19 Shtator 2019

Vazhdohet marrëveshja që u mudëson studentëve Kosovar të studiojnë në FAMU

Prishtinë, 30 qershor - Është nënshkruar vazhdimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me shkollën e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të bukura në Pragë - FAMU, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qendra Kinematografike të Kosovës, për të bashkëpunuar në ofrimin e mundësisë së edukimit audio-vizual për qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti për studentët e kësaj fushe.

Ky vazhdim i marrëveshjes u nënshkrua nga drejtori i QKK-së z. Arben Zharku dhe nga prodekani i FAMU-së Ondrėj Zach.

Drejtori i QKK-së Zharku rreth vazhdimit të këtj Memorandumi u shpreh: “Jemi të gëzuar që po e vazhdojmë këtë mundësi të madhe për brezat e ri që ëndërrojnë të studiojnë filmin në një prej shkollave më të çmueshme në botë. E falenderojmë Ministrinë e Kulturës që ka vazhdon ta mbështes këtë marrëveshje dhe FAMU’-në për këtë mundësi.”

Bursa e plotë që ndahet nga Ministria e Kulturës ju jep mundësi të studioni në programin Bachelor (në rast se e flisni gjuhën çeke) dhe në programin Master në këto drejtime: regji, skenar dhe kamerë (drejtor fotografie) etj.

Akademia e Arteve të Bukura FAMU në Pragë është themeluar në vitin 1947 duke qenë kështu një ndër shkollat më të vjetra në botë, dhe sipas gazetës Hollywood Reporter është shkolla numër një në Evropë dhe e njëmbëdhjeta në botë.

Të diplomuar nga kjo shkollë janë shumë regjisor dhe skenarist të njohur ndërkombëtarisht si fitues të çmimeve Oskar ose laureat të festivaleve ndërkombëtare të filmit.

Deri më tani 4 studentë kosovar: Norika Sefa, Dritëro Mehmetaj, Noar Sahiti, dhe Enis Saraçi kanë gëzuar këtë bursë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shtator 2019 - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të zhvillon punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 8:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mamushës  ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Abdülhadi Krasniç , për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 10:15)

- Fillon skema e re e projektit per fuqizimin e angazhimit të ndërtimit të pronësisë i financuar nga BE që synon të mbështesë punën e OJQ-së për një Kosovë të gjelbër. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower - Engage Build Ownership” i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në faqen e KDI-së në Facebook, mbahet bashkëbisedimi LIVE për dialogun Kosovë-Serbi, me kandidaten për kryeministre znj.Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (KDI, ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e katërt në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatin për Kryeministër nga Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Socialdemokratike. Ramush Haradinaj. (Lëvizjes FOL, ora 13:00)

- Mbahen ndeshjet e ligës së femrave dhe ligës së juniorëve në pingpong. (Ferizaj, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me qytetarë të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”. ora 18:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Malishevës së Gjilanit. (Fshati Malishevë, ora 20:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Pozhoranit. Pozhoran, ora 21:00)