28 Shtator 2020

Autistrada dhe polemikat “patriotike” !

Shkurar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Qeveria aktuale synon që të filloi ndërtimin e rrugës,mundët të filloi punimet me mjetet e shtetit të Kosovës,në pjesën Morinë-Prizren pasi kjo pjesë e autostradës nuk ka alternativ sa i përket trasës .

Shumë  jo-produktive ishin diskutimet dhe polemikat në opinionin publik të këtyre ditëve,në mediat e shkruara dhe elektronike,posaçërisht me ata të cilët,pas luftës ishin të autorizuar dhe përgjegjës për ndërtimin e autostradës Morinë-Prishtinë-Mërdare. Ish ministrat z. Komoni , z.Ahmeti, dhe ministri aktual z. Limaj,me “patriotizëm” na shpjeguan se si do të realizojnë autostradën,“rrugën e kombit” e jo përse kjo rrugë nuk filloi me u ndërtua deri sot. Ka kaluar koha e sloganeve patriotike edhe te banorët ma të thjeshtë të Kosovës,kjo vetëm tregon realitetin e hidhët kosovar të cilin jemi duke e përjetuar të gjithë ne.

E pa justifikueshme është se ende nuk kemi,pas dhjetë viteve, projekt detal për autostradën i cili ishte i pa kompletuar (mungonte gjeo-mekanika e shumë elemente tjera të projektit) edhe se janë paguar mjetë milionëshe pas vitit 1999. Kështu publikisht kishte deklaruar ministri Limaj kur e morri mandatin në vitin 2007 të cilin ende e ushtron.

 

Si i tillë projekti ka qenë i “mbyllur”nga ish ministrat Komoni dhe Ahmeti të cilët as që kanë ditur,e as që ju ka interesuar,së çka kanë në sirtarët e mbyllur të MTPT. Më duhet të citoi një ekspert të planifikimit hapësinor z.Forbes Davidson i cili pasi kishte vërejtur veprimet tona të çuditshme,më kishte pyetur se ku e ruaj një dokument publik të marr në internet,në tavolinën e punës,nën te apo e fshehë nga të tjerët,e mbylli në sirtar si kanë vepruar ish ministrat. Kjo ishte e mjaftueshme për mua dhe vërtetonte mentalitetin tonë primitiv ballkanik i cili shumë herë na është hakmarrë. Askush nga zyrtarët e lartë të tjerë nuk kanë pasur qasje në atë projekt të rrugës të punuar nga gjermanët. Arsyetimi i tyre se këto çështje ishin sekret shtetëror dhe përgjegjësi e UNMIK-ut famoz,nuk ishin aspak bindëse çka e tregoi koha e kaluar gati dhjetë vjeçare. E vërteta ishte krejt tjetër se prapa këtyre veprimeve me siguri fshihej diçka krejt tjetër duke shfrytëzuar naivitetin patologjik të popullit shqiptar të Kosovës.

Komponenti hapësinor ishte dhe është aq i huaj për këta ish ministra dhe ministrin aktual si dhe për “ekspertët” tjerë sa që as që u përmend në këto polemika. Kishte shumë “shitje mëndësh”se ka do të ishte ma mirë të kalonte kjo rrugë këndej apo andej. Të gjithë me demagogji partiake tentojnë të mashtrojnë opinionin në stilin “na ndihmoni” nëse keni ide konstruktive për të ndërtuar ketë rrugë e në thelb do të veprohet ashtu si kanë menduar strukturat e tyre politike me “ndihmën” e ndërkombëtarëve,pa marr parasysh interesin e njerëzve që jetojnë në këto hapësira i cili gjithnjë gjatë historisë është nëpërkëmbur nga vet ne,e kjo është pjesë e tragjedisë kosovare që po na përcjell me shekuj.

Ka shumë dëshira se ka duhet të kaloi kjo rrugë e ndërlidhur me interesat e ndryshme lokale të pa kufi. Duhet kuptuar se dëshirat dhe mundësit teknike dhe materiale ndryshojnë diametralisht për të funksionalizuar një projekt si është autostrada Morinë-Prishtinë-Mërdare. Do të ishte e preferuar që të bëhen hulumtime dhe analiza profesionale duke angazhuar ekspertët vendor dhe ndërkombëtarë të planifikimit hapësinor,të mjedisit,të komunikacionit dhe profilet tjera të domosdoshme për këtë projekt të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

Në një formë publikisht ministri Limaj ma në fund e informoi opinionin se në cilin nivel ishte bërë projekti (ideor) i autostradës i “punuar” nga gjermanët në vitin 2003,të cilin e kishin pa vetëm “tre persona” e në të cilin nuk kishin qasje as ata që e kishin obligim ligjor ta kontrollonin,Drejtoria e rrugëve të Kosovës (zonja Kaqusha Jashari),a ka ironi ma të madhe. Cilat procedura ligjore janë zbatuar e dinë vetëm porositësit e projektit pasi si duket kanë paguar para të mëdha duke ble “macen në thes” pasi nuk e kanë pa të arsyeshme së paku të bëjnë revidimin e projektit,e sa për bashkëpunim dhe sinkronizim të punës me ministrit tjera as që kanë dashur të bisedojnë,edhe se e kishin obligim ligjor. Arsyetimet e ndryshme të ish ministrave ishin të pa qëndrueshme,këtë e tregoi koha e humbur deri me sot. Edhe atëherë kishte ekspert kosovar që do të kontribuonin por nuk kishte vullnet politik për të angazhuar ata,apo ishin ato elemente korruptive të ndërlidhura me mos-dëshirën për të punuar. Nuk ndërtohet shteti vetëm me dëshira por konkret duhet punuar dhe vepruar.

