26 Prill 2024

Walt Disney shet Miramax Film për më shumë se 660 milion

Hollywood, 31 korrik - Kompania Walt Disney do të shesë studion Miramax Films tek një grup investitorësh për më shumë se 660 milionë dollarë.

Disney ra dakord për këtë marrëveshje dje pasi kompania Filmyard Holdings pagoi një depozitë të pakthyeshme prej 40 milion dollarësh.

 

Filmyard është një grup investitorësh i kryesuar nga manjati i ndërtimeve Ron Tutor nga Los Anxhelosi. Finalizimi i këtij transaksioni do të bëhet brenda këtij viti.

Ndër filmat e prodhuara nga Miramax mund të përmenden Pulp Fiction, Shakespeare in Love, Chicago dhe No country for old men.

Shefi ekzekutiv Robert Iger tha se qëllimi kryesor i Disneit për momentin është përqëndruar në zhvillimin e filmave që prodhohen nga degët e Disneit, Pixar dhe Marvel.

Marrëveshja me Filmyard shënon një pikë vendimtare për shitjen e kësaj kompanie, për të cilën u paraqitën dhe kandidatura të tjera, mes tyre Bob dhe Harvey Weinstein, vëllezërit që themeluan studion Miramax.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)