28 Mars 2024

A ka fitues, apo vetëm humbës, në ngjarjet e fundit

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Politika është luftë pa gjakëderdhje, kurse çdo luftë është politikë e përgjakshme. (Pjer Mesmer,kryeministër
i Francës)

Subjekti politik në Kosovë, i cili në masë të madhe gjithnjë, ka arritur tia “prishë rehatinë” dhe bilancin e “sukseseve”, PDK-së, gjatë qeverisjes Thaçi 1 dhe Thaçi 2 ,padyshim është Lëvizja “Vetëvendosje “, edhe sa ishte jashtë institucioneve, por edhe tani kur është pjesë  e opozitës parlamentare.

Se nuk ka hajgare, me kete  Lëvizje, sic “po ia kënda asaj…” të quhet gjithnjë, me këtë emërtim shumë simbolik, “Vetëvendosja”, u dëshmua, edhe në zgjedhjet e fundit,përkatësisht, në garen e dhjetorit të vitit 2o1o,për zgjedhjet parlamentare.

Edhe pse gjatë fushatës parazgjedhore, nuk mungoi edhe angazhimi për të minimizuar dhe defaktorizuar këtë subjekt, me angazhimin e drejtëpërdrejt, edhe të ambasadorit amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, si përsoni më i fuqishëm, dhe me më ndikim në Kosovë, por megjithate, siq dihet pas përfundimit maratonik të këtyre zgjedhjeve, pozicionimi si subjekti i trete më i votuar, përkatësisht, i dytë opizitar, deshmoi, se ky rezultat, dhe këta numra, nuk janë rastësi dhe pa ndonjë peshë, në vendimmarrje, si në Parlament, ashtu edhe sa i përket zhvillimeve të tësishme, në skenën politike kosovare.

Në veqanti, ngjarjet e fundit,gjegjësisht,7 dhjetori i vitit të kaluar, kur në Parlament “Verëvendosja”,arriti ta  “nokautoj”, PDK-në,apo ta “zë në gjumë”,me mocionin për reciprocitet me Sërbinë, ishte një goditje e rëndë që mori Pdk-ja dhe Qeveria Thaçi 2, pasoja të cilat po i bartë, edhe gjatë këtyre ditëve  për (mos)zbatim të këtij mocioni , dhe ate, jo vetem  ky subjekt politik ,por në një masë , e gjithë Kosova dhe më gjërë.

Jemi dëshmitarë të ngjarjeve, kur si kundërsulmë,më 2o janar ,Qeveria Thaci,përkatësisht Pdk-ja “mbrenda natës” futi një kundërmocion,  në këtë Seancë Paralmentare. e cila edhe falë numrave  dhe prezencës së Thacit,kaloi ”ngusht” ,por efekti,apo zbatimi i kësaj kundërezolute, u kontestua pa ndonjë bujë të madhe  nga  “Vetëvendosja”, dhe protestat, sic u pa dhe u dëshmua , vazhduan edhe më 22 janar, siq ishin paralajmëruar më herët.

Zatën,votimi i kundërezolutës, në Seancën e 2o janarit,  në një anë tregon joseriozitetin e  Qeverisë, e cila  në kohën kur pat kaluar mocioni i “Vetëvendojes”, pat deklaruar, se ajo vetëm po e zbaton reciprocitetin dhe kjo rezolutë nuk e obligon dhe nuk ka qenë e nevojshme ,andaj kundërezoluta, nga shumë kush, u vlersua si “loje me numra”,”blerje kohe”, ”shpërlarje truri” , e shumëvonshme, apo i ngjanë asaj thënjes popullore :”Pasi u .. plaka ia vuri shulin deres”.

Sa i përket mbështetjes dhe elektoratit, por edhe qendrimeve dhe reagimeve të subjekteve tjera politike, përsëri, “Vetëvendosja”  si subjekt politik, eshtë në rrugë të mirë të shtimit të numrit të simpatizantëve, dhe atyre që e mbështetsin,dhe kjo u vrejtë edhe në protestën e 22 janarit, përkundër kohës së ftohte,dhe ate në radhë të parë, si kundërpërgjegjie të veprimeve dhe sjelljeve jo mirë të koordinuara,  të Qeverisë, e në veqanti të Policisë së Kosovës, më  14 janar,por shumë gjëra lidhen edhe me gjendjen   e rëndë sociale në Kosovë, e cila kuptohet në këso momente (keq)përdoret,  nga ata që udhëheqin protestat, e që dihet, dështimet,  i adresohen Qeverisë.

