , thanë se diku pranë shtëpisë bënë një lutje arabe pranë arkivolit të të ndjerit, pastaj u bart arkivoli deri në afërsi të verrezave të familjes Gërdalla, e vunë arkivolin mbi dy trejë dhe bënë edhe një lutje arabe që për fat nuk zgjati shumë, u soll arkivoli afër varrit, un ia lexova një biografi të shkurtër që më mori kohë rreth katër minuta , u vendos arkivoli në varr, u mbulua dhe unë ndjeva një lirim shpirtëror që së pakut para varrit nuk u këndua arabisht . Por tamam kur mendova se çdo gjë mbaroi, mu afrua djali i të ndjerit dhe mu drejtua me fjalët ;

\"- Hoxha po pyet a ban me e bërë një lutje në gjuhën shqipe ?\" , e pashë në sy djalin e të ndjerit dhe e pashë se nuk kisha mundësi të mohoj, kur ai vetë ishte detyrue të intervenonte nga presioni i hoxhës dhe një pjese të të pranishëmve, ndër ta edhe nga ndonjë anëtarë i familjes Gërdalla . Hoxha u ul pranë varrit të të ndjerit Zeqir Gërdalla dhe kërkoi nga të pranishmit që të ulen derisa ai të bënte lutjen e tij .

Një pjesë , pothuaj gjysma e të pranishëmve u ulën galuç dhe përcollën lutjen e imamit, kurse pjesa tjetër qëndruanë në këmbë . Megjithëse lutja u bë në shqip, nuk kishte asgjë shqiptare dhe asgjë nga ajo se si do të dëshironte i ndjeri, por autoriteti i trashëguar i imamëve nga pushtetet okupatore , shkeli edhe njëherë mbi vlerat tona kombëtare, shkeli mbi traditën e familjes Gërdalla, shkeli mbi opinionin, bindjet, dhe besimin fetar e kombëtar të të ndjerit Zeqir Gërdalla , lutja  e përherëshme e të cilit ishte :

\" -O i madhi Zot, mbushjua mendjen shqiptarëve me dashtë gjuhën e vetë, me u lutë në gjuhën e vetë,me dashtë kombin e vetë, me dashtë vendin e vetë, me dashtë kulturën e vetë,me dashtë historinë e vetë,me dashtë traditën e vetë dhe mos me i harrue dhimbjet dhe krenaritë e veta, mos me e harrue gjakun e derdhur për liri qe 2000 vjetë,sepse Harresa është mallkimi më i madh për një popull dhe populli që i harron këto gjëra të shenjëta, nuk mund ta gëzojë të tashmen dhe nuk mund të ket ardhmëri të sigurt. Amen !\"

Daja Zeqir, unë nipi yt Qamili,kërkoj ndjesë, që së pakut me rastin e nderimeve të fundit për në jetën e amshueshme, nuk munda të realizoj një ceremoni mortore, ashtu si e keni dëshirue dhe meritue, nuk munda të mbetem besnik ndaj  opinionit, qëndrimeve dhe bindjeve tuaja lidhur me besimin dhe dëshirën tënde për ceremoninë mortore !

Imamët dhe hoxhët vetëm në safin e parë ! Pse ?!...

Duke e shfrytëzuar taktikën e imponimit dhe të autoritetit tradicional të imamëve të mbështjellur me pushtet, cilido imam apo hoxhë, me të hyrë në ndonjë vend ndeje, për gëzim apo hidhërim , pa i thënë dhe pa i dhënë leje askush i drejtohet vendit të nderit , te oxhaku i odave tona, ose rendit të parë të karrigave të rezervuara për musafirët më të nderuar , pra safit të parë siç e përdorin imamët dhe një pjesë e popullit. Edhe në këto raste të pranishmit e sidomos organizatorët ngelen pa fjalë nga mungesa e kurajos e guximit dhe nga frika se \"mos po e prishin\" ndejen  në kuvendin , në gëzimin apo në hidhërimin e rastit .

