21 Nëntor 2018

Vushtrria bëhet me qendër moderne të rinisë

Prishtinë, 17 tetor - Qyteti i Vushtrrisë tani do të ketë qendrën e saj të rinisë, investim i MKRS-së në një vlerë prej 280 mijë euro. Në ceremoninë përuruese të objektit mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ministri Gashi u shpreh se ky investim i ministrisë është një prej investimeve më të rëndësishme sepse është bërë për të rinjtë e Vushtrrisë me rrethinë, duke e cilësuar si një vatër dhe institucion i të rinjve dhe të rejave dhe që do të përdoret për realizimin e aktiviteteve të shumta dhe për inovacion.

“Ne si ministri kemi investuar 280 mijë euro për këtë objekt, i cili po ashtu është një prej investimeve më të rëndësishme në kuadër të Departamentit të Rinisë, për shkak se kemi pas mundësi, dhe të rinjtë tanë me shumë ide kreativitet, e angazhim të madh po e mbajnë të gjallë frymën rinore në Kosovë e veçanërisht në Vushtrri”, u shpreh ndër të tjera ministri Gashi duke theksuar se ky nuk do të jetë investimi i vetëm që MKRS-ja është duke bërë në Vushtrri.

“Ky objekt është një hapësirë që do të shfrytëzohet nga të rinjtë vushtrrias e që e dimë se kanë kapacitet për kreativitet e inovacion”, ka thënë ministri.

Ministri Gashi gjatë fjalës së tij në ceremoni foli edhe për planin e ministrisë për ta krijuar një fond të veçantë për të rinjtë me qëllim të ndihmesës së tyre për të realizuar projektet që ata planifikojnë. “Për herë të parë në vitin 2019 do ta fillojmë një program të madh për të rinj e quajtur Fondi Rinor, e kostoja do të jetë e madhe, dhe ka për qëllim mbështetjen e të gjithëve, të rinjve, e veçanërisht të rinjve ndërmarrës”, tha ministri.

Ndërsa kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se ky objekt do të jetë shtëpia e të rinjve vushtrrias. “Kjo është shtëpia e të rinjve të Vushtrrisë. Do të jetë një objekt që do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve. Nga sot të rinjtë e Vushtrrisë kanë shtëpinë e tyre, kanë adresën e tyre”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 nëntor 2018 - Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider nënshkruajnë Protokollin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë, ku me këtë rast konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P-32, ora 9:30)

-  Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Objekti i Komunës së Vitisë, ora 9:30) 

- Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me International Finance Corporation lansojnë versionin e përditësuar të Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:45) 

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative, rojeksionet buxhetore të Ministrisë së Punës si dhe zatimi i Ligjit për personat e dhunuar gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 302, ora 10:00)

- Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Civil Rights Defenders organizon Samitin e Romëve të Ballkanit Perëndimor 2018. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do ta vizitojë ndermarrjen "Horrikultura". (Objekti i Hortikulturës pranë brigades se zjarrfikësve në rrugën "Tahir Zajmi", ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e RepublikÑ‘s së KosovÑ‘s për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”,  Let’s Do It do të organizoj tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Gjilanit në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Vali Ranch” në Gjilan, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish-UD Drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil, Ismail Berisha, Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror Bahri Nuredini dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjën Arbëria, ora 11:00)

- Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Xhavit Ahmetit, në 22 vjetorin e vdekjes së tij. (Varrezat e Prishtinës, lagjja Arbëri, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu. (Objekti i Komunës së Podujevës, ora 11:30)

- Promovohet libri me titull "Roli i Drejtorisë së Arsimit në Reformimin e Shkollës dhe Arsimit në Klinë 1999-2017” i autores Suzan Gjergji. (Qendra e Kulturës” Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e përbashkët e përurimit të vënies në zbatim të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve në gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës. (Objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt, ora 13:00)

- Bëhet promovimi i librit të historianit,Valon Jashari “Kryengritja Çlirimtare në Kosovë Lindore gjatë viteve 1999-2001". (Biblioteka Kombëtare ‘Pjetër Bogdani”,  ora 15:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Nën Presion - Fakte nga arkitektura socialiste në Shqipëri" nga Gjergj Islami dhe Denada Veizaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë, mbanë konferencë për media. (Objekti i çerdhës në Kodrën e Trimave, )