28 Mars 2024

Ambasadori që kundërmon UDB

Shkruar nga Qazim Doda

I kishte shërbyer pushtuesit për më shumë se dy dekada, por për hatër të klaneve partiake dhe krahinarizmit po i shërben edhe popullit kundër të cilit kishte hargjuar shumë energji. Avni Spahiu është shembulli i njeriut që i mungon forca për ta thirrë ndërgjegjen e vet se cilit popull i takon.

Para se te dërgohen ambasadorët në shërbimin e tyre i patën dërguar në Tiranë për t’i mësuar se si ta përfaqësojnë Kosovën më denjësisht. Me sa duket Avni Spahiu nuk paska përfituar asgjë nga leksionet e diplomacisë.

Skandalet e Ambasadorit Avni Spahiu janë bërë përditshmëri dhe tani nuk po i lënë përshtypje askujt. Ai kohëve të fundit ka filluar të bëhet agresiv dhe reagimet e tija i ngjasojnë kohës kur ai i ka sherbyër regjimit Sllav në Kosovë dhe shërbimeve të tyre jashtë Kosovës.

Fjalimi anti-shqiptar në Puerto Rico

Në muajin Gusht të vitit 2011 gazeta “Daily Sun” në Puerto Rico boton shkrimin e Stefan Antomattei-t me titull:

“Kosovo ambasador visits Puerto Rico.”

Në shenjë të falënderimit të atyre që i kishin shërbyer Jugosllavisë thirret ambasadori famëkeq i Kosovës z. Avni Spahiu i cili në fjalimin e tij të mbajtur para audiencës në universitetin East, pjesë e sistemit universitar Ana G. Mendez në Puerto Rico foli për historinë e Kosovës dhe situatën aktuale atje.

Ai nuk e la anash betejen e Kosovës të vitit 1389 për të cilën foli duke e mbrojtur tezen e akademisë së shkencave të Serbisë dhe ndër të tjera shtoi: “ During the medieval period, Kosovo became the center of a Serbian Empire and saw the construction of many important Serb religious sites, including many architecturally significant Serbian Orthodox monasteries.

The defeat of Serbian forces at the Battle of Kosovo in 1389 led to Ottoman rule during ëhich large numbers of Turks and Albanians moved to Kosovo. By the end of the 19th century, Albanians replaced the Serbs as the dominant ethnic group in Kosovo.

Kosovo’ s current status is the result of the turmoil of the disintegration of Yugoslavia, particularly the Kosovo Ëar of 1998 to 1999. “ përkthimi në shqip: Gjatë periudhës së mesjetës, Kosova u bë qendra e Perandorisë Serbe dhe pati një ndërtim të shumë monumenteve fetare, duke përfshirë shumë manastire të rëndësishme të kishës ortodokse serbe.

Humbja e forcave serbe në betejën e Kosovës në vitin 1389 udhëhoqi në sundimin otoman pergjatë të cilit një numër i madh i turqve dhe shqiptarëve u shpërngul në Kosovë. Në përfundim të shekullit XIX-të shqiptarët i zëvendësuan serbët duke u bërë grup etnik dominant në Kosovë.

Statusi aktual i Kosovës është si një rezultat i trazirave dhe i shkatërrimit të Jugosllavisë, në veqanti lufta e Kosovës e viteve 1998-1999.)

Ndoshta strukturat që e patën emruar këtë ambasador e kanë ditur se cfarë qëndrimesh mbanë ky njeri, por nuk është e ndershme që pikërisht në një vend ku kemi më së shumti përkrahjen diplomatike të shërbejë një njeri me kaq urrejtje për Kosovën.

Gati e kishte rrahur Ramush Tahirin

Gati i kishte rrahur këshilltarët e Presidentes Jahjaga në mes të restorantit “Palm” në Washington DC me 17 Dhjetor 2011. Ngjarja kishte filluar kur Ramush Tahiri dhe Arbër Vllahiu ishin ngritur në këmbë në shenjë proteste se kinse nuk po ju pëlqen restoranti që ambasada e kishte përzgjedhur duke u ankuar se kishte shumë zhurmë.