Eshtë edhe një bonus i madhë për “Vetëvendosjen”, prezenca e  ambasadorit Woker në protesten e 22 janarit,sinjal dhe mesazh  shumë  keq për Qeverinë Thaci, dhe partnerët tjerë,kurse mobilizim dhe kurajo e mbeshtetje për Albinin e “Vetëvendosjen “ në përgjithësi.

Sa i përket, edhe dy subjekteve tjera plitike, që mbështetën mocionin e 7 dhjetorit të “Vetëvendosjes”  ,e që pa mbështetjen e tyre nuk do të kalonte,por siq dihet më vonë ata  u tërhoqën  me arsyetim të vetëm ,në emër të “institucionalizmit…”në opinionin e gjërë, është krijuar një bindje, se ata e “trathtuan” “Vetëvendosjen”,dhe vetëvetiu nuk ka një opinion pozitiv shtesë,por me siguri ramje , dhe ate  si për Ldk-në, ashtu edhe Aak-në, dhe, sikur të mbaheshin zgjedhjet e reja, me siguri, “Vetëvendosja”, do të ishte fuqi, dhe shumë lehtë, do të radhitej  në pozitë shumë më të favorshme se që mban tani.

Pra ,”Vetëvendosja”, në raport me  gjitha subjektet tjera politike në Kosovë,për momentin, edhe me ngjarjet e fundit,edhe pse  nuk u tumirën  nga pjesa dërmuese e institucioneve dhe subjekteve politike por edhe nga faktorët relevantë ndërkombëtarë,  mendoj, se ka shtuar numër dhe përkrahës,me cka është faktorizuar edhe më shumë, dhe pos  Pdk-së, e cila sic po shihet e dihet, pos që po e mund  me numra, edhe po e rreh, subjektet tjera politike,  janë të mundura dhe jo partnere të barabarta, në garën eventuale për zgjedhje të reja në raport me “Vetëvendosjen”. 

Sikur”Vetëvendosja”, në këto momente, të shfrytzonte dhe kanalizonte , në radhë të parë, miqësinë dhe raportet që ka krijuar me Ambasadorin Woker, me qëllim të “shkrirjes” të një barikadimi,që duket karshi faktorit ndërkombëtarë, e në veqanti të krijonte ekip lobimi dhe bashkëpunimi me SHBA-të,BE,qendrat tjera vendimmarrëse të botës,pastaj regrutimi dhe angazhimi i njerëzve me një karierë më të gjatë politike,por të dëshmuar, përsonalitete që komunikojnë shlirë e pa bariera me gjithëkendë, edhe me ata që kundërshtojnë këtë subjekt dhe nuk pajtohen, pastaj tejkalimi i pengesave  dhe krijimi  e relaksimi i raporteve me mediat, të cilat për momentin pothuaj të gjitha janë në diktat të Thaçit, janë vetëm disa kritere që në masë të madhe do të ndikonin që       “Vetëvendosja”, jo vetëm që do të “dridhte” subjektet tjera politike por (ndoshta) do të ishte faktorë stabiliteti dhe prosperiteti në Kosovë, edhe pse ka edhe mjaftë  të tillë që thonë, se sikur Albini, të vinte në pushtet, do të ishte më i” zi” se Thaçi, kurse “Vetëvendosja”, hiq më e mirë se Pdk-ja.


Me ngjarjet e fundit,të cilave nuk po dihet fundi, “Vetëvendosja”, i qoi një selam shumë të qartë Qeverisë Thaci, se edhe në Kosovë ka forca, që bile, nuk të lënë “rahatë të flesh dath si deri më tash”, por  prapëseprapë,hë për hë , Kryeminsitri  me Qeverinë, Partinë, Institucionet… por edhe me mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë është ai që “kollitet”.

Të shohim po shkojmë kah pranvera?
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)