28 Mars 2024

Apetitet territoriale

Shkruar nga Shqiprim Pula

Në Europë, por edhe më gjërë, po ndodhemi përpara një skenari të ri politik, më shqetësues, më alarmant, në mes të bashkëjetesës politike, dhe ‘pavarësisë’ politike përmes kritikave apo vënies në pikëpyetje të disa aspekteve të saj por edhe faktit të thjesht, të mbrojtjes së saj.

Mbase kjo përkon me maksimën, ҁdo tezë ka edhe antitezë!. Por ja që, ҁuditërisht, vrojtojmë dhe verifikojmë se ‘nganjëherë’ ata që më së shumti ulërasin si mbrojtës të demokracisë dhe lirisë, mund të jenë, po ata, që mbështesin dhe jetësojnë politika kufizuese të lirive individuale.   

Ukraina në ditët e sotme po shërben si një teatër aktiv i luftës, realiteti atje u kthye në një makth të jashtëzakonshëm ndërmjet dy vëllezërve nga baballarë të ndryshëm, prandaj është tepër e vështirë në një moment kaq kritik të përkufizohet situata në të cilën është zhytyr e gjithë Europa.

 Vazhdimi i këtij teatri aktiv lufte, po krijon një krizë ekonomike me përmasa serioze që mund të ҁojë poashtu në një krizë të re sociale e shëndetësore.   

Në gjeopolitikën Ballkanike, situata e sigurisë nuk qe aspak për lavdatë ndër dekadash, sulmet e konfliktet mbi etninë Shqipëtare në veҁanti ishin të vazhdueshme dhe jo vetëm në kontekstin politik por edhe territorial brenda-rajonal, pra nga fqinjët.

Si p.sh., apetitet territoriale nga Serbia ndaj Kosovës (rasti; veriu i Kosovës); apetitet territoriale nga Greqia ndaj Shqipërisë (rasti: Jugu i Shqipërisë apo siҁ e quajnë Grekët “Vorio Epiri” si dhe ujrat detare) ide kjo e kultivuar në masë nga kisha ortodokse Greke; apetitet e Serbisë ndaj kishës ortodokse në Maqedoni, apetitet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë mbi etninë; mosnjohja e emrit Maqedoni nga ana e Greqisë; si dhe mosnjohja e Kosovës Republikë nga Greqia ka prolonguar mjaftë procese gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkanin perëndimor.

Çuditërisht, përkundër se Greqia vend anëtar i NATO-së dhe UE-së, nuk i ka kontribu kultivimit të fqinjësisë së mirë. Mentaliteti provincial në këtë pjesë të Europës më së miri përshkruhet nga juristi dhe filozofi politik Montesquieu “Europa është një Shtet i përbërë nga shumë provinca”. Europa, nuk kishte një armik të përbashkët në Ballkanin perëndimor, ngase kishte disa, andaj kishte shumë vështirësi për të arritur marrëveshje me mirësi.

Përtej Europe, Uashingtoni dhe Pekini kanë një ҁështje me ndjeshmëri të lartë lidhur me Taiwanin, për shkak të mbështetjes ushtarake Amerikane që i jep Taipeit. Ishulli në Indo-Paqësor, i cili ka një popullsi prej rreth 24 milion, Kina e konsideron pjesë territoriale të saj, andaj dhe me kujdes e maturi deklarohet mbi invazionin ushtarak të federatës Ruse ndaj Ukrainës.

Por, presidenti Kinez Xi Jinping dhe presidenti Amerikan Joe Baiden, së fundëmi, kanë rënë dakord që më tejë ‘marrëveshjen e Taiwanit’ mbi pozicionimin e Kinës si territor të saj, t’a respektojnë. Sikundër që Kina nuk duhet t’a ndihmojë federatën Ruse apo së paku të qëndroj neutrale.

Më tepër se 70 vite, që kur ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore, por po aq ishin përpjekjet për një traktat paqeje ndërmjet dy kombeve asaj të federatës Ruse dhe Japonisë, lidhur me katër ishujt që gjenden në bregun Verior të Japonisë, të cilat u aneksuan nga Unioni Sovietik me 1945-tën.

Me nisjen e luftimeve në Ukrainë, Japonia u rreshtua me shtetet që vendosen sanksione ekonomike ndaj federatës Ruse, dhe gjatë muajit Mars, Rusia deklaroi se tërhiqet nga bisedimet e paqes me Japoninë për katër ishujt e kontestuar, e që tani, formalisht Rusia dhe Japonia janë në luftë.

Anembanë botës ka shembuj klasik që njihen si ‘konflikte të ngrira’ që kanë vazhduar pas ndalimit të luftimeve, në mos njohje të statusit shtetëror apo kontestimin e territoreve të caktuara e që në fjalorin ushtarak do të quhej pauzë taktike.

Zgjidhja e ҁdo problemi është t’a gjesh atë!. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)