Në të njejtat ndeje e  kuvende shumë intelektualë të nderuar ngelen te dera e odës, pra te trapazani, ose në rendin e fundit të karrigave e shumë herë edhe nuk iu sigurohet fare vend dhe detyrohen të qëndrojnë në këmbë . A nuk është kjo injorim ,  përbuzje, poshtërim , nëpërkëmbje,...e këtyre të fundit në krahasim me hoxhët ?

Në rrethana normale dhe në rast të ekzistimit të vetëdijes së lartë njerëzore në rend të parë e pastaj edhe të asaj kombëtare, njeriu me tu liruar nga imponuesi okupator e hudh poshtë barrën e ngarkuar nga robëria, por në të kundërtën do ta mbajë atë përgjithëmonë mbi kurrizin e tij dhe kurrë nuk do të mund ti çelë sytë dhe të shoh dritën e vërtetë të lirisë .


Sjellja e masave të popullit tonë karshi imamëve e hoxhollarëve më kujtoi një tregim të një të moshuari çam në Durrës në vitin 1993 .
Ishim unë dhe Rizahu, njëri nga vëllezërit e mi duke shetitur në Durrës . U ndalëm në një dyqan të vogël për të blerë ca gjera . Aty shërbente plaku çam, xha Nakipi . Me të kuptuar që ne vinim nga Kosova, plaku doli jasht banakut dhe na mori ngryk të dyve. Me lot në sy ai filloi bisedën me ne...., ai donte të dinte çdo gjë rreth asaj që ndodhte në dhe me popullin e Kosovës. Pyetjeve të xha Nakipit më tepër iu përgjigjej vllau, pasi ai vinte drejtë nga Kosova dhe i njihte gjerat dhe rrethanat më mirë . Në një moment xha Nakipi na u drejtua të dyve me fjalët e zjarrta që i dilnin nga thellësia e shpirtit:

\"- E dini ju si janë kosovarët ! Kosovarët janë sikur ai bualli të cilin e kanë lidhur me zingjirë të trash për dyreku në ahur . Bualli mbasi provon të këpus zingjirët dhe nuk ia del, sepse zingjiri ishte i trash dhe trau gjithashtu i trash dhe i vendosur mirë, fillon ti besoj forcës së zingjirit... E keni pa , kur bualli është i lidhur me zingjirë, apo me litar, e tërheç për dore një fëmijë i vogël, sepse bualli është provuar me zingjirin, apo me litarin dhe nuk mendon në forcën e kufizuar të fëmiut. Po të kishte vetëdije bualli për forcën e fëmiut, me një lëkundje koke do ta hudhte fëmiun për tokë dhe vetë do të lirohej ! Kështu janë edhe kosovarët ! Po ti rrokin armët në dorë dhe tua tregojnë vendin çetnikëve serbë do të lirohen shumë shpejt nga ajo barrë e rëndë e robërisë !...\" .

Kështu mbyll tregimin xha Nakipi duke na përqafuar dhe duke na dhënë zemër që mos të dorëzohemi, por të revoltohemi deri në çlirimin e vendit dhe popullit tonë nga zgjedha serbo-çetnike.

Rrefeva këtë tregim të plakut çam për të shpjeguar mungesën e guximit  dhe kurajos gjithashtu edhe frikën e mbjellur ndër shekuj me radhë nga pushtetet okupatore , fatkeqësisht të trashëguar deri në ditët tona , por edhe nëpërmjet autoritetit tradicional të imamëve të mbështjellur me pushtetin  e arëmiqëve tanë, sepse po të kundërshtoje hoxhën dikur internoheshe me gjithë familje në ndonjë ujdhesë të mesdheut, ose në shkretëtirat e anadollit , ose më vonë treteshe kazamateve të jugosllavisë , duke mos e harruar se imamët dhe hoxhët e tillë kishin duartë e gjata deri në majat e pushteteve okupuese dhe shumë shpejt fillonin torturat më të tmerrëshme  ndaj atyre që guxonin të ngriteshin kundër pushtetit dhe autoritetit të tyre.

