21 Tetor 2019

A do premton Vjosa Osmani, jetësimin simboleve të Presidentit Rugova

Shkruar nga Adem Lushaj

Jemi mësuar gjatë fushatave zgjedhore të kemi premtime nga më të ndryshme, apo edhe duke ngrit akuza për kundërshtarët politik.

Premtime të shumta, qofshin ekonomike apo politike, kishte dhënë edhe ish Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Një nga premtimet e tij ishte edhe jetësimi në mënyrë institucionale i Himnit dhe Flamurit Dardan, simbole të presidentit, dr. Ibrahim Rugova.

Në njërin nga tubimet zgjedhore të mbajtur në Deçan (01.06.2014, takim zgjedhor i mbajtur në pallatin e kulturës), Isa Mustafa kishte premtuar: “sapo LDK-ja ta merr pushtetin, Flamuri dardan dhe himni "Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, do jenë simbolet e shtetit të Kosovës”.

Pos këtyre, Mustafa kishte thënë se Ligji për FARK-un do jetë prioriteti kryesor, duke legjitimuar Ministrinë e Mbrojtjes të Qeverisë në ekzil.

Po ashtu, Isa Mustafa kishte deklaruar: “Assesi s’do bëjmë koalicion me partinë e Hashim Thaçit, parti e cila ka fut vendin në krizë. Në asnjë mënyrë s’do qeverisim me partinë e cila ka thelluar krimin e organizuar, ka rritë shkallën e korrupsionit dhe pengon zhvillimin ekonomik".

Mirëpo, një gjë është e qartë se Isa Mustafa dhe LDK-ja, nuk kishte mundur ta largon nga pushteti “Hashim Thaçin dhe klanin e tij mafioz”.

Ai, ia kishte shtrirë dorën Hashim Thaçit, ishte bërë Kryeministër i vendit, duke  bashkëqeverisë me “krimin dhe korrupsionin”, deri në rrëzimin e tij nga posti i Kryeministrit.

Për vija të kuqe ndaj PDK-së, ka premtuar edhe kandidatja për kryeministër, Vjosa Osmani, në takime me qytetarë. Vjosa Osmani njihet për qëndrimin e betonuar kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

Ajo, ishte deklaruar hapur kundër zgjedhjes së presidentit të tashëm, Hashim Thaçit, duke mos dhënë votën e saj, edhe pse ishte kundër qëndrimit të Isa Mustafës.

Mirëpo, Vjosa Osmani, ende nuk është dëgjuar të premton jetësimin e simboleve dardane, ashtu siç kishte premtuar shefi i saj në parti.

Mbetët të shihet nëse Vjosa Osmani, gjatë ditëve të ardhshme, do premton jetësimin e simboleve të presidentit Rugova (kuptohet-nëse LDK-ja fiton zgjedhjet)!?

 Sikurse që mbetet të shihet, nëse Vjosa si Kryeministër, bashkëqeverisë me partinë e Kadri Veselit, pasardhës i Hashim Thaçit në PDK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019 - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)