19 Prill 2024

Vushtrria dhe Skenderaj me infrastrukturë kulturore dhe sportive të dobët

Prishtinë, 2 korrik - Profili Socio-Ekonomik të Komunave të Regjionit të Mitrovicës Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) në konferencën që mbahet sot në Mitrovicë me kryetarët dhe përfaqësuesit e kuvendeve komunale të rajonit të Mitrovicës së Jugut, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe shoqërisë civile do të prezanton “Profilin Socio Ekonomik të Komunave të Rajonit të Mitrovicës së Jugut”. 

Për këtë qëllim, KIPRED-i ka përmbledhur të dhënat për strukturën e popullatës dhe lëvizjet demografike, për nivelin dhe strukturën e arsimit, të kulturës dhe të sportit, shtrirjen e eknologjisë informative, strukturën religjioze, përfshirë këtu edhe numrin e objekteve dhe të klerikëve fetarë, ekstremizmin e dhunshëm, nivelin e kriminalitetit, strukturën e popullatës sipas aktivitetit ekonomik, buxhetet komunale dhe mbështetjen që ato e ofrojnë për aktivitetet rinore, për komunat e Mitrovicës së Jugut, të Vushtrrisë dhe të Skenderajt. 

Të dhënat tregojnë që, me përjashtim të komunës së Mitrovicës së Jugut, shumica e popullatës së grup moshës 15-29 vjet të komunave të këtij rajoni jetojnë në pjesët rurale të këtyre komunave.

Nivelin më të lartë të arsimit e ka Komuna e Mitrovicës së Jugut, më pas vjen Komuna e Vushtrrisë dhe ajo e Skenderajt, e cila qëndron më së dobëti në rajon. 

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka infrastrukturë solide kulturore dhe sportive për të rinjtë, ndërsa në komunat e Vushtrrisë dhe Skenderajt, kjo infrastrukturë është ndjeshmërisht më dobët.

Për sa i përket strukturës religjioze, shumica absolute e banorëve në këto komuna (99%), janë deklaruar që i përkasin besimit islam. 
 
Në Komunën e Mitrovicës së Jugut, raporti xhami për banorë në fshatra është 0.62 xhami në 1000 banorë, ndërsa në qytet është 0.34 xhami në 1000 banorë; në Komunën e Vushtrrisë ky raport është 0.8 xhami në 1000 banorë në fshatra, dhe 0.33 xhami në 1000 banorë në qytet; dhe në Komunën e Skënderajt, 0.39 xhami në 1000 banorë në fshatra, dhe 0.15 xhami në 1000 banorë në qytet. 

Numri i individëve që u janë bashkangjitur luftrave të huaja, domethënë, organizatave terroriste në Irak dhe Siri, për Komunën e Mitrovicës së Jugut është 0.11 në 1000 banorë, për Komunën e Vushtrrisë është 0.15 individë në 1000 banorë, dhe poashtu për Komunën e Skënderajt është 0.15 individë në 1000 banorë.

Në përgjithësi, gjendja ekonomike e këtyre individëve kryesisht është e mesme, dhe ata kryesisht kanë shkollim të mesëm dhe ulët. 

Numri i veprave penale për 1000 banorë është më i larti në Komunën e Vushtrrisë me 14.6, ndërsa më i ulëti është në Komunën e Skënderajt me 6.5, ndërsa në ate të Mitrovicës së Jugut ky numër është 11.8. 

Në Komunën e Vushtrrisë 7% e popullatës janë në gjendje të rëndë ekonomike, duke jetuar nga ndihmat sociale, ndërsa 7.6% si burim kryesor të jetesës i kanë pensionet; në Komunën e Mitrovicës së Jugut 8.1% e popullatës jetojnë nga ndihmat sociale, dhe 9.4% nga pensionet; ndërkaq, gjendja më e rëndë është në Komunën e Skënderajt, ku 11.2% e popullatës jetojnë nga ndihmat sociale, dhe 9.4% nga pensionet. 

Për sa i përket shpenzimeve kapitale dhe subvencioneve për kulturë, sport dhe rini, në Komunën e Mitrovicës së Jugut këto paraqesin 2.1% të vlerës së përgjithshme të shpenzimeve kapitale dhe subvencioneve, në atë të Vushtrrisë 7.9%, ndërsa në Skënderaj 7.3%.

Këto shpenzime nuk i plotësojnë as për së afërmi nevojat për aktivitetet jashtëshkollore të të rinjve të këtyre komunave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)