29 Mars 2024

Victoria të qëndrojë e lidhur me modën

SHBA, 5 korrik - Ish-anëtarja e Spice Girls, Victoria Beckham, është këshilluar nga Dane Bowers, me të cilin ajo kishte bashkëpunuar në singlin "Out of Your Mind", të mos i rikthehet muzikës, pasi puna e saj si stiliste është më e mirë se talenti i saj për muzikë.

"Mendoj se ajo duhet të qendrojë e lidhur me stilimin, por ajo mbase duhet t'ia thotë vetvetes. Moda është e ardhmja e saj", ka thënë Dane.

Megjithatë, 31-vjeçari ka thënë se Victoria ka më shumë aftësi vokale se sa i jepen.

"Ajo është personi i parë që ka thënë se nuk është Mariah Carey, por mund ta mbajë vijën melodike. Nuk mund t'ia dilni aq sa arritën Spice Girls nëse nuk mund të këndoni", ka shtuar më tej Dane

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)