20 Prill 2024

Vlashent Sata vjen me këngën dhe videoklipin e tij më të fundit "Copëzat"

Prishtinë, 5 qershor - Kantautori I njohur shqiptar Vlashent Sata, që vepron dhe jeton në Paris, sjell për publikun mbarëshqiptar një këngë tejet të veçantë si për nga përmbajtja e tekstit, edhe për muzikën plot stil dhe zërin e tij karakteristik.

E kjo e ngjizur shumë bukur artistikisht me një video bardh e zi ku në brendi ka një vajzë pa makiazh (make up), e thjeshtë dhe e plotë.

Vajza në fjalë është Dojna Mema, prezentuesja e njohur shqiptare e ekranit të Top - Channel, e cila para pak kohësh ka qenë dhe prezentuesja e "The Voice Kids".

Kënga flet për copëzat, ato pjesë që na karakterizojnë gjithësecilin dhe na bëjnë më të ndjeshëm, por që shpesh duam ti fshehim. Sipas kantautorit  "...Të gjithë ne, por sidomos vajzat, janë edhe më shumë nën presion në shoqërinë e sotme. si duken, a janë të pranuara, si duhet të sillen...

Dhe çuditem sepse ato copëza apo detajet që gjithësecila i ka, i bëjnë më unike jo standarde dhe uniform!

Janë shumë të bukura ashtu siç janë , ashtu siç zgjohen nga gjumi, me flokët e shpupurisura, pa makiazh, dhe mbi te gjitha janë te bukura kur janë te lira për të qenë ashtu si ndihen.
Më poshtë gjeni linkun e videos dhe fotot e bashkangjitura.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)