10 Prill 2020

Zeta-Jones pozon nudo për herë të parë

SHBA, 15 prill - Në moshën 40 vjecare, aktorja uellsiane Catherine Zeta-Jones ka pozuar për herë të parë plotësisht nudo për numrin e radhës së revistës “Allure Magazine”.

Bukuroshja brune e martuar me Michael Douglas shprehet se nuk e ka pasur asnjëherë problem të zhvishet. “Jam mësuar me ndryshimet e shpejta të veshjeve në skenën e teatrit”, shprehet Zeta-Jones, ndaj së cilës kohët e fundit ka pasur hije dyshimi për humbje të madhe të kileve.

Në setin e fundit fotografik, bukuroshja hollivudiane tregon qartë se nuk ka humbur asnjë nga hiret e trupit të saj. Catherine Zeta-Jones është nena e dy fëmijëve të lindur nga lidhja me Michael Douglas.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)