25 Prill 2024

Agjencioni Kosovar i Privatizimit, ky dinosaur i ekonomisë

Shkruar nga Izet Abdyli

I krijuar menjëherë pas lufte nga UNMIK -u si institucion i përkohshëm me qëllim privatizimi dhe rivitalizimi të ekonomisë së Kosovës, në fakt mori krejt kahje tjetër.

Qindra objekte të gatshme ekonomike e mijëra hektarë tokë pune, jo që nuk u aktivizuan por përkundrazi u shkatrruan apo ju ndërru destinimi.

Edhe ish-punëtorët e këtyre ndermarrjeve u mashtruan me kompenzimin e 20 përqindëshit të cilin nuk e morën kurrë në tërësi e të mos flasim për angazhimin e tyre punë.

Shumicës së objekteve iu ndërru destinimi, edhe toka e blerë bujqësore me çmime simbolike u shëndërrua në tokë ndërtimore duke dhjetfishuar çmimin e blerjes.

Fundja nuk është prit më shumë, ngase shumica e përfituesve nuk ishin firma të dëshmuara të biznesit, por profiterë të çastit që kishin mbështetjen e të ,, fortëve" (pushtetit).

Edhe në krye të Bordit të Agjencionit viheshin njerëz të ,,fort" të politikës të cilët krijuan pasuri marramendëse jo vetëm për vete por edhe padronët e tyre.

Agjencioni i privatizimit u shqua për paga të mëdha e meditje marramendëse të punonjësve dhe Bordit drejtues të Agjencionit.

Madje edhe përfaqësuesi i Sindikatës harroi kënd perfaqësonte dhe u bë me ,,ujkun", andaj edhe qafa filloi t'i trashej si kodosh.

Sa e sa herë u trumbetua se ky agjencion ka mision të përkohshëm, madje edhe kur kaloi në kuadër të institucioneve të Kosovës, por si duket misioni i tyre është i pafund.

Ai tashmë është kthyer në jatakë të profiterëve të cilët janë në garë kush po zhvatë më shumë.

Meqë qeveria është vetë në të, i ka fut veshët në lesh, ndërsa punëtorët e shkretë ende i mbanë shpresa që nga 20 përqindëshi tu rrjedhë ndonjë lekë.

Çka të bëjnë të gjorët, thonë: shpresa e fundit vdesë!? Populli thotë: ,,kungulli nuk shkon mbi ujë gjithmonë", sadoqë profiterët po lulëzojnë e ekonomia po vdesë, na mbetet të shpresojmë edhe këtë vjet!?


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)