Kur e dijnë mirë që, më shumë se nëntëdhjetë përqind të popullit tonë , nuk janë praktikues të asnjërit besim , heshtja para këtyre çoroditjeve që po i bëhen popullit tonë e sidomos rinisë sonë aqë të pastër e aq të shenjët, ka qenë, është dhe do të jetë si një kancer me pasoja të drejtëpërdrejta pikërisht nga hyrja e frikës deri në palcë , ndoshta edhe në gjenet e popullit tonë si pasojë e egërsisë së robërisë shekullore  nga pushtetet okupuese dhe veglat e tyre të veshur me uniformën e hoxhës dhe imamit.

Mua shpesh më ka rastisur të revoltohem kundër këtyre fenomeneve të shëmtuara , të cilat popullit shqiptar po i kushtojnë shumë dhe do ti kushtojnë e do ti lëjnë pasoja afatgjata, nëqoftëse nuk ndërmerret diçka konkrete nga inteligjenca jonë , nga vetë vetë populli ynë dhe nga vetë  shteti ynë, pra nga Tirana dhe Prishtina zyrtare .  Të punojmë dhe të shpresojmë !

Dy të kundërta që  ndihmojnë njëra tjetrën

Kur e dijm mirë që të krishterët lindorë sllavo-ortodoks dhe ata përendimorë romano-katolik, janë të përçarë që nga mesi i shekullit XI-të dhe ende nuk kanë asnjë bashkëpunim ndërfetar, kur e dijm mirë që gadi gjatë gjithë mileniumit të dytë të erës sonë pushtetin e kishte ai që kishte besimin, kur e dijm mirë që edhe sot e gjithë ditën ekzistojnë dy pole të forta interesash geostrategjike , Rusia me aleatët e vetë në njëren anë dhe NATO-ja me anëtarët dhe përkrahësit e vetë në anën tjetër, del fare lehtë konkluzioni që besimi i krishterë sllavo-ortodoks dhe islamizmi kishin të njejtin kundërshtarë (lexo:armik) sidomos në trevat e Ballkanit në përgjithësi e në trojet shqiptare në veçanti.

Duke e ditur që qendra e krishterizmit sllavo-ortodoks është në Stamboll dhe gjithëherë ka qenë e lirë të ushtrojë ritet dhe besimet sllavo-ortodokse, në mënyrë të natyrshme vjen në shprehje bashkëpunimi  në mes të besimit sllavo-ortodoks dhe besimit islam në dëm të besimit të krishterë romano-katolik .

Pasi që shqiptarët ishin dhe janë në luftë të përherëshme me sllavët, e gjithë makina propaganduese e shtypëse sllavo-ortodokse e shekullit të kaluar , që për fat të keq vazhdon edhe sot e gjithë ditën, në bashkërenditje me islamizmin janë përqëndruar në konvertimin e shqiptarëve në një islam të degjeneruar , në çoroditjen e kulturës, traditës , dokeve e zakoneve shqiptare dhe në krijimin e një lëmshi që askund nuk mund ti gjindet filli, në mënyrë të tillë që ne shqiptarët të mos kemi mundësi të luftojm kundër prezencës së armiqëve të popullit tonë, por të merremi me vetëveten tonë, të përçahemi në mes nesh dhe të shpërbëhet qënja jonë kombëtare .

Kur i analizojm të gjitha kohërat , gjithëherë në rast krizash politike të popullit shqiptar, sllavo-ortodoksizmi dhe islamizmi janë aktivizuar me të madhe , që para botës përendimore, kombit shqiptar ti japin një imazh të islamizmit ekstrem , në mënyrë që ne të humbim përkrahjen e përendimit , kështu që sllavo-ortodoksizmi të ketë duartë e lira në asimilimin , dëbimin dhe shfarosjen e qënjes shqiptare nga faqja e dheut .

