20 Prill 2024

Veprat e kompozitorëve kosovarë, Premierë në Londër

Londër, 28 maj - Vepra "Trio" e Kreshnik Aliçkaj dhe "Optio" e Memli Kelmendit, do të jenë veprat që do të interpretohen Premierë Botërore nga Willingdon House Music Londër.

24 kompozitorë nga mbarë bota u janë përgjigjur thirrjes së aplikimit WHM (RE) Inventions, New music, për shkak të numrit të madh të veprave selektive, koncerti do të mbahet në dy ditë.

Koncerti i parë, "Optio" e Memli Kelmendit do të interpretohet të Premten me 29 Maj në ora 19:30 ndërsa koncerti i dytë, vepra "Trio" e Kreshnik Aliçkaj do të interpretohet të Premten me 5 Qershor në ora 16 :30.

Për shkak të pandemisë globale, virusit COVID-19, koncertet do të transmetohen drejtëpërdrejt në livestream http://www.facebook.com/willingdonhousemusic

Willingdon House Music është ansambël professional në përbërje nga; Flavia Hirte, Nicola Barbagli, Ellen Bundy and Max Mausen, të cilët njihen për interpretimin e veprave që nga periudha e barokut (intstrumente të barokut) deri tek muzika bashkëkohore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)