25 Shkurt 2020

“Zgjoi” sjell bashkëprodhimin e parë zyrtar në mes Kosovës dhe Zvicrës

Prishtinë, 28 qershor - Filmi “Zgjoi” me regji dhe skenar nga Blerta Basholli dhe producenti Yll Uka mbështetet nga tri fonde të tjera: nga Zvicra - Fondi Shtetror  (Federal office Culture OFC), Cinéforom nga kantoni i Géneves si dhe nga Televizioni Nacional Zvicran RTS i cili është njëkohësisht edhe bashkëprodhuesi.

Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë.

 Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj.

Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

Ky është ko-produkcioni i parë zyrtar Kosovë-Zvicër, duke qenë njëkohësisht i mbēshtetur edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia që bën një bashkëprodhim në mes katër shteteve.

Producent të tjerë të filmit janë: producenti ekzekutiv Valon Bajgora, bashkë-producentët Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Paskal Semini dhe Agon Uka.

Aktorët në rolet kryesore janë: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Kaona Sylejmani, Mal Safqiu, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Blerta Ismaili, Molikë Maxhuni, Valire Zeneli etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Policinë i cili do të pritet nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj. (Drejtoria e Përgjithshëm, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Kampinë e policisë “Vrella“ Sllatinë. (Kampi Vrella në Sllatinë, ora 10:45)

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovë, Jean Marie Speich. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00  - vetëm pamje)

- Ipeshkvia e Prizrenit organizon meshën e shenjtë kushtuar e Imzot Nikë Prelës në 24 vjetorin e kalimit në amshim. (Katedralja “Nëna Terezë”, nga ora 16:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, lidhur me çështjen e riorganizimit të procesit mësimor në komunën e Kamenicës.  (MAShTI, ora 16:00

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e ekspozitës Infrared: Additions. (Rr. Henrik Bariq, nr 5,  Shtatëmbëdhjetë, Prishtinë, ora 18:00)