Kushdo që ka dy fije mend mund të vërejë  sesa xhamijë janë ndërtuar vetëm pas mbarimit të luftës së armatosur 1998/1999 për çlirimin dhe bashkimin e trojeve dhe popullit shqiptar edhe në ato fshatra të thella që kurrë nuk ka pasur as kishë e as xhami, në ato fshatra ku nuk ka as ambullantë, as shkollë, as çerdhe fëmijësh, kurse për habinë më të madhe përparësi ndërtimi iu është dhënë xhamive dhe ate gjithëkund në vënde të ekspozuara mirë për ti parë dhe për të rënë në sy të secilit kalimtar vendor apo të huaj . Fondet për ndërtimin e këtyre xhamive janë shumë të dyshimta ! ...

Kur analizojm dhe shohim përfundimin e luftës, ndihmën e NATO-s me në krye SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme përendimore, pastaj edhe njohjen e shtetit të Kosovës nga këto shtete dhe miqët e tyre në njërën anë , kurse në anën tjetër refuzimin, injorimin , denigrimin e Republikës së Kosovës nga sllavo-ortodoksizmi dhe  Lidhja islamike, vërtetë del i vërtetë pohimi i imamëve se : \"-Feja islame është më e afërt me besimin e krishterë sllavo-ortodoks sesa me atë romano-katolik . \"

Kjo thënje ishte gjithënjë një aksiomë e imamëve tanë, sidomos kur është puna për ti larguar shqiptarët sa më shumë nga gjuha, tradita, kultura dhe të gjitha vlerat e tyre shekullore të trashëguara nga të parët e tyre iliro-pellazgë, për ti larguar nga lutjet në gjuhën e tyre të ëmbël që vetë natyra nënë, që vetë Zoti iu ka dhuruar , vetëm e vetëm për ti larguar nga rrënjët dhe vlerat e tyre evro-përendimore dhe për ti bërë shqiptarët që të sillen sikur popull i droguar, hipnotizuar , degjeneruar , tjetërsuar e asimiluar, në mënyrë që kurrë mos të mund të organizohen e të mbrohen nga rreziku sllavo-ortodoks, islamist dhe komunist .

Fajtorë për lejimin e këtyre imponimeve, fajtor  për këtë gjendje të nderë  në të cilën është katandisur kombi shqiptar, jemi vetë ne shqiptarët që nuk reagojm, ose së pakut që nuk distancohemi nga këto të bëma antikombëtare, por  me heshtjen tonë , sikur pajtohemi dhe jua lëjm duartë e lira armiqëve dhe misionarëve të tyre të punojnë me besnikërinë e qenit për interesat e padronëve të tyre e në dëm të popullit shqiptar .

Si pasojë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit të sllavo-ortodoksëve , islamizmit dhe komunizmit kundër popullit tonë, ne jemi katandisur gjithandej rrugëve të botës, njëlloj sikur çifutët dhe nuk besoj të ket vend në botë ku nuk mund të hasësh në emigrantë shqiptarë dhe çifutë .

Po e përmbyll me thënjen e njohur filozofike:
- Në fund, ne nuk do të kujtojmë  fjalët e armiqëve , por heshtjen e miqëve ! 
Kurse mua personalisht nuk më habit sulmi i armiqëve dhe veglave të tyre qorre ndaj çdo vlere shqiptare, por heshtja e më shumë se 90% të popullsisë shqiptare jopraktikuese e cilitdo besim fetar në përgjithësi dhe heshtja e intelektualëve, e Akademisë së Shkencave në Prishtinë dhe në Tiranë dhe heshtja e qeverive shqiptare në të dy shtetet tona të brishta laike  në veçanti !

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)