12 Gusht 2020

Ylber Hysa vjen me librin `Shafrani në Kaçanik`

Prishtinë, 14 qershor - Libri “Shafrani në Kaçanik” i historianit Ylber Hysa është një koleksion esesh mbi vakëfin e vezirit Koxha Sinan Pasha në Kosovë.

Edhe pse nuk mungojnë vertikalja historike (gjurmët ilire të lokalitetit) dhe horizontalja gjeografike (qytetet e tjera kosovare), libri përqendrohet në një qytet, përkatësisht në kuzhinën e tij, saktësisht në mëlmesa e ushqime, ndër të cilat veçohet shafrani, i cili shfaqet edhe në titull të librit. (...) Tri punimet e para, “Shafrani në Kaçanik”, “Orizi dhe shafrani në Kosovë” dhe “Orizi, një ushqim strategjik”, nënvizojnë mëlmesën aristokrate (shafranin) dhe ushqimin strategjik (orizin); dy shkrimet e tjera, “Zerde, më shumë se ëmbëlsirë” dhe “Politika e imareteve, më shumë se kuzhinë”, fokusohen në receptin dhe rëndësinë e ëmbëlsirës (zerde) si reformë në pjatën ballkanike dhe në funksionin e kuzhinës publike (imaretit) si politikë dhe filozofi bamirësie.

Ndërsa, shkrimet e tjera (“Arthur Evans, zbuluesi i zotit dardan në Kaçanik”, “Kisha në Pustenik”, “Bogdani dhe Luboteni”, “Mejdani i dyluftimit epik”) janë komentime mbi fakte të rëndësishme në historinë e qytetit, me të cilin, përveç Koxha Sinan Pashës, lidhen edhe emra të tjerë të shquar si: Kraleviç Marko (mbreti i Serbisë) dhe Musa Kesexhia (Teodor II Muzaka), Pjetër Bogdani (prift, prijës e shkrimtar) dhe Sir Arthur Evans (arkeolog anglez).

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)