Rezultat i të gjitha këtyre veprimeve kemi një projekt të mangët të cilin as qeveria aktuale nuk arriti ta kompletoi,sipas deklarimit publik të ministrit Limaj. Pasi e analizuan ekspertët e konzorciumit Bechtel & Enka propozuan një variant tjetër,ndoshta ma të mirë nga aspekti hapësinor i territorit të Kosovës,kjo me siguri do kohë për të përpiluar projektin e ri të kësaj rruge. Përvoja e shteteve tjera me ndërtimin e autostradave,sipas sistemit “projekto-ndërto” nuk duhet lejuar në rastin konkret pasi është e pamundur të dihet kostoja e projektit. Ma e arsyeshme është të përpilohet dokumentacioni investivo-teknik komplet së bashku me arsyshmërinë ekonomike (fizibilitetin),e pastaj të kontraktohen punët. Sot nuk e kamë të qartë se cilat bisedime,harmonizime të detaleve,janë duke i bërë qeveritarët tonë me ekzekutuesin e zgjedhur potencial Bechtel & Enka,kur ende nuk e kemi dokumentacionin përfundimtar të rrugës.

Qeveria aktuale synon që të filloi ndërtimin e rrugës,mundët të filloi punimet me mjetet e shtetit të Kosovës,në  pjesën Morinë-Prizren pasi kjo pjesë e autostradës nuk ka alternativ sa i përket trasës. Për këtë edhe e ka filluar procesin e vështirë të shpronësimit i cili merr shumë kohë nëse respektohen procedurat aktuale ligjore. Atëherë kur të tregohet seriozitet dhe punë profesionale me siguri do të kemi edhe ndihmën e jashtme financiare pa të cilën do të jetë vështirë të ndërtohet kjo rrugë,e kështu si ka filluar,personalisht frikohem se si dhe kur do të përfundoi kjo autostradë.

Për rëndësinë e kësaj rruge,disa herë e kamë theksuar publikisht,është e tepërt të diskutohet,duke filluar nga aspekti hapësinor,gjeostrategjik e gjerë te ai kryesori ekonomik,si dhe domosdoja e hyrjes (kyçjes) së Kosovës në korridoret Evropiane të rrugëve (TEN). Të gjitha analizat nga aspekti i planifikimit hapësinor tregojnë një gjë të tillë pasi të gjithë indikatorët hapësinor tregojnë një qasje konstruktive për ndërtimin e kësaj rruge shumë të rëndësishme për Kosovën.

Më  vjen shumë mirë kur u informova këto ditë se ma në fund zyrtarët e lartë të MTPT-së së bashku me përfaqësuesit e kompanisë Bechtel&Enka me datën 26 janar ishin në MMPH (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) për të diskutuar problematikën e autostradës. E kamë theksuar disa herë publikisht se angazhimi I ekspertëve të planifikimit hapësinor është i domosdoshëm. Ekspertiza e tyre është kryesore në këto çështje,posaçërisht në fazën e definimit përfundimtar të trasës së autostradës. Ma mirë është të kompletohet projekti me të gjitha parametrat e duhura teknike se sa të punohet mbrapsht duke i shkaktuar pasoja të pa riparueshme shoqërisë kosovare,e kjo merr kohë të çmueshme por “nuk ki shka me bo jemi ata që jemi”.


Autori është arkitekt i pavarur dhe Ish zyrtar i lartë në  MMPH të Kosovës në Departamentin e Planifikimit Hapësinor  

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku me pas do të ketë edhe konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi dhe plotësimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N10, ora 9:30)

- Valbon Krasniqi, ud. drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbajnë konferencë për medie, në lidhje me rikthimin e shërbimeve shëndetësore, përfshirë punën e ambulancave specialistike, operacioneve jo emergjente dhe shërbimeve tjera elektive. (Para objektit të  administratës së ShSKUK-së ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin protestues "Kundër plagjiaturës të përbashkuar", për denoncimin e plagjiaturave të udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, ministrit Ramë Likaj dhe ministres Evis Kushi. (Rruga Radovan Zogoviq në lagjen Pejton, para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i draft - Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Zëvëndësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Florian Dushi, ​mbnjë një takim koordinues në të cilën temë diskutimi do të jetë: "Trajtimi i rasteve të dhunës në familje në kohën e pandemisë". (ish-objekti i Rilindjes, kati IX, salla 914, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm si dhe cakton intervistat për dëshmitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën do të bëhet zgjedhja e Avokatit të Popullit. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e dëshmitarit Beqë Cufaj  – Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. (Salla e  gjyqit të Dhomave  të  Specializuara të Kosovës  (DHSK) në Hagë ora 15:00 - mund  të  përcillet edhe përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori EMCDDA do të nënshkruajnë marrëveshje pune. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, salla P-01, ora 16:00)

- Fillon java e tretë e programit publik në Festivalin e Arkitekturës në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)