19 Prill 2024

A janë më të rrezikshëm sabotuesit e paqes apo cubat e pritës

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

100% në kundërshtim të korigjimit të kufinjve: Hashim Thaçi, i rrethuar me pampersat që e shoqërojnë deri në çastin kur do ta thyej qafën e që pastaj  vet këta do t’i vendosin lakun në fyt, nga Parisi dërgoi një porosi të fortë se e paska përkrahjen 100% të presidentit Tramp (mik i ngushtë i Behgjet Pacollit !!!) për “ një  marrëveshje të detyrueshme ligjore ndërkombëtare me Serbinë me të cilën do të sigurohej paqja në Ballkan, pas së cilës Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se Kosova do të anëtarësohet në BE, NATO, Kombe të Bashkuara dhe në Organizatën Ndërkombëtare  për Moral dhe Dinjitet – Kurvat dhe Kurvarët e Pavarur “.

Ky refren i stërpërsëritur është model gebelsian se, nëse një gënjeshtër plasohet disa herë në opinion atëherë bëhet legjitime duke u shndërruar në diçka të vërtetë ose, më mirë ta them, përmes riciklimit të një gënjeshtre dhe mashtrimi ordiner, po bëhet pastrimi i saj ashtu si pastrohen paratë e pista.

Realisht, siç e pati cilësuar Baca Adem, Hashimi është pehlivan dhe lojtar i fortë përballë këtyre që nuk i njohin rregullat e lojës apo që e luajnë lojën hashimite.

Në Paris, fillimisht një ish shoqërues i sundimtarit të Kosovës, Bernard Kushner e publikoi një libër, i dyti me radhë për Hashimin e shpresoj se nuk do të jetë i fundit sepse personaliteti që po e shënon historinë e re të marëdhënieve ndërkombëtare e meriton, jo disa libra por edhe një Enciklopedi të tërë.

 Shpresoj se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, si truri i ikur i kombit do ta nxjerrë nga harresa (e përkohshme shpresoj) thënien gjeniale të Hashim Thaçit pas vizitës që i bëri, pas përfundimit të luftës ASHAK –ut dhe pas së cilës në hyrje të Akademisë ishte një thënie gjeniale e Hashimit (po cila thënie e tij nuk është gjeniale!!!) e cila u hoq pas ndërhyrjes së dikujt e që u interpretua si reagim i shoqërisë civile e që nuk ishte fare  e vërtetë. 

A ka ma mjerim se kur e shihni transformimin e një ish – humanisti i cili, për një grusht parash të pista,  shndërrohet në një lobist për diçka që edhe vet e dinë se nuk është e vërtetë. Bernard Kushner mbase nga mosha e ka harruar se çka ka thënë më parë për Hashim Thaçin kurse tani e promovon si lider dhe si njeri i paqes !!! Tash, vetëm ditët janë në pyetje kur Raketa do ta botojë një libër për Kushnerin e që po e presim me padurim sikur edhe librat për Hashimin!

Hashim Thaçi këtë po e shfrytëzon për mrekulli sepse lobistët e blerë me para të pista po e kryejnë punën për të.

Po çka ia ndien Bernard Kushnerit, Petriçit, Arkanit, Sheshelit, Kurcit apo Begjjës se çka do të bëhet me territorin e Kosovës kur nuk na ndien neve që po humbim territore dhe ardhmëri në saje të tekeve të një grupi karrieristësh dhe profiterësh, të zhytur deri në thonjë në punë të këqija dhe se këtë përpiqen ta shrytëzojnë si rrip të sigurisë!

Tash Hashim Thaçi në stilin e atyre që na kanë futur në burgje dhe kundër të cilëve edhe vet e pati bërë luftën (qoftë edhe politike) po na etiketon se jemi kundër BE –së, Amerikës, kundër Mogerinit, kundër Trampit, kundër Kurcit dhe madje, për të na shkualifikuar përfundimisht, po na akuzon se jemi edhe kundër vet Aleksandar Vuçiqit. Kohë të vështira janë këto!