Me të parë dhe dëgjuar reagimin e këtyre dy këshilltarëve të Presidentes, Ambasadori Spahiu ngritet furishëm dhe duke i përplasur tavolinat dhe karriket ju ishte ofruar atyre duke i çortuar e sharë dhe nuk kishte pritur ndonjë përgjigje por kishte dalur menjëherë jashtë. Askush nuk kishte pasur guximin ta shkëmbente ndonjë fjalë me ambasadorin “fuqiplotë” sepse reagimi i tij kishte qenë shumë serioz. Pasi ishte ftohur pak, ai ishte kthyer brenda por pa ngrënë darkë me mysafirët në shenjë proteste.

Publiku i kësaj ngjarje gati dramatike kishte qenë i larmishëm duke filluar nga :Atifete Jahjaga, Vlora Çitaku, Morton Abramoviç, Paul Williams, Ambasadori Dell i cili në popull quhet “Magjistari i Zarfit” si dhe kishin qenë të gjithë këshilltarët e Presidentes Jahjaga dhe stafi i ambasadës.

E gjithë kjo marrëzi kaloi në heshtje dhe nuk kishte guximin askush të reagonte deri më sot. Në shenjë hakmarrje mbrojtësi më i madh nga Prishtina Ramush Tahiri bashkë me Arbër Vllahiun ja përgatitën kurthën duke ia marrë sekretarin e parë Adrian Prenkaj-n dhe ia bashkangjitën stafit të “famshëm” të Presidentes. Prenkaj u kthye në Kosovë pas largimit të shefit të stafit Ilir Deda i cili ishte një minoritar por që e zotëronte shumë mirë edhe gjuhën shqipe dhe anglishten.

Komuniteti i shkretë dhe diplomacia e pafuqishme

Kishte shkruar më dhjetëra artikuj kundër komunitetit shqiptar që e kundërshtonin Jugosllavinë, këtu të gjithë e mbajnë mend veprimtarinë e tij dhe për këtë arsye nuk shihet askund, aty këtu ndonjë organizatë fantome e thërret për t’u fotografuar me të dhe me kaq merr fund veprimtaria e tij. Në New York mbanë akoma lidhjet me ata që kishin bashkëpunuar me të për të njëjtin regjim gjatë kohës kur UDB-ja kishte lulëzuar ndër disa organizata antishqiptare.

Në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në OKB duket shumë rrallë dhe kur vijnë ministri i jashtëm apo kryeministri ai nuk duket pranë tyre ose duket shumë rrallë. Ka një sistem të vetin të veprimtarisë që askush nuk guxon t’i përzihet dhe ka bllokuar shumë njohje për Kosovën.

Grupi i diplomatëve Amerikanë që deshtën ta bëjnë një fushatë lobuese për Kosovën u bllokua nga ambasadori “fuqiplotë.” Ndoshta për këtë gjë do të duhej të prononcohet Ministrija e Jashtme e Republikës së Kosovës, sepse nuk është e arsyeshme që të veprohet kundër Kosovës në kohën kur më së shumti ka nevojë për njohje të reja.

Se Avni Spahiu kishte qenë bashkëpunëtor i UDB-së dhe kishte shërbyer edhe në Amerikë gjatë viteve 1984-86, opinionit i është bërë e ditur. E gëlltitën të kaluarën e tij duke shpresuar se ky njeri do të përmirësohet, por tani nuk arsyetohet veprimtaria e tij që të mbajë fjalime ku e shtrembëron historinë ë Kosovës.

Ju mbetet institucioneve të Kosovës që të vendosin nëse paratë e taksa-paguesve të varfër të Kosovës po shfrytëzohen në dëm apo dobi të tyre.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)