25 Prill 2024

Winehouse: Nuk e di nëse jam e dashuruar

SHBA, 16 tetor - Amy Winehouse ka thënë se edhe pse ajo është e "lumtur", ajo nuk është e sigurt nëse e dashuron ose jo, "të dashurin" e saj.

Krijuesja e hitit 'Back to Black', e cila besohet se del me regjisorin e filmave Reg Traviss, pavarësisht se ai së fundi u tha se ky i është rikthyer ish-të dashurës, thotë se ajo nuk është e sigurt nëse është e dashuruar, ndërsa do të vdiste si një vajzë "e lumtur" nëse do të vdiste nesër.

E pyetur nëse është e lumtur në jetë, Amy ka thënë për revistn Harper's Bazaar:

"Nuk e di çfarë mendoni. Kam një të dashur shumë të mirë. Ai është shumë i mirë për mua. Vështirë ta di nëse jam e dashuruar, ende. Ne jemi vetëm tre muaj e gjysmë së bashku. Nëse do të kisha vdekur nesër, do të isha vajzë e lumtur".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)