Dikush po thotë se këtë po e bënë sepse në këtë mënyrë i shpëton Gjykatës Speciale e që unë nuk e besoj sepse mendoj pikërisht të kundërtën, sa më shumë e humbë përkrahjen në vendin tënd aq më lehtë do të bëhesh klient i kësaj Gjykate dhe sa më shumë t’i nënshtrohesh ndërkombëtarëve, fundin do ta keshë shumë më të keq.

 Ndërkombëtarët shkojnë dhe vijnë, kombi është i përjetshëm! Çka ka mbetur tash në planin politik nga takimet e Thaçit me baroneshën Ashton ?!

Asgjë hiç! Po të mos ishte një kujtim emocional të raporteve Thaçi - Ashton, historia e botës do të mbetej e varfër. Kështu mbeti një tregim sikur i Romeos dhe Gjulietës, kësaj radhe për fat të mirë, pa përfundim tragjik!  Por gjithsesi me pasoja tragjike për shqiptarët dhe Kosovën !

Cubat e prites: Nga tregimet e Odave por edhe nga përvoja kuptohet se prita është e keqe dhe shumë personalitete të shquara kombëtare dhe politike shqiptare kanë pësuar nga këto prita dhe rastin e  Hasan Prishtinës e keni shembullin më të mirë për këtë.

Prita nuk ka të bëjë me ndershmëri, moral, njerëzi; ajo nuk ësht virtyt por ves shumë i keq. Këtë e kanë bërë të pabesët dhe të poshtrit!

Kjo ishte sa i përket së kaluarës, në kohën e zhvillimeve teknologjike prita ka tjetër kuptim dhe porosi.

Sot, prita përdoret për afirmim, si mjet lobues, përkujtues dhe efektiv dhe efektiviteti i saj mbështetet në befasinë që ia bëni atij që ia bëni priten. 

Rasti më i freskët dhe më kumptimplotë ishte prita që ia bëri Behgjet Pacolli presidentit Tramp pasi doli nga WC – në ndërtesën ku mbahej takimi.

E zuri gafil, ia shtriu dorën Trumpit e që pastaj u interpretua si një takim miqësorë, konstruktiv me mikun personal dhe mikun e shqiptarëve, Donald Tramp me të cilin u bisedua për zhvillimet në Kosovë, rajon dhe atë ndërkombëtare ku Kosova luan rol të pazëvendësueshëm dhe se ku asnjë zhvillim nuk ndodhë pa Kosovën dhe kundër interesave të saj.

Po në këtë takim, presidentit Tramp iu dorëzua një ftesë për vizitë Marecit, Burojës dhe vendeve tjera ekzotike të Karaibeve.

Dhe presidenti Tramp me kënaqësi e pranoi këtë ftesë duke kërkuar që vizita të realizohet  në kohën kur kushtet klimatike janë më të mira për shëndetin e tij dhe shoqëruesëve.

Po në Paris, Hashim Thaçi pati takime me të gjithë ata që ishin në këtë organizim me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të luftës së Parë Botërore ku vdiqën apo u vranë afërsisht 8 milionë ushtarë dhe 16-17 milionë civilë.

Ishte menjëherë prapa Trampit që i ngjanë përkah inteligjenca dhe autoritetit ndërkombëtarë si dhe fuqisë dhe pas Putinit që i ngjanë përkah mënyra e të ushtruarit të demokracisë prej autokrati.

Për qytetarët e Kosovës është me rëndësi se në ato takime pati përkrahje 100% të Trampit dhe, sipas një automatizmi edhe të Putinit për marrëveshje me Serbinë aq më parë që kjo marrëveshje edhe mund të bëhet sipas recetave të vet Putinit, ndryshe Vuçiqi nuk do të ishte aq i sigurt për këtë. Thaçi, në këtë vizitë ishte i shoqëruar me prostituta politike dhe jopolitike.

Nga aty dërgoi një porosi se është shumë i brengosur se Lista Serbe paska kaluar në opozitë ndërkaq se nuk e ka të njëjtën brengosje se LDK dhe LVV janë në opozitë.

Thaçi shantazhin e ka modeluar në art, në art të shëmtuar mirëpo i ndezë gjithmonë kur e ka pisk, së paku deri më tani.

Dikush që e shoqëron Thaçin çdo kohë dhe për të cilin Thaçi ka nevojë për shërbime orale, tha se takimi i Thaçit me presidentin Tramp ka zgjatur saktësisht 7 minuta, asnjë milisekond më shumë e as më pak.

Tash, në raportimin e radhës presim të na tregojë për potencën seksuale të presidentit përkatësisht se kur, sa dhe në cila situata i çohet hashimi i Hashimit!

Apo se a janë më të zëshme, zërin e tonit dhe intensitetin e pordhëve apo fendëve të Hashimit apo Behgjet Pacollit. Kjo është në interes të veçantë  për Kosovën dhe qytetarët e saj mos të them se paraqet  interes jetik.

Pasi e bashkuan Çamërinë, tash po e bashkojnë Luginën e Preshevës:  Të shtunën e kaluar, ata që paraprakisht e kishin bashkuar Çamërinë, u bënë argatë të një manipulimi të pandershëm duke demonstruar gjoja për bashkimin e Luginës së Preshevës e që, pa dyshim është bërë sipas skenarit të korigjimit të kufinjve ku Kosova e fiton Luginën e Preshevës pa dhënë as edhe një qime të prapanicës.

Ofertë nga mashtruesit për ata që konsiderohen të jenë idiotë apo, siç thotë njëra ndër prostitutat e kombinuara politike dhe jopolitike, nuk kuptojnë asgjë nga bisedimet dhe raporti i forcave që i përcaktojnë këto bisedime përkatësisht epilogun e “ fianales së madhe “!

Nuk e kuptoj si është e mundur që këta të Preshevës dhe mashtruesit e emocioneve që ndërlidhen me Çamërinë, aq lehtë po manipulohen! Vërtet, a po manipulohen apo janë pajesë aktive e mashtrimit dhe dëmit që po ia bëjnë kombit dhe vendit.

Merreni me mend, afishuesit oralë dhe analë të korigjimit të kufinjve, si ngushëllim po na ofrojnë konfederatën me Shqipërinë pasi ta kenë shkrirë një copë të madhe të Shqipërisë në Serbi!

Çka të bëhet: Hashim Thaçi nuk e rrëzon Qeverinë derisa ta krijojë një qeveri rezervë, kondom qeveri, qeveri të Vishit e cila do të miratojë dhe zbatojë vendimet që i merr. Kjo nuk duhet të pranohet.

Lista Serbe është barkëqitje e Vuçiqit në Kosovë dhe kurrë dhe asgjë nuk ka bërë për Kosovën e as që ka ndërmend ta bëjë.

Mendoj se pikërisht pozita, me votat që i ka, së bashku me partitë opozitare, pas vlerësimit të drejtë  duhet të shkaktojë krizë qeveritare dhe rënie të qeverisë duke e dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme, jo në kohën kur i pëprshtatet Hashimit, Vuçiqit, Kurcit dhe Kushnerit por kur ajo e vlerëson dhe  se është i vetmi mjet për ta penguar në këtë aventurë të sinkronizuar të presidentit dhe prostitutave shoqëruese, politike dhe jopolitike.

Nuk ka rrugë dhe mundësi tjetër nëse duam ta shpëtojmë Kosovën dhe Luginën e Preshevës. Apo, vetëm jam duke parë ëndërra dhe nuk po shoh më larg se hunda për faktin se sipas deklarimeve të një prostitute të kombinuar, kjo punë ka mbaruar!

Nuk flitet për mundësinë por se flitet për një akt  dhunimi të vullnetit të shumicës dhe i cili qenka i kryer !
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)